AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Fehmi Petku-kryetar i Apelit për Krime të Rënda

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrative për gjyqtarin Petku përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fehmi Petku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar e kreut te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, Fehmi Petku.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Petku deklaronte pjesë takuese prej 1/5 të një shtëpie dykatëshe 4+1 dhe të një sipërfaqeje prej 100 mijë metra katrorë në Kukës, të  përfituar mbi bazën e ligjit “Për tokën”. Shtëpia deklarohet e ndërtuar në vitet 1977-1980 dhe ka si burim kontributin e prindërve dhe vëllezërve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Fehmi Petku deklarohet në vlerën 16.7 milionë lekë. Pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë të pjesshme të deklaruar prej 11 milionë lekësh. Gjyqtari Petku zotëron gjithashtu kursime të akumuluara në cash prej 1 milion lekësh dhe automjete me vlerë 4.6 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27 milionë lekë. Burimi kryesor i të ardhurave vjen nga paga si gjyqtar me 67%, ndërkohë që të ardhurat nga qiratë zënë 25% të totalit. Familja Petku ka siguruar të ardhura më të vogla nga aktiviteti privat i djalit apo pagat e familjarëve të tjerë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar një sërë “flamujsh të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me një seri pronash të përfituara përmes trashëgimisë në vitin 2015. Më konkretisht, gjyqtari Petku deklaron se ka përfituar si trashëgimtar i babait të tij ¼ e një trualli dhe një shtëpie banimi 3-katëshe +papafingo në Tiranë, të ndërtuar në vitet 1994-1995 dhe në proces legalizimi pranë ALUIZNI-t.

Përmes trashëgimisë ai ka përfituar gjithashtu pjesë takuese në 6 mijë m2 truall pranë fshatit SOS në Tiranë si dhe në tre shtëpi banimi 2-katëshe secila, sërish në proces legalizimi si dhe ¼ e 16 mijë metrave katrorë tokë të ndodhur në ish-komunën Vaqarr në Tiranë.

Për gati 10 mijë metra katrorë të tokës së trashëguar, subjekti deklaron se është blerë në vitet 1996-1997, por nuk disponon aktet e shitblerjes së saj. Vlera e pjesshme e deklaruar për pronat e fituara përmes trashëgimisë është rreth 11 milionë lekë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është blerja përmes kredive financiare e pesë makinave gjatë periudhës 2003-2017. Tre prej makinave janë blerë në emër të gjyqtarit Petku dhe dy të tjera në emër të djalit të tij.

BIRN identifikoi gjithashtu se një hua ndaj babait e deklaruar në vitin 2005 prej 15 mijë eurosh rezulton e shuar në vitin 2015.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AdministrativeAnalizëBIRNFehmi Petkuflamur i kuqGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësgjyqtarhuaILDKPKIKontrolliKrimekryetarPagatPamela Qirkopasuriaprokurorraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëXhensila Pine
Tjetri
Pakoja me tritol rikthen frikën nga atentatet në Vlorë

Pakoja me tritol rikthen frikën nga atentatet në Vlorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.