Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama kërcënon dhe justifikohet pas raportit kritik për lirinë e medias

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
18:07 | 18/04/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Një e treta e punësimeve në administratë civile “të paligjshme”

Kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë më 22 shkurt 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Reporterë pa Kufi publikoi raportin e vet vjetor të enjten, në të cilin, Shqipëria ka humbur shtatë vende si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë sulmet e kryeministrit Rama, i cili reagoi duke premtuar se do të miratonte një ligj anti-shpifje, ndërsa pretendoi se situata është krahasimisht më mirë se sa gjashtë vjet më parë.

Kryeministri, Edi Rama, duke fotografuar me telefonin e tij celular, gjatë takimit informal të kryeministrave të rajonit, | Foto :LSA.

Organizata ndërkombëtare Reporterë pa Kufi publikoi indeksin e saj të lirisë së medias nëpër botë, ku vërehet se Shqipëria humbi shtatë vende gjatë vitit të kaluar në rang global ndërsa mënjanoi fyerjet, sharjet dhe procedimet ligjore ndaj gazetarëve si shkaktarë të rënies. Deklarata e RSF u konsiderua si një “këmbanë alarmi” nga Presidenti Ilir Meta, si dhe nga Partia Demokratike në opozitë ndërsa Rama vijoi të këmbëngulë se do të miratojë një “paketë anti-shpifje”, vijoi të etiketojë median “llum kazani” ndërsa mohoi akuzat për shantazhim të medias.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar mbërritën në një nivel të paprecedent gjatë vitit 2018,” shkruhet në raportin e RSF.

“Gazetarët ishin pre e fyerjeve, kërcënimeve me vdekje, proceseve ligjore të dizenjuara për t’i frikësuar dhe ndaluar nga hetimi i korrupsionit. Politikanët, udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si plehra dhe prodhues lajmesh të paqena,” vijon më tej raporti.

Rama, i cili kritikohet me emër si burim presioni ndaj gazetarëve, u përgjigj me një status në Tëitter duke mohuar akuzat.

“Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar,” deklaroi ai.

Ndryshe nga Rama, Presidenti Ilir Meta e cilësoi raportin “këmbanë alarmi”.

“Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve,” deklaroi Meta.

Ish-deputetja Albana Vokshi komentoi raportin e RFS-së për Partinë Demokratike.

“Parimi i Ramës është që atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione e licenca, e shantazhon, e fyen, e përçmon dhe e padit në gjyq,” deklaroi Vokshi.

Rama u shfaq i pashqetësuar për raportin në Kuvendin e Shqipërisë ku vijoi të sulmojë median dhe përsëriti premtimin për të miratuar një “paketë antishpifje”.

Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, deklaroi ai, pa dhënë shpjegime se për çfarë ligji bëhet fjalë.

Qeveria e tij hodhi për diskutim publik dy projektligje dhjetorin e kaluar, të cilat u kritikuan nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si potencialisht antikushtetuese dhe si mjete cenzure kundër medias.

Katër organizata ndërkombëtare, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kërkuan qeverisë të tërheqë projektligjet, ndërsa shtatë organizata shqiptare i konsideruan projektligjet “regjim policor” dhe “hap i madh pas në demokraci”.

Etiketa: Edi Rama
Tjetri
Gjyqtari Shkëlzen Selimi fundoset nga lidhjet me krimin e organizuar

Kolegji rrëzoi ankesat e Shkëlzen Selimit për shkelje të drejtash nga KPK

Më të lexuarat

Një e treta e punësimeve në administratë civile “të paligjshme”

Rama kërcënon dhe justifikohet pas raportit kritik për lirinë e medias

18:07 | 18/04/2019
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.