AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Salvini i Italisë kërkon meritat për dëbimin e kriminelëve rumunë

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Matteo Salvini. Foto: Facebook/Matteo Salvini

Analistët paralajmërojnë se mburrja e ministrit të brendshëm italian për riatdhesimin në Rumani të 13 kriminelëve të dënuar rrezikon të bëjë më shumë dash për kurban emigrantët në Itali.

Matteo Salvini. Foto: Facebook/Matteo Salvini

Retorika e ashpër e ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini rreth shkelësve të ligjit midis komunitetit të madh rumun të vendit kanë ngritur shqetësime se duke theksuar vetëm elementët kriminalë, ai po nxit në Itali një ndjenjë anti-rumune.

Salvini njoftoi në Facebook se një avion që u nis nga Roma drejt Bukureshtit të mërkurën u transportuan edhe 13 kriminelë të dënuar në vendin e tyre të origjinës për t’i kryer dënimet e tyre me burg në kurriz të qeverisë rumune.

Të 13 kriminelët, të dënuar për përdhunim, vrasje, skllavërim, rrëmbim, prostitucion të detyruar, u dërguan në Rumani bazuar në një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2003.

“Kriminelët e huaj që ndodhen në burgjet tona duhet t’i kryejnë dënimet e tyre në vendin e tyre të origjinës,” tha Salvini. “Ky është vetëm fillimi,” shtoi ai.

Postimi i tij u shpërnda 20 mijë herë dhe brenda pak orësh pati rreth 20,000 reagime dhe komente. Ai u lavdërua nga shumë mbështetës, duke përfshirë edhe disa rumunë.

Në Itali ndodhet një komunitet i madh rumun, disa prej të cilëve e duartrokasin Salvinin për përpjekjen për “të pastruar shoqërinë e njerëzve që na turpërojnë”.

Të tjerë paralajmëruan se kjo ishte një zgjidhje afatshkurtër. Rumania ka një problem me burgjet e mbipopulluara dhe “këta djem do të kthehen me avionin e radhës”, parashikuan disa.

Për më tepër, disa analistë e akuzojnë Salvinin se po përpiqet të marrë merita për diçka që është një praktikë normale.

“Ky veprim është pjesë e rregullave të BE-së dhe marrëveshjeve të tjera dypalëshe dhe nuk ka të bëjë fare me ndonjë masë që e krijoi Salvini,” tha Miruna Cajvaneanu, një gazetare investigative me origjinë rumune me bazë në Romë.

“Njerëzit në Itali, siç mund të shihet në valën e komenteve pas këtij njoftimi, nuk kanë asnjë ide për rregullat e BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Shumica e italianëve besojnë se rumunët e burgosur në Itali shpenzojnë para publike dhe se në Rumani ata mund ta kryejnë dënimin e tyre “si duhet” dhe jo në “burgje me pesë yje” si në Itali,” shtoi ajo.

Ajo tha gjithashtu se, duke theksuar elementin kriminal mes rumunëve, pa vënë në dukje se shumica e 1.2 milionë rumunëve që ndodhen në Itali kanë sjellë përfitime në ekonominë e saj, Salvini rrezikoi të nxisë ndjenja të shëmtuara.

Një rast përdhunim dhe vrasjeje që përfshiu një rumun, i cili vrau gruan 47 vjeçare të një admirali italian në Romë, shkaktoi një valë zemërimi anti-rumune në Itali në vitin 2007, kur qeveria lejoi guvernatorët rajonalë të dëbonin të gjithë emigrantët që konsideroheshin të rrezikshëm. Një numër kriminelësh rumunë, si dhe gra të arrestuara për prostitucion, më pas u dëbuan në vitet 2007-2008.

Problemi i burgjeve të mbipopulluar

Autoriteti i Burgjeve Rumune tha se do t’i akomodonte kriminelët e kthyer në një ndërtesë në Bukuresht.

Ministri i Drejtësisë Tudorel Toader tha të mërkurën se sistemi i burgjeve në vend është i aftë të garantojë që të ndaluarit të kryejnë dënimin e tyre në kushte të përshtatshme “sipas standardeve europiane”.

Të gjithë të burgosurit rumunë të dënuar në Danimarkë tashmë janë riatdhesuar, vuri në dukje ai.

Por Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në disa vendime në 2017 dhe 2018 tha se burgjet rumune ishin shumë të mbipopulluar ose nuk plotësonin kushtet minimale.

Qeveria rumune në vitin 2018 lëshoi një dekret që lejonte një ankesë kompensuese për të paraburgosurit që mbaheshin në kushte të pahijshme dhe gjithashtu liroi disa mijëra të ndaluar.

Ndërkohë, Këshilli i Europës paralajmëroi gjithashtu Italinë në vitin 2017 për burgjet e saj të mbipopulluara dhe denoncoi raste të shumta keqtrajtimi të të burgosurve, përfshirë rrahje dhe poshtërim.

