AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të mbijetuarit e masakrës së Tërnjes druajnë se gjykata serbe nuk sjell drejtësi

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të afërmit e Bekim Gashit u vranë në masakër. Foto kortezi e Bekim Gashit.

Ndërsa sot jepet vendimi i gjykatës në Beograd ndaj dy ish-oficerëve të ushtrisë Jugosllave  për vrasjen masive të civilëve në fshatin Tërnje të Suharekës në mars 1999, të mbijetuarit kujtojnë si i shpëtuan vdekjes dhe përballjen me të akuzuarit në gjykatë.

Gjyle Gashi te varri i vajzës së saj Besartës, e cila u vra në masakër. Foto: BIRN.

Për dy dekada, Gjyle Gashi nuk ka dashur të shkelë në arën mes shtëpisë së saj  dhe lumit të fshatit. I është dukur si një fushë e vdekjes.

Mëngjesin e 25 marsit 1999, një natë pasi NATO nisi bombardimet, forcat serbe rrethuan fshatin Tërnje të Suharekës, 60 kilometra në jug të Prishtinës.

Ata filluan t’i sulmojnë civilët me plumba dhe granata dhe në fund të ditës 31 banorë shqiptarë të këtij fshati mbeten të vrarë, përfshirë pleq dhe fëmijë.

Gashi thotë se kur sulmet filluan, 30 persona ishin në shtëpinë e saj, përfshirë edhe të zhvendosur të tjerë që ishin larguar nga fshatrat përreth për shkak të luftimeve. “Nisëm të ikim nga pjesa e lumit. Por ndërsa mbërrimë në breg shumica u vranë”, kujton ajo ditën kur humbi gjysmën e familjes së saj.

“Të parën e pashë të vrarë Beharen (Krasniqin). Granata ia hoqi një pjesë të kokës. Ajo ishte shtatzënë në muajin e nëntë. Kishte ardhur nga fshati Studenqan për t’u strehuar këtu”, tregon Gashi.

Më pas ajo kishte parë vrasjen e së bijës 13 vjeçare. “Besarta vrapoi pas gjyshes dhe hallës së saj dhe të tria mbetën të vrara njëra pas tjetrës”.

Të martën, gjykata e lartë në Beograd do ta shpallë vendimin në rastin e gjykimit ndaj Pavle Gavriloviç and Ranko Kozlina, dy ish-ushtarakëve serbë të akuzuar për  vrasjen e 31 civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë sulmit në Tërnje.

Aktakuza e ngarkon Gavriloviçin, ish-komandant i njësisë së Brigadës 549 të Ushtrisë Jugosllave, për urdhër në vrasje, derisa Kozlina, së bashku me tre ushtarë të tjerë akuzohen se kishin qëlluar ndaj 18 civilëve, përfshi gra e fëmijë, derisa civilët tjerë ishin vrarë gjithashtu në shtëpitë e tjera të fshatit.

Të dy ushtarakët kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Gjyle Gashi tregon se ajo pa Kozlinën në vendin e masakrës, ndërsa forcat serbe po mblidhnin civilët e mbetur gjallë që po përpiqeshin të iknin përmes lumit.

“Ishin rreh 20 ushtarë dhe të tjerët paramilitarë me fytyra të ngjyrosura. Kishte edhe policë. Në mesin e tyre ishte edhe ky që tani po gjykohet, Ranko Kozlina”, thotë ajo.

Pastaj ata e kishin ndarë burrin e saj, Shabanin, dhe tre të tjerë nga pjesa e të mbijetuarve dhe i kishin vrarë.

“Tre fëmijët mijë e panë kur e vranë të parin të atin e tyre, pastaj të tjerët me nga një plumb në kokë. Ata ishin të fundit që u vranë këtu”, thotë ajo.

Derisa forcat serbe po lëviznin tutje, ajo e pa arën e mbuluar me trupa të vrarë. Oborret e dy shtëpive të tjera gjithashtu ishin mbushur plot me të vdekur.

“Në njërin oborr pashë Habiben (Gashi) me tre fëmijët e vrarë. Më i vogli ishte 14 muajsh. Të tjerët ishin djegur”.

Derisa shtëpisë së saj i ishte vënë flaka dhe plumbat po binin si shi, ajo dhe pjesa e mbetur e grave e fëmijëve kishin hyrë për t’u fshehur në bodrum.

“Fëmijët më shtrëngonin duke më thënë të dalim se është tepër nxehtë. Trarët me flakë binin përpara, por unë nuk e ndieja”, kujton ajo.

Përmes dritares së bodrumit, ajo kishte ndenjur tërë natën duke parë trupat në arë. “Natën e parë drita e flakës së shtëpive ua ndriste fytyrat. Netëve tjera Besartën e shihja më së shumti sepse ishte më afër. I vërehej një njollë gjaku në bluzën e verdhë”, tregon ajo.

“Dukej si një ëndërr e frikshme”

Të afërmit e Bekim Gashit u vranë në masakër. Foto kortezi e Bekim Gashit.

Nga një dritare e vogël e një dhome nënkulmi të shtëpisë tij, Bekim Gashi kishte parë katër motrat dhe nënën e tij tek po binin njëra pas tjetrës nën breshëritë e armëve.

Më e vogla prej motrave të tij ishte Blerta 14 vjeçare, ndërsa më i riu nga viktimat ishte nip i tij vetëm 14 muajsh.

