AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit Rexhep Bekteshi drejt konfirmimit në detyrë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Durrësit Rexhep Bekteshi duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 19 prill 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi problematika në asnjë prej kritereve për gjyqtarin Rexhep Bekteshi ndërsa ai depozitoi dokumente të përfitimit të bursës nga vajza e tij në Greqi, edhe pse nuk kishte detyrim për t’i deklaruar. 

Gjyqtari i Durrësit Rexhep Bekteshi duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 19 prill 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, njëherazi kandidat për Gjykatën Kushtetuese, Rexhep Bekteshi u përball pa probleme të premten me vetingun gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Treshja gjykuese përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunlida Bekteshi anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Mia Roessingh.

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh në fillim të seancës dëgjimore se gjyqtari Bekteshi është vlerësuar për të tri kriteret. Lidhur me pasurinë e gjyqtarit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka dorëzuar pranë komisionit një raport sipas të cilit ai kishte kryer deklarim të saktë, kishte burime financiare të ligjshme, nuk kishte kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Relatorja Shuli theksoi se komisioni ka kryer një hetim të thelluar dhe të pavarur lidhur me deklarimin e pasurive të gjyqtarit Rexhep Bekteshi. Komisioni i ka gjetur të rregullt gjithë deklarimet e kryera nga gjyqtari Bekteshi lidhur me një apartament me sipërfaqe 70.66 m2 në qytetin e Durrësit, që ka rezultuar të jetë privatizuar në vitin 1993 në shumën e 12,960 lekëve. Si burim të kësaj shume, subjekti ka deklaruar pagat e tij dhe të bashkëshortes, që sipas komisionit ka rezultuar të jenë të sakta.

KPK ka verifikuar edhe pagesat e energjisë dhe të ujit ndër vite, nga ka rezultuar se të dhënat e hetimit përputhen me ato të deklaruara nga subjekti.

Lidhur me një shtesë me sipërfaqe 36.21 m2 në këtë apartament, me leje ndërtimi të vitit 1995 me vlerë 450 mijë lekë, për të cilën gjyqtari ka deklaruar si burim të kësaj shume të shpenzuar të ardhurat nga pagat e tij e të bashkëshortes, komisioni ka konstatuar se ai pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

Komisioni ka verifikuar edhe një llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në shumën e 675 mijë lekëve dhe një depozitë bankare një vjeçare në shumën e 505 mijë lekëve që kanë rezultuar pa probleme. Sipas komisionit, nuk kanë rezultuar pasuri të tjera.

Ndërkohë, janë verifikuar edhe pasuritë e personave të lidhur me të, ku bashkëshortja veç apartamentit të përbashkët në Durrës, ka pasur edhe dy llogari rrjedhëse bankare që ka rezultuar të përputhen me deklarimet e kryera. Djali  i gjyqtarit, E.B. disponon një automjet tip “Wolskwagen” të vitit 1997 të blerë në vitin 2009 kundrejt 300 mijë lekëve. Si burim të krijimit të kësaj pasurie, ai ka deklaruar pagat e prindërve. Sipas komisionit, burimet për krijimin e kësaj pasurie kanë qenë të ligjshme. Edhe një llogari rrjedhëse në shumën e 390 mijë lekëve në emër të djalit të gjyqtarit dhe shuma e shpenzuar për marrjen e një makine me qira në Romë prej tij, kanë rezultuar pa probleme.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka deklaruar edhe pasurinë dhe shpenzimet e vajzës së tij, edhe pse sipas komisionit nuk ka pasur detyrim për të deklaruar. Ai ka deklaruar tre llogari bankare në emër të vajzës të krijuar nga pagat. Gjithashtu, ka paraqitur dokumente për bursën për studime për arkitekturë që ajo ka fituar në vitin 2005 në Greqi. Komisioni nuk evidentoi problematika lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e vajzës së gjyqtarit Bekteshi.

Gjyqtari Bekteshi është vlerësuar pozitivisht edhe për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar(DSIK), e ka konsideruar subjektin të përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Komisioni nuk evidentoi problematika të theksuara edhe në aspektin profesional. Sipas relatores Shuli, nga gjashtë denoncime të kryera nga publiku, në katër prej tyre nuk përmbushen kriteret. Sipas komisionit janë evidentuar raste të tejkalimit të afateve të shqyrtimit të çështjeve gjyqësore.

Ndërkohë, për një prej pretendimeve nga publiku për mosnjoftim të akteve, relatorja Shuli u shpreh se subjekti e ka hedhur poshtë me dokumente.

Vetë gjyqtari Rexhep Bekteshi u shpreh se punonte në sistemin e drejtësisë që prej vitit 1980 dhe se pasuria e tij në 40 vjet karrierë është vetëm ajo që ka deklaruar. Për ankimin për mosnjoftim për zhvillimin e seancës ai shpjegoi se denoncuesi është avokat dhe se ai në seancën e parë të kësaj çështje ka qenë i pranishëm dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Sipas gjyqtarit Bekteshi, gjykimi i shkurtuar kërkohet pasi ai është njohur me çështjen.

Ai depozitoi në komision dokumentet origjinale të përfitimit të bursës nga vajza në Greqi. Gjyqtari Rexhep Bekteshi kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në fund të seancës dëgjimore, anëtarja e komisionit Brunilda Bekteshi sqaroi se pavarësisht se mbante të njëjtin mbiemër me subjektin, nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit, gjë që u konfirmua edhe nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

Rexhep Bekteshi është një gjyqtar me karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Ai e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1993 dhe për më shumë se 25-vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi ka kandiduar për një post në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka kandiduar dhe si pjesë e thirrjes së hapur nga Kuvendi në të njëjtin muaj.

KPK pritet të shpallë vendimin në datë 26 prill, ora 9.15.

Etiketa: 1997Brunilda BekteshidetyrimDibraDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKDurrësFirdes ShuliGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarGreqiHetimILDKPKIKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKPKkushtetueseKuvendiLeje ndërtimiPagatpasuriaraportRexhep BekteshiRoland IliaromSeancaSHVetingVëzhguesit
Tjetri
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën

Prokurori Dritan Peka sërish përballë vetingut, kërkohet shkarkimi në Kolegj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.