AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-zyrtaren e lartë të BSH

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banka e Shqipërisë | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi dënimin me dy vjet shërbim prove të ish-Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, e cila u akuzua për “shpërdorim detyre”, pas vjedhjes së 713 milion lekëve nga kjo bankë në vitin 2014. Golemi pretendon pafajësi dhe tha se do e bënte rekurs në Gjykatën e Lartë.

Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të hënën më datë 1 prill, lënien në fuqi vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dënimin me dy vjet shërbim prove të ish-Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e cila u procedura së bashku me ish-Gurvenatorin e kësaj banke, Ardian Fullani dhe të tjerë vartës të tyre për vjedhjen e rreth 5 milionë eurove.

Këtë vendim e ka bërë publik vetë e dënuara, Elivar Golemi nëpërmjet dy statuesve në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, të cilin e quan të padrejtë. “Dhe unë nuk kam me leju që kjo padrejtësi me u harrue, as kam me pranu që gjyqtar me mëndje e shpirt ma të zi se veshjet e tyne, me u përqesh me punën time dhe me dëshiru me m’ba gazi i botës. Lufta jeme me drejtësinë ka me vazhdu gjatë”, shkroi Golemi.

Gjatë një komunikimi telefonik, Elivar Golemi u shpreh për BIRN se është e pafajshme dhe se do të kryejë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit dhe se po shikon edhe mundësinë për ta çuar çështjen në Strasburg.

Në maj të vitit 2015 Gjykata e Tiranës dënoi dy punonjës të Bankës së Shqipërisë të akuzuar si bashkëpunëtorë të vjedhjes së 713 milionë lekëve. Adrian Bitraj i cili pranoi se i kishte vjedhur paratë dhe tha se i kishte shpenzuar në bixhoz u dënua me 13 vite e 4 muaj heqje lire, kurse punonjësja tjetër e akuzuar si bashkëpunëtore e tij, Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burg.

Ndërsa ish –Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u shpall i pafajshëm nga gjykata e cila nuk u bind nga provat e servirura nga organi i akuzës dhe në një çështje civile fitoi dëmshpërblim për problemet e krijuara prej arrestimit. Procesi ndaj dy të dënuarve të sipërcituar dhe Fullanit u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndërsa Golemi kërkoi gjykim normal dhe çështja u veçua.

Golemi akuzohet nga prokuroria për “shpërdorim detyre” dhe se nuk kishte kryer kontrollet që duhej të bënte për të penguar vjedhjen e parave dhe testuar sigurinë e bankës.

Ajo i kundërshton këto akuza. “Për këdo që është i fushës dhe e kupton sado pak sesi funksionon banka dhe auditimi i brendshëm, ky vendim është jo vetëm qesharak, por i rrezikshëm ma shumë, për precedentin që krijon”, shkruan ajo në një pjesë të mbrojtjes që BIRN e disponon.

Golemi pretendon se përgjegjësia duhej të ishte e “drejtuesve ekzekutivë që kanë lejuar gabimin/veprën penale të ndodhë” dhe jo mbi drejtuesin e auditimit të brendshëm për shkak se ky nuk ka bërë auditim të vazhdueshëm të njësisë ku ka ndodh problemi.

“Thënë ndryshe, sipas gjykatës, një departament auditimi me 5 punonjës duhet të jetë penalisht përgjegjës për çdo veprim, mosveprim apo vendim të gabuar të 500 punonjësve të bankës dhe kjo thjesht për me shpëtu emrin e gjyqtareve përpara vetingut”, nënvizon Golemi.

Etiketa: AkuzaApeliBIRNbixhozBurgFacebookGjykataGjykata e ApelitGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKrijonLuftaProkuroriaPunëPunëtorSHShpërdorim detyreshqipStrasburgTiranëVendim
Tjetri
Mesazhi i Arta Markut për prokurorët: Mbani larg gazetarët nga hetimet

Drejtësia e re: Kryeprokurori apo Inspektori i Lartë mund të zgjidhen pa veting

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.