Cajvaneanu thotë se gjendja në burgjet italiane mbetet e tmerrshme dhe se ajo ka trajtuar raste rumunësh që kanë kryer vetëvrasje në burgjet italiane për shkak të trajtimit të tyre të keq, duke përfshirë rastin e një të ndaluari që hyri në grevë urie dhe u la të vdiste.

Edhe pse rumunët përbëjnë komunitetin më të madh të huaj në Itali, raportimet nga OJQ-të italiane në vitin 2018 tregojnë se numri i të burgosurve rumunë në burgjet italiane ra nga 3,661 në vitin 2013 në 2,558 në vitin 2018.

Më 31 mars në Itali ishin 2,539 të burgosur rumunë, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Kalimi në një ton më miqësor

Salvini thjesht ka përsosur një formë të vjetër retorike anti-emigracion që politikanët italianë e kanë përdorur për vite me radhë, tha Cajvaneanu.

“Ai është një komunikues i madh dhe është gjithmonë i pranishëm në mediat sociale. Kemi pasur deklarata të këtij lloji nga shumica e ministrave të brendshëm, qofshin ata të majtë apo të djathtë,” tha ajo.

“Mirëpo Liga e krahut të djathtë e Salvinit ka arritur të hyjë në qeveri sidomos zmadhuar gjërat, duke shfrytëzuar çdo rast për të marrë merita, duke u paraqitur në evente të ndryshme e veshur me uniforma policie, karabinierësh e të tjera.”

Ajo tha gjithashtu se ai i përgatit fjalimet e tij në përshtatje me nevojat e fushatave të tij zgjedhore, kur ai shpesh kalon në deklarata kundër rumunëve.

Në një event në ambasadën rumune në Romë në shkurt, megjithatë, Salvini vlerësoi komunitetin rumun si “të integruar mirë” dhe i tha publikut se ai shpresonte që rumunët “të mos i harrojnë rrënjët e tyre”.

Ai shtoi: “Kam një vizion të ri të Europës. Shpresoj që presidenca e Rumanisë e Këshillit të Bashkimit Europian do të lehtësojë rikthimin në rrënjët tona.”

Toni i tij i ri habiti disa rumunë dhe analistë, të cilët panë miqësinë e tij të re ndaj Rumanisë si një mënyrë për të fituar një aleat të ri në betejën e tij me Brukselin dhe me Francën në veçanti.

Ndërsa Italia ka qenë një kundërshtar i vendosur i një politike të migracionit të BE-së, Rumania gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mirë me Brukselin në lidhje me sundimin e saj të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Fjalët e tij për europianët që ruajnë “rrënjët” e tyre gjithashtu pasqyrojnë besimin e tij se forcat nacionaliste dhe populiste duhet të punojmë së bashku për të sjellë një “pranverë europiane” anti-emigrantë në zgjedhjet europiane në maj.

Fushata e tij zgjedhore në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, Salvini vendosi fokus të madh te kriminelët rumunë.

“Në fushatën e tij elektorale, Salvini thjesht i përmendi rumunët si të ndaluar në burgjet italiane të cilët duhen riatdhesuar. Kur ke një milion e gjysmë rumunë në vendin tënd, vetëm kaq mund të thuash?” shkroi në prill 2018 një media rumune Gazeta Romaneasca.

Salvoni, i cili ka qenë për nëntë vjet anëtar i Parlamentit Europian, ka një histori për të veçuar rumunët.

Në vitin 2016, ai fajësoi rumunët për hyrje pa leje dhe vjedhje në Ferrara, në Italinë veriore.

“Kamionët rumunë nisen çdo ditë drejt Italisë për të na vjedhur. Unë do t’ua çaja gomat,” tha ai në qershor 2016, pasi një video në Facebook e një rumuni që kërcënonte një polic me armë u bë virale.

Në gusht 2018, ai akuzoi Rumaninë dhe Bullgarinë se po dërgoni skllevër në Itali, pasi një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare theksuan kushtet e këqija të punës dhe shfrytëzimin e punëtorëve të bujqësisë në fermat në Sicili.

Deklarata u kritikua shumë nga ministria e jashtme rumune.

“Situata e njerëzve që kryejnë krime duhet të trajtohet pa stereotipe dhe në asnjë mënyrë në baza etnike apo diskriminuese. Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose nënshtetësinë,” tha ministria.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBurgburgjeDASHemigracionFacebookfushatagazetagazetareGjykatagraGuvernatorItaliItaliaKEKëshilli i EuropëskomunitetKrimemarrëveshjeMASMediaMediat socialeParaPresidencaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaromRomaRumaniRumaniaSHvideovjedhjevrasjeZgjedhjet
Tjetri
Ta rikthejmë Poloninë në Europë

Si të mposhtësh një populist

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.