AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vulos shkarkimin e Gani Dizdarit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Como, Luan Daci, Ina Rama, gjatë një seance të Kolegjit të Posaçem të Apelimit, KPA, | Foto : LSA

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese pretendoi se procesi i tij në shkallë të parë ishte i paragjykuar, por trupa gjykuese e KPA konfirmoi mungesën e burimeve për pasurinë dhe “problemet serioze” me pastërtinë e figurës.  

Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Como, Luan Daci, Ina Rama, gjatë një seance të Kolegjit të Posaçem të Apelimit, KPA, | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i vlerësoi të pabazuara pretendimet e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari në ankimin e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dizdari pretendoi para KPA-së se procesi i hetimit dhe gjykimi në shkallën e parë të vetingut  ishte i njëanshëm, i paragjykuar dhe i pabazuar në ligj.

Kolegji i rrëzoi pretendimet e tij në dhomë këshillimi, duke i gjetur të drejta argumentet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve të ligjshme në deklarimin e pasurisë së tij; ndërkohë që për kriterin e figurës konstatoi se problemet ishin serioze.

Ankimi i Dizdarit në Kolegj u vlerësua nga trupa gjykuese e drejtuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Rezarta Schuetz, Luan Daci e Ardian Hajdari.

Dizdari i kërkoi KPA-së prishjen e vendimit nr.37, datë 16 korrik 2018 të KPK-së dhe konfirmimin e tij në detyrë, duke pretenduar se lidhur me pasurinë komisioni ka gjykuar në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është marrë në konsideratë asnjë pretendim i tij lidhur me pasuritë dhe burimin e tyre. Ai i kërkoi KPA-së që të konsiderojë si “lapsus” vlerën e deklaruar në lekë “të vjetra” për të ardhurat e viteve 1982-1993. Gjithashtu, ish-gjyqtari Dizdari pretendonte në ankim se shuma prej 23 mijë euro që i kishte dhënë ish-bashkëshorti vajzës së tij dhe huatë pa interes nga dy kushërinj të saj për blerjen e një apartamenti në Tiranë kanë pasur burime të ligjshme, pasi sipas tij ata kishin të ardhura të mjaftueshme.

Ai e quan të padrejtë edhe vlerësimin e KPK-së për figurën.

“Lidhur me kriterin e kontrollit të figurës, Komisioni ka qenë i njëanshëm ose paragjykues dhe jo i saktë, kur konkludon se kontaktet me shtetasin (nipin) A.L. përfshihen në kategorinë e të pasurit kontakt të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krimin e organizuar, pasi… figura e veprës penale, për të cilën është dënuar ky shtetas, nuk përfshihet në kategorinë e personave të parashikuar në nenin 3, pika 1, të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për pasojë, nuk ka ekzistuar detyrimi për të pasqyruar në deklaratën për kontrollin e figurës një moment që nuk parashikohet nga ligji”, ka pretenduar Dizdari në ankimin e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit  analizoi të ardhurat e subjektit dhe pasuritë e tij dhe personave të lidhur dhe arriti në përfundimin se ka mungesë burimesh të ligjshme. Në analizë janë marrë edhe pasuritë e deklaruara nga vajza e Dizdarit, për të cilat KPA sërish ka disponuar se ish-bashkëshorti i saj dhe kushërinjve nuk justifikojnë paratë dhe huatë e dhëna.

Lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka argumentuar se nipi i gjyqtarit Gani Dizdari ishte dënuar nga Gjykata e Fierit dhe Gjykata e Apelit të Vlorës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Kjo vepër penale është konsumuar nga shtetasi në fjalë për ndikim ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, në një çështje, ku kryesues i trupit gjykues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ka qenë vetë subjekti i rivlerësimit, Gani Dizdari,” thuhet në vendim.

Kolegji intepreton edhe lidhur me pretendimin e Dizdarit në ankim se nipi i tij nuk është dënuar për krim të organizuar. Trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se në momentin e dorëzimit të deklaratës për kontrollin e figurës, vepra penale, për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë  nipi i subjektit, nuk përfshihej në veprat penale për krimin e organizuar dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur detyrimin të pasqyrojë në deklaratën për kontrollin e figurës një fakt që nuk parashikohej nga ligji.

Por Kolegji vëren se “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” është shtuar në listën e veprave penale të përfshira në krimin e organizuar në vitin 2017 dhe në analizë të këtyre rrethanave, trupa gjyqësore e konsideron marrëdhënien me nipin si “kontakt të papërshtatshëm”.

Në fund të vendimit, trupa gjykuese e KPA-së arrin në përfundimin se Dizdari ka bërë deklarim të pamjfatueshëm për kriterin e pasurisë dhe se ka “probleme serioze” me pastërtinë e figurës, duke vulosur shkarkimin e tij përfudimtar nga detyra.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiArdian HajdariBashkëshortiEuroGani DizdariGjykataGjykata e ApelitGjykata e FieritGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqIna RamaKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKKrimkushtetueseLigjLuan DaciNatasha MulajndikimParaRamatë drejtaVendimVlorë
Tjetri
Shqipëria tronditet nga thyerja esktreme e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Policia ndalon 4 të dyshuar për grabitjen e aeroportit të Rinasit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.