AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kriza e biznesit të vogël, një në katër të vetëpunësuar falimentuan

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dyqane të mbyllura gjatë grevës njëorëshe të 10 prillit 2018 në “Tregun Çam” në Tiranë. Foto: Malton Dibra/LSA

Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se numri i të vetëpunësuarve në skemën e sigurimit të detyrueshëm ra nga 110 mijë në 87 mijë gjatë vitit të kaluar.

Dyqane të mbyllura gjatë grevës njëorëshe të 10 prillit 2018 në “Tregun Çam” në Tiranë. Foto: Malton Dibra/LSA

Numri i shqiptarëve të vetëpunësuar me sigurime shoqërore ra në mënyrë dramatike gjatë vitit 2018, duke reflektuar një krizë të gjerë mes biznesit të vogël, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të publikuara së fundmi. Sipas ISSH, numri mesatar i kontribuuesve në skemë nga kategoria “të vetëpunësuar” dhe që nënkupton qytetarë me një biznes të vogël, ra në afro 86,800 persona gjatë vitit 2018, nga 110,500 persona në vitin 2017. Në vitin 2016, të vetëpunësuarit ishin 120 mijë vetë, shifër që duhet se reflekton edhe formalizimin që ndodhi gjatë fushatës së dhunshme të qeverisë për vjeljen e taksave në muajt e fundit të vitit 2015. Të dhënat e ISSH tregojnë se numri i të vetëpunësuarve në skemë u rrit nga 105 mijë në 120 mijë, por mjaftuan vetëm dy vjet që të vetëpunësuarit të binin në nivelin e periudhës para fushatës antiinformalitet.

Përkundër rënies së numrit të të vetëpunësuarve, numri total i kontribuuesve në skemë u rrit në 721 mijë vetë, ose 27 mijë më shumë se sa në vitin 2017.

Përveç rënies së të vetëpunësuarve në sektorin urban, numri mesatar i të vetëpunësuarve në bujqësi ishte 59 mijë vetë gjatë vitit të kaluar, pothuajse i pandryshuar në krahasim me vitin 2017. Numri i të vetëpunësuarve në bujqësi ka rënë në mënyrë dramatike që nga viti 2013, kur kontribuuesit ishin 205 mijë, por kjo rënie duket se reflekton fushatat e faljeve të kontributeve në zonat rurale nga qeveria e mëparshme PD-LSI si dhe nga qeveria PS-LSI. Gjatë atyre viteve, qeveritë i mundësuan popullsisë rurale të paguante me ulje deri në 80% kontribute për vite të mëparshme. Duke qenë se ISSH mat numrin mesatar të kontribuuesve si një pjesëtim i thjeshtë i numrit vjetor të pagesave me numrin e muajve, statistika  nuk pasqyron “njerëz” kontribues por “muaj” të kontribuuar.

Rënia e numrit të të vetëpunësuarve në Shqipëri duket se reflekton rënien më të gjerë të shitjeve të biznesit të vogël gjatë vitit 2017. Instituti i Statistikave raportoi nëntorin e kaluar se xhiroja e ndërmarrjeve të vogla me deri 4 punëtorë ra me 15% gjatë vitit të kaluar ndërsa ajo e ndërmarrjeve me 5-9 punëtorë ra me rreth 10%. [Link]

Ndërmarrjet e vogla të karakterit individual, të cilat në statistika raportohen si ndërmarrje me 1 deri në 4 punonjës janë përgjegjëse për një të tretën e të gjithë të punësuarve të cilët jetojnë me vetëm 12% të shitjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kishte afro 95 mijë ndërmarrje të tilla. Ndonëse për llogari statistikore këto ndërmarrje klasifikohen në grupimin 1 deri në 4 punonjës, në fakt, shifrat e Instat sugjerojnë se shumica e tyre ka vetëm një të vetëpunësuar. Më konkretisht, të 95 mijë ndërmarrjet e vogla kanë bashkërisht 150 mijë të punësuar me një mesatare prej 1.5 të punësuarish për ndërmarrje.

Në prill të vitit të kaluar, kundër këshillave më të mira të ekspertëve vendës dhe të huaj, qeveria shqiptare vendosi uljen e pragut të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 5 milionë në 2 milionë lekë, gjë që detyroi mijëra mikrobiznese të hyjnë në një regjim relativisht të komplikuar tatimor.

Etiketa: DibraEkonomiaINSTATInstituti i StatistikaveKrizaLSIMatParaPDPSPunëPunëtorQeveriaQeveria shqiptareshqipShqipërishqiptareulje
Tjetri
Pranohet gjykimi i shkurtuar për ‘Eskobarin e Ballkanit’

Prokuroria kërkon dënimin me 18 vjet burg të Klemend Balilit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.