AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i dorëhequr i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Mbi 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente u sekuestruan të enjten nga Prokuroria-e cila deklaroi se vlera e tyre është 40 milionë euro, në kuadër të procedimit  ndaj ish-deputetit Arben Ndoka.  

Deputeti i dorëhequr i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi të enjten disa prona të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, që sipas saj kapnin vlerën e 40 milionë eurove. Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme, rreth 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente u sekuestruan në kuadër të procedimit me nr.339/2016.

“Sipërfaqet ndodhen konkretisht në vendet e njohura si Mali i Rrenzit në Shëngjin, Rana e Hedhun dhe Laguna e Lezhës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Urdhrat e sekuestros u firmosën nga gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Bib Ndreca.

Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste për zonën e Lezhës u arrestua më 21 tetor 2018, në të njëjtën kohë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, pas kapjes së tyre në përgjimet e kryera ndaj grupit të Avdulajve me bazë në Shijak. Ai u la më pas në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.

Ndoka akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se grupi kriminal ka abuzuar me trojet shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit.

Ndoka u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë në vitin 2014 pas dorëheqjes së dy deputeteve socialiste njëra pas tjetrës në periudhën nga krijimi i Kuvendit të ri në shtator 2013 deri në janar 2014. Gjatë viteve 2014 e 2015, Ndoka u sulmua nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Ai ishte dënuar në Itali për trafik qenies njerëzore dhe pati përfituar nga gjykatat shqiptare, të cilat bënë të mundur lirimin e tij brenda tri vitesh nga shtatë që ishte dënimi fillestar.

Ndoka dha dorëheqjen në shtator 2015 dhe deklaroi se ishte viktimë e rrethanave dhe i pafajshëm për akuzën për trafik qeniesh njerëzore.

Etiketa: Arben NdokaArrestarrest shtëpieBib NdrecadeputetEuroFalsifikimi i dokumenteveGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësItaliLezhëMaliOpozitaPartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmepronaRana e HedhunSHShëngjinshijakshqipshqiptareshtatorTrafik
Tjetri
Ballkani tronditet pasi Britania zgjedh të dalë nga BE-ja

Shtetet e Ballkanit peshojnë efektet e mundshme të Brexit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.