AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova lë në arrest shtëpie dhjetë gra të rikthyera nga Siria

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokatja Fehmije Gashi Bytyci, e cila mbron një nga gratë e rikthyera nga Siria, duke dhënë një intervistë pas seancës gjyqësore të së martës. Foto: BIRN.

Pasi një grupi prej 110 personash u riatdhesuan nga Siria të premten e kaluar, një gjykatë e Kosovës ka vendosur në arrest shtëpie dhjetë gra në pritje të një gjyqi të mundshëm, ndërsa të tjerët priten të dalin para gjykatës këtë javë.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyci, e cila mbron një nga gratë e rikthyera nga Siria, duke dhënë një intervistë pas seancës gjyqësore të së martës. Foto: BIRN.

Një gjykatë e Kosovës të martën la 10 gra të riatdhesuara nga Siria në një muaj arrest shtëpie, duke thënë se dyshonte se ato kishin kryer krimin e bashkimit me një forcë ushtarake ose policore të huaj. Nëse ato shpallen fajtore, rrezikojnë deri në 15 vjet burg.

Gjykata në Prishtinë tha se kishte dyshime të bazuara që të pandehurat kishin qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak nga viti 2014 deri më 20 prill të këtij viti, kur u kthyen.

Një total prej 110 qytetarësh të Kosovës u riatdhesuan nga Siria të premten e kaluar, prej të cilëve 74 ishin fëmijë, 32 ishin gra dhe katër ishin burra. Nëntë fëmijë u kthyen pa prindër sepse ata u vranë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Prokurori Special Syle Hoxha tha për BIRN se të 32 nga gratë e rikthyera ishin nën hetim nga zyra e prokurorit special.

“Hetimi filloi pak kohë më parë, por u ndërpre, sepse personat nuk ishin në territorin e Kosovës, gjë që e vështirësoi vazhdimin e hetimit,” tha Hoxha për BIRN.

Dhjetë nga gratë u morën në pyetje të martën në gjykatë. Pjesa tjetër do të merren në pyetje të mërkurën dhe gjatë ditëve në vijim.

“Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie të gjitha gratë, duke marrë parasysh se të gjitha ato kanë familje dhe fëmijë për t’u kujdesur. Të gjitha gratë tashmë jetojnë në shtëpitë e të afërmve,” tha avokatja Fehmije Gashi Bytyci, e cila përfaqëson një nga gratë.

Të burrat e kthyer, Arijanit Kryeziu, Visar Qukovci, Agon Misini, plus një i mitur me emrin R.T. u ndaluan menjëherë nga policia pasi mbërritën në Kosovë dhe u dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, gjithashtu për një muaj.

Arijanit, nga Ferizaj, dyshohet se ka marrë pjesë në aktivitete terroriste në Siri. Ka pasur një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij që nga viti 2018.

Kërkesa e paraqitur nga prokurori për t’i ndaluar ata, të cilën BIRN e ka parë, thotë se Policia e Kosovës mori prova nga FBI-ja në SHBA në momentin që grupi u kthye në Kosovë.

Që nga viti 2014, prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuza kundër 119 shtetasve të Kosovës për akuza që kanë lidhje me terrorizmin, ndërsa 156 të tjerë janë nën hetim, tha kryeprokurori Aleksander Lumezi të shtunën për mediat.

Të paktën 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht myslimane, përfunduan në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, ku shteti islam, ISIL, po përpiqej të krijonte një Kalifat Islamik. Rreth 80 prej tyre vdiqën atje, siç ka raportuar BIRN. Që nga rënia e të ashtuquajturit kalifat, autoritetet siriane po përpiqen të riatdhesojnë luftëtarët e huaj të kapur në vendet e tyre.

Etiketa: AkuzaArrestarrest shtëpieBIRNBurgFamiljeFBIFerizajGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqigraHetimIrakKosovaKosovëmyslimanepaktParaPoliciaPolicia e KosovësProkuroriProkuroriaSHSHBASiriSiria
Tjetri
Shqipëria tronditet nga thyerja esktreme e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Bankat kanë një problem: Shqipëria ka para me tepri

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.