AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN: TVSH për biznesin e vogël rriti kostot pa përfitime

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nje dyqan i bllokuar nga inspektoret e tatimeve, ne plazhin Iliria ne Durres. Foto:LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar përsëriti në raportin e fundit për Shqipërinë kostot shtesë të administratës dhe biznesit të vogël nga vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prillin e kaluar ndërsa thekson se masa ka pak gjasa të sjellë ndonjë përmirësim në arkëtimet fiskale të qeverisë.

Nje dyqan i bllokuar nga inspektoret e tatimeve, ne plazhin Iliria ne Durres. Foto:LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar përsëriti kritikat e veta ndaj masës kontroverse të qeverisë shqiptare të prillit 2018 për reduktimin e pragut të përjashtuar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë xhiro në vit. FMN e ka kritikuar edhe më herët këtë masë si të paarsyeshme ndërsa thekson në raport se kjo nismë e qeverisë “Rama” rrit kostot si për biznesin e vogël ashtu edhe për administratën tatimore, por pa sjellë përfitime as për njërën palë dhe as për tjetrën.

“Zgjerimi i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhduar negativ në ngarkesën me punë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve – si dhe kosto administrative për bizneset e vogla – pa sjellë ndonjë përfitim domethënës në të ardhura,” shkruhet në raportin e publikuar të martën më 3 prill 2019.

Raporti thotë se administrata tatimore u tregua profesionalisht e aftë në kryerjen e këtij tranzicioni përmes hartimit të një modeli të thjeshtëzuar deklarimi të TVSH-së për bizneset e vogla si dhe përmes një fushate masive komunikimi me këto biznese, por pavarësisht kësaj, përfitimet në objektivin e deklaruar të qeverisë konkretisht, “mbyllja e ciklit të TVSh-së” dhe rritja e të ardhurave buxhetore, sipas vlerësimit të FMN, ka pak gjasa të ndodhë.

This expansion of the VAT register ëill have an ongoing negative impact on the

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të lavdërohet për tranzicionin e suksesshëm të 13 mijë bizneseve të vogla në sistemin e TVSH-së në vitin 2018,” shkruhet në raport, i cili shton: “Menaxhimi i kësaj kohorte tatimpaguesish vendos një barrë shtesë mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me përfitime të pakta në termat e të ardhurave”.

“Ajo vendos gjithashtu kostoo shtesë në bizneset e vogla dhe ka pak gjasa të sjellë ndonjë impakt materjal në reduktimin e hendekut fiskal”.

Qeveria shqiptare vendosi kundër këshillave të ekspertëve fiskalë, përfshirë ekspertëve të FMN, të fusë në regjistrin e TVSH-së të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit. Tatimet u përballën me manovra të ndryshme për të shmangur barrën administrative shtesë. Në dhjetor, parlamenti miratoi ndryshime të reja në ligj, ku ndaloi mes të tjerash, pasjen e dy nipteve nga i njëjti individ me synimin e shmangies së ndarjes së xhiros të të njëjtit biznes në dy bilance.

Etiketa: AdministrataAdministrativeDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveFMNkostoLigjMASMasandikimQeveriaQeveria shqiptareRamaraportRaportishqipshqiptareTatimeTVSHxhiro
Tjetri
Prona e humbur: Të dhënat e zhdukura të Kosovës zgjasin betejat ligjore të pas luftës

Prona e humbur: Të dhënat e zhdukura të Kosovës zgjasin betejat ligjore të pas luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.