AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Odë për Zonjën Tonë të Europës

Bernard Henri LevyngaBernard Henri Levy
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Katedralja e Parisit. Foto: Jorge Láscar/Wikimedia Commons

Imazhet e dhimbshme të Notre Dame përfshirë nga flakët kanë provokuar një mori ndjenjash dhe kujtimesh të përbashkëta në të gjithë botën. Duke hedhur sytë nga e ardhmja, tragjedia duhet të kanalizohet në përpjekjet jo vetëm për të rindërtuar katedralen, por edhe për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe politike të Europës.

Katedralja e Parisit. Foto: Jorge Láscar/Wikimedia Commons

Teksa e shkruaj këtë nga Berlini, jam zemërthyer përpara imazhit të zjarrit, shkatërrimit dhe të hirit që del nga Katedralja Notre-Dame e Parisit – Zonja Jonë e Parisit. Ajo është një thesar i qytetërimit, si për ata që besojnë në parajsë dhe për ata që nuk besojnë. Ajo përfaqëson Europën e bukurisë, shpresave të shenjta, madhështisë dhe fisnikërisë. Ashtu si ju, ashtu si kushdo, jam zemërthyer.

Tragjedia provokon një çorbë me kujtime. Gdhendja në përjetësi nga Viktor Hygo të katedrales tek Kurrizoja i Notre Damit, sigurisht që të vjen ndër mend. Po ashtu edhe vargu i Luis Aragonit:

“Asgjë nuk është aq i fuqishëm, as zjarri, as drita,

Teksa Parisi im sfidon rrezikun

Asgjë nuk është më e bukur, se ky Paris i imi.”

Të kujtohet edhe një frazë hapëse nga Bodleri: “Jam bukuri, o të vdekshëm, si një ëndërr në gur.” Nuk është shkruar për Notre Damin, por qartazi mund të thuhej edhe për të.

Kujtimet shkojnë përtej fjalës së shkruar. Katedralja në vetvete ka qenë dëshmitare e shekujve të historisë franceze, përfshirë episode që janë pjesë e legjendës. Ka qëndruar me Francën përgjatë kalorësisë mistike, në lavdi dhe zymtësi. Mendoj për meshën e festës së çlirimit të Parisit në 1944 dhe pagëzimin e një motre më të vogël aty. Lotoj me të, ashtu si vajtoj me të gjithë të krishterët që iu desh të shihnin kishën e tyre të përfshihej nga flakët, duke marrë me vete mbase një pjesë të padukshme të kishës për ta.

Të nesërmen në mëngjes, e mendova Notre Damin si Francën e Rezistencës. Ajo përfaqëson madhështinë gotike dhe qetësinë e Senës. Ajo është besimi dhe bukuria në një manifest të vetëm. Dhe, sigurisht, fjalët e Hygosë dhe Aragonit mbeten ende aty, duke kërcyer në kokën time prej të pagjumi. E pyes veten si do të përballem me ditën. Si do të përballemi me të nesërmen? Hygo më jep përgjigjen: “Koha është arkitekti, por njerëzit janë ndërtuesi.”

Pasdite mund të shpresoj që zjarri të ketë përfunduar. Për një qytetar të Parisit, është torturë të shohë imazhet e tmerrshme të zemrës së qytetit që është përfshirë nga dhuna e flakëve. Më shumë se një kishë është rrëzuar. Në një farë mënyre, Notre Dame është shpirti i njerëzimit në vetvete dhe një pjesë e atij njerëzimi është prekur tashmë.

Ne parisienët besonim që zonja jonë e nderuar ishte e pavdekshme. Megjithatë ja tek është, e rënë, e plagosur, e pashpresë kundrejt fatit, teksa ne të gjithë e shohim këtë ferr. Megjithatë përpara atyre imazheve të dhembshme, erdhi edhe një ndjesi mbështetjeje. Italianët, suedezët, irlandezët, spanjollët, kinezët dhe algjerianët – të gjithë u bashkuan njëzëri me popullin e Francës. Ashtu si pas një sulmi, të gjithë thoshin “Je suis Paris” (Jam Parisi).

Së fundmi, teksa digjej, Notre Dame na kujtoi brishtësinë e historisë dhe trashëgimisë sonë, pasigurinë e asaj që kemi ndërtuar dhe natyrën e fundme të Europës mijëvjeçare, atdheut të artit, ku Notre Damë është një nga trashëgimitë më të vyera.

Duke parë nga e ardhmja, çfarë duhet të mendojmë? Çfarë duhet të bëjmë? Duhet të shpresojmë se sakrifica e Notre Dame do të zgjojë ndërgjegjet e përgjumura; se, përmes kësaj katastrofe, njerëzit do të kuptojnë se Europa është Notre Dame e shkruar me të mëdha. Më shumë se një bashkim politik, është një vepër arti, një bastion brilant i inteligjencës së përbashkët, por gjithashtu shtëpi e një trashëgimie të vënë në rrezik.

Kjo trashëgimi është tepër e rëndësishme për tu humbur. Nuk mund të lejojmë shkatërrimtarët të përçajnë popullin e Europës. Duhet të kemi parasysh se, së bashku, jemi ndërtues të tempujve dhe pallateve, krijues të së bukurës. Ky është mësimi i Notre Damit në këtë Javë të Shenjtë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili për dy vjet ka bërë apel për bashkim në rindërtimin e Europës, tani po bën apel për bashkim në rindërtimin e Notre Dame. Së bashku, duhet të rikthejmë zemrën e Francës. Organizata ime letrare, La Règle du Jeu, do të kontribuojë në fondin kombëtar për këtë qëllim. I nxis të gjithë lexuesit të bëjnë të njëjtën gjë. Ne njerëzit jemi ndërtuesit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Ode to Our Lady of Europe

Etiketa: ApeldhunaEmmanuel MacronEuropakatastrofeKishëkrishterëMacronProject Syndicaterrezik
Tjetri
Viktima të braktisjes: Tre motra me probleme mendore në Lezhë abuzohen seksualisht

Tre motrat e abuzuara të Lezhës strehohen, nëna vijon të jetë në situatë rruge

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.