Bekimi në atë kohë 23 vjeçar kishte parë kur ushtarët kur i nxorën jashtë të gjithë ata që ishin brenda pastaj gjuajtën në ta. “E pashë nënën që ishte ende gjallë. Ajo u ngrit dhe kërkonte ujë. Qëndroi pak në këmbë dhe filloi të ecë në drejtim të bunarit. Pastaj ra përtokë”, tregon ai për BIRN për ditën kur humbi tërë familjen e tij.

“Në atë moment desha të hidhem nga nënkulmi. Edhe sot sa herë që pi ujë më kujtohet ai moment”, thotë ai.

Ai kaloi gjithë natën aty nga ku pa trupat e vdekur të shtrirë në oborr. “Dukej si një ëndërr e frikshme. Isha i humbur”, tregon ai. “Ende nuk e di si kaloi nata deri në mëngjesin tjetër. Granatat që hidhnin forcat serbe fluturonin gjithë kohën mbi kokën time”.

Ditën tjetër, axha i tij kishte shkuar t’i shohë të vrarët . “Forcat serbe e kishin urdhëruar që t’i varrosin ata  ‘brenda 5 minutave’. Si mund një person në pesë minuta të varrosë 31 të vdekur”, pyet ai.

Ai dhe një i afërm i tij kishin vendosur të presin derisa të binte terri dhe pastaj natën e 27 marsit u larguan përmes valëve të rrëmbyera të lumit.

“Kaluam nëpër trupa dhe ecëm mbi 3 kilometra nëpër ujë derisa mbërritëm në fshatin tjetër”, tregon ai.

Një muaj pas, në një ditë prilli me shi të rrëmbyer, Bekimi kishte vendosur të kthehej në shtëpi.

“Nuk mund të rrija derisa e dija se e gjithë familja është e vdekur në oborr. Nga lart mbi kodër pashë që forcat serbe ishin vendosur në shtëpitë tona, por trupat ishin larguar. Dhe u ktheva. Ata më vërejtën dhe gjuajtën në drejtim timin. Por, plumbat nuk më  kapën”, thotë ai.

Më 12 qershor 1999 kur Bekimi kishte hyrë në oborr, kishte gjetur vetëm shaminë e së ëmës dhe këpucët e motrës së tij, Luljetës.

“E gjallë ishte aty vetëm macja e motrës së vogël, Blertës. E padjegur kishte  mbetur një tavolinë me gotat e rakisë”, tregon Bekimi.

Ai beson se ato janë përdorur nga ushtarët serbë, me gjasë për të festuar kasaphanën mbi këta banorë.

Asnjë nga 5 anëtarët e familjes së Bekimit nuk është gjetur deri më tani.

Vajza e Gjyles, vjehrra, kunata dhe tri gratë e tjera ishin gjetur në korrik të vitit  1999 në një varr në fshatin malor, Brezne të Sharrit, jo shumë larg kufirit me Shqipërinë.

Një bari që po mblidhte bimë të çajit kishte parë afër një shkurreje të madhe një këmbë të një fëmijë të lënë jashtë.

“Ishte këmba e majtë e Besartës dhe ne e njohëm nga këpuca e saj. Në xhepin e bluzës së Behares ishte ende biberoni i djalit të saj një vjeçar”, tregon ajo.

“Vendimi nuk mund ta fshijë dhimbjen”

Bekim Gashi. Foto: BIRN.

Në vitin 2008, Bekim Gashi, tani zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, dorëzoi një padi në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd kundër Brigadës së  Motorizuar 549 të ushtrisë së Jugosllavisë, e cila në kohën e masakrës në Tërnje komandohej nga Bozhidar Deliç.

Në nëntor 2013, Prokuroria për Krime në Beograd ngriti një aktakuzë ndaj Pavlo Gavriloviçit dhe Rajko Kozlinës, për krime lufte mbi civilët. Deliç dëshmoi në këtë gjykim, por ai kurrë nuk u akuzua për krime.

Bekim Gashi ishte dëshmitari kryesor në këtë proces – një nga shqiptarët e paktë që u thirrën nga gjykatat në Serbi për të dëshmuar për krimet e luftës në Kosovë.

Shpalosja e masakrës në gjykatë ishte gjithashtu një përvojë e hidhur për të. “Unë jam vrarë pak e nga pak gjatë këtij gjykimi në Beograd”, thotë ai.

Gjyle Gashi që gjithashtu dëshmoi në këtë gjykim tregon se përballja me të akuzuarit ishte momenti më i vështirë pas vrasjes së familjarëve të saj.

“Nuk kish asgjë më të vështirë se kur e takon vrasësin dhe nuk ka se çka i bën”, thotë ajo.

Gjyla thotë se në asnjë version gjykimi nuk mund të sjellë drejtësi për atë se çfarë ajo pa atë ditë marsi të vitit 1999. “Dy persona edhe me vdekje po të dënohen nuk mund të jetë drejtësi për ne”, thotë duke shpjeguar se arkitektët e kësaj masakre ecin ende të lirë.

Bekim Gashi gjithashtu beson se nuk do të ketë drejtësi nëse ish-shefi i të akuzuarve, Bozhidar Deliç, nuk do të dënohet gjithashtu për këtë masakër.

“Sidoqoftë çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës nuk mund t’i rikthejë të vdekurit ose ta fshijë dhimbjen dhe traumën”, thotë ai.

Etiketa: ArmëBeogradBIRNGjykataGjykatëGjykatësgjykimgraKosovëKrimekrime lufteLufteNATOpadipaktPiSProkuroriaSerbishqipThirrëvarrvdekjeVendimivrasje
Tjetri
Banorët e Sheqit apelojnë vendimin e gjykatës për të lënë hapur fushën e mbetjeve

Banorët e Sheqit apelojnë vendimin e gjykatës për të lënë hapur fushën e mbetjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.