AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria Civile:Ka vonesa dhe mungesë transparence për SPAK dhe Gjykatën e Posaçme

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tryeza e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për monitorimin e procesit të vetingut. Foto:Vladimir Karaj

Organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë reformën në drejtësi vunë në dukje tejkalimin e afateve ligjore për ngritjen e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ndërsa cilësuan shqetësues kufizimin e aksesit të informacionit nga KLGJ dhe KLP.

Tryeza e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për monitorimin e procesit të vetingut. Foto Ilustruese:BIRN

Kufizimi i informimit të publikut prej disa vendimarrjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe vonesat në procesin e vettingut dhe atë të ngritjes së institucioneve të reja janë shqetësuese sipas një grupi organizatash qeveritare.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), të cilat me mbështejn e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, monitorojnë reformën në drejtësi publikuan një listë me 8 probleme të identifikuara prej tyre lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi.

Në një deklaratë për shtyp organizatat shprehin shqetësim për vonesat në procesin e rivlerësimit, tejkalimin e afateve ligjore sa i përket krijimit të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme, vonesat në emërimin e Prokurorit të Përgjitshëm dhe një sërë problemesh të tjera të zbatimit të reformës.

Tre organizatat po ashtu shprehën shqetësim për mungesën e transparencës prej dy këshillave të lartë të krijuar në fund të vitit që shkoi. “Vonesat po shoqërohen ndërkohë me mungesë transparence ndaj publikut, për procedurat, afatet dhe përgjegjësitë nga vetë organet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Organizatat fajësuan kryesisht për transparencë vendimmarrjet e  KLGJ-së dhe KLP-së, që sipas tyre “kufizojnë aksesin për informim publik dhe monitorim para dhe gjatë realizimit të mbledhjeve plenare. Si rrjedhim, kjo situatë pamundëson jetësimin e parimit të transparencës, krijon elementë të dyshimit në integritetin e aktivitetit të institucioneve dhe ndaj mund të cenojë besimin e publikut në rezultatet dhe ecurinë e procesit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu me shqetësim vërehet edhe tejkalimi i afateve për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe SPAK. “Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga ngritja e tyre (KLGJ dhe KLP), ende nuk ka informacion në lidhje me koordinimin ndërmjet dy organeve në drejtim të ngritjes së harmonizuar kohore të institucioneve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Tone kritike ka edhe për trupat gjykuese të komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Edhe pse reforma në drejtësi po vijon, ajo ende po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatave edhe pse është konsumuar gjysma e mandatit kohor kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri tani ai ka përfunduar procesin e rivlerësimit vetëm për 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu nga vëzhgimi pranohet se një pjesë e institucioneve të reja kanë ende probleme të infrastrukturës. “KLP nuk ka ende një godinë definitive ku të ushtrojë në mënyrë permanente veprimtarinë e tij, ndërkohë që si KLP dhe KLGJ nuk i është alokuar ende buxheti, nuk janë pajisur me personelin administrativ mbështetës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Etiketa: BIRNbuxhetiGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarInstituti i Studimeve PolitikeISPKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPKomiteti Shqiptar i HelsinkitKorrupsionKrijonKSHHParaprokurorReformashqipSPAK
Tjetri
Prokurorja e proceduar penalisht u përpoq pa sukses të zvarriste vetingun

KPK ndërpret vettingun për dy magjistratë, pasi dolën në pension

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.