AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dosja e fajdeve, përgjysmohet numri i të arrestuarve në burg

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Para të sekuestruara nga operacioni “Maranaj” i policisë dhe prokurorisë së Shkodrës. Foto: Policia e Shtetit

Gjykata e Apelit në Shkodër la të lirë 6 nga të arrestuarit për dhënie fajdesh dhe pastrim parash, ndërsa 6 të tjerë u mbajtën në burg, përfshi edhe ish-kancelarin e Gjykatës Shkodër. Në një seancë paralele gjykata vendosi masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për ish-prefektin denoncues Paulin Radovani.

Para të sekuestruara nga operacioni “Maranaj” i policisë dhe prokurorisë së Shkodrës. Foto: Policia e Shtetit

Gjykata e Apelit në Shkodër liroi 6 nga 12 të ndaluarit e operacionit ‘Maranaj’, të akuzuar për një skemë fajdesh e pastrimit të parave në Shkodër, të dencuar nga ish-prefekti Paulin Radovani. ‘Arrest me burg’ u vendos Artan Draganin ish-kancelar i Gjykatë së Shkodrës dhe Ilir Sokolin, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Po ashtu masë sigurie me burg u la në fuqi edhe për Berhan Alijan, Edi Memçajn,  Pashko Vuksanelajn. Ndaj të arrestuarit Lulzim Sylja u vendos masë sigurie ‘burg me afat 60 ditor’.

Ndërkohë u lanë të lirë me masë sigurimi ‘detyrim paraqitje’ Naim Ahmeti, Adri Bala, Eduart Fusha, Vinko Nikprelaj, Elidon Qerimaj dhe Marjan Bregu. Në një seancë paralele gjykata vendosi masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për ish-prefektin Radovani, të cilin personat e arrestuar e akuzojnë se vetë apo përmes djemve u ka marrë qindra mijëra euro borxhe.

Të 12 të arrestuarit gjatë një seance vlerësimi mase sigurie që zgjati dy ditë, pretenduan se ishin të pafajshëm dhe se kishin dhënë borxhe me kërkesë të vetë Radovanit apo djemve të tij që i kishin miq.

Personat e arrestuar dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim akuzohen jepnin para me fajde dhe më pas përdornin kërcënimet për të marrë pas paratë dhe interesat e lartë. Ata janë denoncuar nga ish-prefekti Paulin Radovani, që sipas një sërë përgjimesh të publikuara në media kishte rregjistruar të akuzuarit. Një pjesë e këtyre personave u kishin dhënë para borxhë djemve të ish-prefektit për të luajtur kumar, ndërsa i kërkonin ato pas me interesa të larta.

Policia njoftoi se aksioni për arrestimin më 14 mars të të akuzuarve u ndërmor pas disa muaj hetimesh, ndërsa veç arrestimit njoftoiedhe sekuestrimin e 238 mijë Eurove, 272 mijë dollarëve, 414 mijë lekëve, 20 automejteve, 1 revolveri, 1 armë gjahu pa leje,  5 kompjutera dhe 50 celularë. Po ashtu u sekuestruan edhe një numër dokumentesh përfshi kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Ndërkohë të dyshuarit pretenduan se nuk kishin dhënë para me fajde, por i kishin dhënë borxh Radovanit dhe djemve të tij me premtimin se do i merrnin këto para pas. Një pjesë pretenduan se në këmbim të parave kishin blerë prona të familjes Radovani. Një prej tyre i tha gjykatës se kishte marrë kredi për të dhënë borxh dhe për të blerë një pronë në Velipojë.

Avokati i Artan Draganit ish-kancelar i gjykatës së Shkodrës,  pranoi se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish-prefektit u ka dhënë një shumë parash për t’i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike, por jo me fajde siç pretendohet. Ilir Sokoli, i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, pretendoi përmes avokatit se ka qenë mik shumë i ngushtë me dy djemtë e Radovanit të cilëve u kishte dhënë 25 mijë euro borxh për të paguar rrogat e punëtorëve të fabrikës.

Sokoli mohoi që paratë të ishin dhënë me fajde dhe të kishte kërcënuar Radovanin, ai tha se ky i fundit i kishte kërkuar të futej ndërmjetës. Versione të ngjashme historie përmendën edhe të akuzuarit e tjerë. Një prej tyre pretendoi se Radovani ia kishte marrë paratë borxh duke e siguruar se do t’ia kthente pasi priste një kontratë me qeverinë për 1.5 milion euro.

Avokati mbrojtës i Marjan Bregut akuzoi ish-prefektin për krijimin e një skeme piramidale. “Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme “Jordan Misja”, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish-prefektit”, tha avokati mbrojtës., “Dhe sot është i arrestuar dhe ata që e kanë mashtruar janë të lirë”.

Aksioni kundër fajdeve u konsiderua si një sukses i policisë lokale, e cila është gjendur para një situatë të vështirë me rendin në Shkodër pas një serie krimesh të dyshuara si përplasje mes bandave lokale, por që ende nuk janë zbardhur.

Kryeministri Edi Rama përshendeti aksionin pak minuta pasi ai u njoftua nga policia, duke shkruar në profilin e tij në Tëitter se tani “Shkodra është më e qetë e më e sigurt se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”. Pak javë pas këtij operacioni të policisë dy vëllezër u vranë në qytet në atë që dyshohet si një seri hakmarrjeje mes dy grupeve rivale që ka shkaktuar 8 viktima.

 

Etiketa: ArrestArrest me burgBorxheBurgdetyrimDosjaEdi RamaEurofajdeFushaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësJordanJordan MisjakrediKryeministri Edi RamaLokaleMASMediaoperacioniParaPastrim parashPaulin RadovaniPoliciaPolicia e ShtetitpronaPunëPunëtorPunëtorëRamaSHShkodërSigurimiviktima
Tjetri
Konflikti me presidentin dhe pavendosmëria e kryeministrit kanë bllokuar emërimet në Bankën e Shqipërisë

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-zyrtaren e lartë të BSH

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.