AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tekniku i gurores procedohet për aksidentin me pasojë vdekjen e fadromistit

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eskavatorë duke gërruar për pllaka guri, Mali i Tomorrit. Foto: Lindita Çela/BIRN

Përgjegjësi teknik i një guroreje në malin e Tomorrit është proceduar penalisht pas vdekjes si pasojë e një aksidenti në punë të një fadromisti 36-vjeçar.

Eskavatorë duke gërruar për pllaka guri, Mali i Tomorrit. Foto: Lindita Çela/BIRN

Ndonëse, vetë Ministri Blendi Klosi, ka deklaruar disa herë se aktiviteti i guroreve në malin e Tomorit ka marrë fund, një i ri vdiq në një aksident në punë në një gurore javën që shkoi.

Besnik Kanani, 36 vjeç, humbi jetën mesditën e së shtunës, 20 prill, në guroren ku nxirrej gurë dhe mermer, në afërsi të fshatit Devri, në malin e Tomorit.

Kanani, baba i tre fëmijëve, banor i fshatit Fushë-Peshtan, në Poliçan, sipas policisë humbi jetën në mënyrë aksidentale, ndërsa drejtonte një mjet, tip fadromë të ngarkuar me materiale guri.

Prej vitesh punëtor fadrome në subjektin privat të Nxjerrjes së Gurit Gëlqeror të Mermerizuar, 36 vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin  dhe ra prej tij, duke përfunduar në tokë dhe humbi jetën , pa mundur të marrë as ndihmën e parë shëndetësorë në spital.

11 firma private u pezulluan nga aktiviteti nxjerrjes së gurit, në malin Tomor, gjatë vitit të kaluar, një pjesë e të cilave fituan betejën ligjore me Ministrinë e Mjedisit dhe vazhdojnë punën me gjithë kontrollet e ushtruara atje.

Policia në Qarkun e Beratit, e konsideroi vdekjen e Kananit si aksidentale, ndërkohë që vetëm mesditën e së martës, u bë e ditur se në lidhje me vdekjen e 36 vjeçarit, çështja  ka kaluar në organin e akuzës.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se në lidhje me këtë çështje procedohet penalisht, 77-vjeçari Vangjel Demiri, tekniku i firmës së Nxjerrjes së Gurit Gëlqeror të Mermerizuar, ku ishte punësuar Kanani.

Demiri, me banim në Tiranë, mësohet se prej vitesh shërbente si teknik i subjektit dhe proçedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.  Nga ana tjetër burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se tashmë çështja është në duart e prokurorisë, ku është bllokuar dhe dosja me provat e marra nga vendi i ngjarjes dhe dokumentacioni i subjektit.

Agjensia Rajonale e Mjedisit në Berat, sëbashku me Zyrën e krimit Ekonomik, Financiar, prej muajsh mësohet se mbajnë nën kontroll aktivitetin e gurit dhe mermerit në fshatrat Novaj, Dëvri dhe Nishovë, në malin Tomor. Sipërfaqja e konsiderueshme brenda Parkut të Tomorit, por dhe jashtë tij duket se e ka bërë të pamundur mbajtjen nën kontroll të këtij aktiviteti, i cili vijon ende.

Etiketa: aksidentBeratBIRNBlendi KlosiDosjaGuroreMaliMali i TomorritMjedisitPoliciaPunëPunëtorSHSpitalTomorr
Tjetri
Votat e shqiptarëve jo thelbësore në dështimin e referendumit në Maqedoni

Kandidatët presidencialë në Maqedoninë e Veriut konkurrojnë për votat e shqiptarëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.