AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata rrëzon ankimin e Adriatik Llallës për afatet hetimore

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke folur për gazetarët pas një seminari për luftën ndaj narkotikëve, | Foto nga : LSA

Gjykata për Krime të Rënda ka hedhur poshtë një kërkesë të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla kundër zgjatjes së hetimeve ndaj tij për pastrim parash.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke folur për gazetarët pas një seminari për luftën ndaj narkotikëve, | Foto nga : LSA

Gjyqtari në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Bib Ndreca vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjatje me tre muaj të hetimeve të nisura në ngarkim të tij.

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm ish-numri një i akuzës, por vetëm përfaqësuesi i tij ligjor, Sokol Hazizaj. Ky i fundit, në përfundim të seancës nuk iu përgjigj interesimit të medieve lidhur mbi vendimmarrjen e gjykatës. Ndërkohë, një burim zyrtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda pohoi për BIRN se u vendos rrëzimi i kërkesës së Llallës duke i hapur kështu rrugë zgjatjes së hetimeve edhe për tre muaj të tjerë.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Akuza ndaj Llallës përfshin edhe veprat penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Në korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë sekuestroi pronat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp të mëparshëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Një investigim i mëparshëm i BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Së fundmi, Llalla ka punësuar dy lobistë nga Nju Jorku për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit që e shpalli “persona non-grata” në SHBA. Pas gati 1 viti e gjysmë pa punë dhe me asetet e tij të ngrira nga Prokuroria, mbetet e paqartë se me çfarë mjetesh financiare e ka siguruar ai shërbimin e studios ligjore amerikane ‘Sher Tremonte LLP’.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAkuzaBib NdrecaBIRNBiznesmenDurrësEurogazetarGjykataGjykata për Krime të RëndaGjykatëGjykatëshipizmiInvestigimKrimeKufiNarkotiknarkotikëparcelaPastrim parashProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndapronaPunëSHSHBASokol HazizajTiranëvrasje
Tjetri
20 vjet më pas, kujtimet e masakrës në Kosovë torturojnë ende të mbijetuarit

20 vjet më pas, kujtimet e masakrës në Kosovë torturojnë ende të mbijetuarit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.