AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shtohen ankesat e konsumatorëve ndaj bankave në Kosovë

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banka Qendrore e Kosovës. Foto: Shkumbin Saneja/Wikipedia Commons

Konsumatorët në Kosovë thonë se shërbimet bankare në Kosovë po bëhen më të lehta dhe po marrin më pak kohë, por megjithatë, po kushtojnë më shumë.

Banka Qendrore e Kosovës. Foto: Shkumbin Saneja/Wikipedia Commons

Banka Qendrore e Kosovës thotë se ankesat e klientëve për industrinë e shërbimeve financiare pothuajse u trefishuan midis 2014 dhe 2018, duke reflektuar atë që kritikët e bankave të vendit thonë se është një mungesë transparence.

Konsumatorë të kontaktuar nga BIRN raportuan përvoja të tilla si pamundësia për të marrë një kopje të një kontrate llogarie, tarifa dhe norma të larta interesi për kredi dhe tërheqje fantazmë.

Duke folur për Kohavision TV më 15 mars, guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti tha se rritja e numrit të ankesave – nga 353 në vitin 2014 në 927 në vitin 2018 – ishte rezultat i edukimit më të madh të konsumatorëve. Por jo të gjithë janë të bindur.

“Konsumatorët në Kosovë janë jo vetëm të pambrojtur, por edhe të diskriminuar nga bankat,” tha Naim Gashi, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

“Institucioni që ka një detyrim ligjor të detyrueshëm për të mbrojtur qytetarët – Banka Qendrore e Kosovës – është shndërruar në një shoqatë bankare. Në vend që të mbrojë interesat e të gjitha palëve në industrinë bankare, ajo është bërë një palë, si bankat, në varfërimin e qytetarëve dhe në dëm të bizneseve,” tha ai.

Kontrata e padisponueshme

Një klient i TEB-it, një ndërmarrje e përbashkët e BNP Paribas dhe një nga bankat më të mëdha në Kosovë, tha për BIRN në kushte anonimiteti se ata kishin kërkuar vazhdimisht një kopje të kontratës së tyre të llogarisë, por ishin refuzuar, në shkelje të dukshme të ligjit.

E pyetur për rastin, TEB tha për BIRN: “Klientët që nënshkruajnë një marrëveshje kontraktuale marrin një kopje dhe origjinali mbetet në bankë. Nëse një klient nuk ka marrë një kopje ata janë të mirëpritur të vijnë për ta marrë atë.”

Një tjetër ankesë kundër TEB u paraqit nga Lisa Frey, një shtetase e huaj që punon në Kosovë, e cila tha se ishte përpjekur të tërhiqte para nga një bankomat i TEB-it, por iu tha: “Banka juaj nuk po përgjigjet” dhe transaksioni është anuluar. Kur Frey kontrolloi llogarinë e saj, të cilën ajo e kishte në një bankë tjetër, megjithatë, paratë ishin tërhequr.

Frey i postoi shqetësimet e saj në një grup në Facebook të quajtur “Rrjeti Prishtina”, i cili kishte postime nga të huaj të tjerë në Kosovë të cilët thoshin se kishin përjetuar probleme të ngjashme.

Frey tha për BIRN se ajo menjëherë e raportoi këtë çështje te TEB. “Ata thanë se duhej të kontaktonim bankën tonë dhe se ata nuk mund të bënin asgjë,” tha ajo. “Kam postuar në këtë faqe publike për të paralajmëruar të tjerët dhe kam mësuar se disa ndërkombëtarë gjithashtu kishin pasur të njëjtat probleme brenda atyre 48 orëve, në bankomatet e TEB-it anembanë Kosovës.”

I pyetur për këtë rast, TEB tha për BIRN se nuk kishte regjistruar ndonjë problem të veçantë me bankomatet.

“Shërbimi ynë ATM operon me dy licenca nga kompanitë botërore (VISA dhe MasterCard),” thanë ata.

