AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i partisë Lista Serbe Goran Rakiç. Foto: Beta.

Partia Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi lajmëroi të mërkurën se do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në maj në veri, vetëm për të mos lejuar se shqiptarët e Kosovës të marrin drejtimin e komunave që kjo e fundit drejton.

Kryetari i partisë Lista Serbe Goran Rakiç. Foto: Beta.

Partia kryesore serbe në Kosovë, Lista Serbe, e mbështetur nga qeveria serbe, njoftoi të mërkurën se do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale më 19 maj në veri të vendit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i lajmëroi zgjedhjet të hënën.

Ajo tha se arriti një vendim për të shkuar në votime “në mënyrë që shqiptarët të mos marrin drejtimin e komunave veriore”, tha për mediat kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç.

Nënkryetari i partisë, Igor Simiç, më parë e kishte cilësuar vendimin për të mbajtur zgjedhje të parakohshme “një tjetër provokim”.

Presidenti Thaçi lajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve pasi kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri dhanë dorëheqjen në nëntor, në shenjë proteste ndaj vendosjes së tarifave mbi importet nga Serbia.

“Ne do të mbajmë takime me anëtarët dhe mbështetësit tanë, pasi duhet të kontrollojmë nëse ata janë të gatshëm për të garuar në këtë garë me të gjitha rreziqet që shoqërohet kjo gjë,” tha për BIRN Ksenija Bozoviç, nga partia opozitare Liri, Demokraci dhe Drejtësi.

Ajo kujtoi atmosferën përpara zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë në tetor 2017, kur mediat në Serbi transmetuan një video që shënjestronte kreun e partisë së saj, Oliver Ivanoviç.

Ai u vra më vonë në janar 2018, përpara zyrave të partisë së tij në qytetin e ndarë verior të Mitrovicës.

Ivanoviç kishte qenë një kundërshtar i partisë serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, e cila është pjesë e qeverisë së Kosovës.

Të katër kryetarët e komunave që dhanë dorëheqjen, të cilët përfaqësonin komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të gjithë përfaqësonin Listën Serbe.

Ata dhanë dorëheqjen më 17 nëntor 2018, të pakënaqur me vendimin e qeverisë për të vendosur një taksë 100 për qind mbi importet nga Serbia.

Qeveria tha se i kishte vendosur tarifat për shkak të “politikave agresive” të Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ajo vendosi tarifa të ngjashme edhe për importet nga Bosnja.

Disa politikanë serbë të opozitës pretendojnë se vendimi ishte pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë që Thaçi kishte rënë dakord me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“A është kjo një tjetër mënyrë për të thelluar krizën në Kosovë? Një gjë është e sigurt. Ky vendim është produkt i një marrëveshjeje midis Thaçit dhe Vuçiçit,” shkroi një Twitter në një politikane veterane serbe Rada Trajkoviç, një ish-deputete në parlamentin e Kosovës.

Trajkoviç tha për BIRN se ajo beson se destabilizimi i mëtejshëm i Kosovës veriore me shumicë serbe do t’i shërbente interesave të Vuçiçit dhe Thaçit, pasi “të dy kanë nevojë t’i vërtetojnë palës së tyre se ata kanë pushtet”.

Ndërkohë, Bozoviç tha se presidenti Vuçiç duhet gjithashtu të konsultohet me përfaqësuesit e tjerë politikë të serbëve në Kosovë. “Ne po i kërkojmë Vuçiçit të mbajë bisedime edhe me ne,” tha ajo.

Ajo tha se gjithashtu donte përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar rreth mënyrës se si do të mbrohen kandidatët. “Ne nuk shohim shumë ndryshime që nga zgjedhjet e fundit dhe ky është shqetësimi ynë kryesor. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të kemi më shumë viktima,” tha ajo.

Një anëtar tjetër i partisë së saj, Marko Jaksiç, vuri në dukje se dy kandidatë serbë që ishin kundërshtarë të Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë në vitin 2013 ishin vrarë.

Ivanoviç u vra vitin e kaluar, ndërsa Dimitrije Janicijeviç, nga Partia Liberale Serbe, i cili kandidoi për postin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në janar 2014, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij. Njësoj si rasti i Ivanoviçit, vrasja e tij mbetet e pazgjidhur.

Ndërkohë, Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, tha se organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore nuk do të përbënte një sfidë për KQZ-në.

Daka u bëri thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, raportoi gazeta Epoka në Kosovë.

Etiketa: BIRNbisedimeBosnjademokracideputetegazetaHashim ThaçiImportetkandidatëtKosovëKQZkryetarLokaleMitrovicëParaPartiaPiSprotesteQeveriarakiSerbiSerbiaSHTwittervdekjeVendimVendimivideoviktimaVrasjavuçiçzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
KPK: Prokurori Arqile Koça cënoi besimin te drejtësia

KPK: Prokurori Arqile Koça cënoi besimin te drejtësia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.