Kosova përdor euron pavarësisht se nuk është pjesë e eurozonës. Foto: MIH83/Pixabay

Çmime të larta

Klientë të tjerë janë ankuar për rritjen e pa paralajmëruar të tarifave dhe në përgjithësi për tarifat dhe normat e larta të interesit për kreditë.

“Bankat nganjëherë duan konsumatorë të paarsimuar, në mënyrë që ata të mund të marrin pagesa më të paarsyeshme”, tha një klientë e bankës e cila tha se quhej Samira.

“Kur studioja në Gjermani, tarifat e vendosura nga banka që kam përdorur atje ishin shumë më të lira,” tha ajo për BIRN.

Gashi, profesor ekonomie, tha se normat e larta të interesit për kreditë nënkuptonin se bankat “po fusin bizneset në kredi të cilat ata nuk mund t’i kthejnë kurrë”.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i Bankës Qendrore, tha për BIRN se normat e interesit për kreditë kanë rënë, nga mesatarisht 6.8 për qind në dhjetor 2017 në 6 për qind në dhjetor 2018. Por ato janë më të larta sesa në vendet fqinje të Kosovës si Serbia dhe Shqipëria.

Në gusht të vitit të kaluar, norma e përbërë e interesit për kreditë e bizneseve në Bashkimin Europian ishte 1.65 për qind dhe 1.81 për qind për individët.

“Ka dëshmi të pamohueshme që bankat komerciale në Kosovë kanë marrëveshje sekrete oligopole për të mbajtur norma dhe shërbime të larta interesi, por kjo nuk është hetuar asnjëherë nga institucionet kompetente,” tha Gashi për BIRN.

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës tha për BIRN në janar se ai kishte autorizuar një hetim paraprak për “rastin e bankave dhe praktikat ilegale në treg, por ende nuk ka marrë një vendim” për të filluar një hetim të plotë.

Transparenca e shërbimeve bankare. foto: Geralt/Pixabay

“Sektori më transparent”

Nga numri i përgjithshëm i ankesave të vitit të kaluar, 66 për qind ishin për bankat dhe pjesa tjetër kishte të bënte me sektorin e sigurimeve. 42 për qind u zgjidhën në favor të ankuesve, tha guvernatori i Bankës Qendrore, Mehmeti, për Kohavision.

Ahmeti, zëdhënësi i Bankës Qendrore, tha se kur një institucion zbulohet se shkel ligjin, Banka Qendrore zbaton sanksione administrative dhe financiare.

Asociacioni Bankar i Kosovës gjithashtu mbrojti punën e anëtarëve të saj.

“Sektori bankar është sektori më transparent në Kosovë pasi ka një kuadër legjislativ dhe rregullativ që parasheh transparencë të lartë dhe mbikëqyrje të ngushtë nga Banka Qendrore e Kosovës,” tha për BIRN Petrit Balijaj, drejtues i këtij Asociacioni.

Përveç Bankës Qendrore, Ministria e Tregtisë gjithashtu ka një Departament të Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky departament tha për BIRN se legjislacioni në Kosovë për mbrojtjen e konsumatorit është harmonizuar me direktivat e Bashkimit Europian.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka. Raiffeisen Bank, ProCredit Bank dhe TEB Bank llogariten të përfshijnë 63 për qind të tregut, sipas një studimi të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës bazuar në qarkullimin vjetor të bankave.

Etiketa: AdministrativeBankatBashkimit EuropianBIRNdetyrimFacebookGjermaniHetimKosovaKosovëkrediliramarrëveshjeParapostimePrishtinaPunëRaiffeisenRaiffeisen BanksanksioneSerbiaSHShkumbinshqipShqipëriaTransparencaTregVendimWikipedia
Tjetri
Media duhet të bëjë më shumë për të mbuluar impaktin pozitiv të grave

Media duhet të bëjë më shumë për të mbuluar impaktin pozitiv të grave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.