AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Samiti i Berlinit dështon të rinisë bisedimet e ndërprera Kosovë-Serbi

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe shefen e jashtme të BE-së Federica Mogherini, 2019. Foto: Maja Kocijancic.

Samiti i Berlinit i mbështetur nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor nuk ka arritur të rifillojë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe një përpjekje tjetër për t’i dhënë fund këtij bllokimi duhet të presë deri në korrik.

Liderët e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe shefen e jashtme të BE-së Federica Mogherini. Foto: Maja Kocijancic.

Samiti i Berlinit përfundoi pa një progres të shpresuar në rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, duke e bërë të pamundur që një marrëveshje reciproke detyruese për të normalizuar marrëdhëniet të arrihet këtë vit.

Edhe pse Gjermania dhe Franca thanë se do të përfshihen në përpjekjet pranë Komisionit Europian në përpjekjet e tij për ta nxitur Serbinë dhe Kosovën të vazhdojnë negociatat e tyre, takimi i ardhshëm mbi këtë çështje do të mbahet vetëm në fillim të korrikut.

Beogradi dhe Prishtina kanë ngecur në një mosmarrëveshje të vazhdueshme për shkak të vendimit të Kosovës nëntorin e kaluar për të imponuar një taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë hakmarrje për lobimin serb kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha pas takimit se heqja e tarifave ishte kërkesa e vetme e Serbisë, ndërsa zyrtarët e Kosovës këmbëngulën që Beogradi të sigurojë njohjen e plotë të pavarësisë së ish-krahinës.

“Në thelb do të kemi një takim të ri në Paris më 1 ose 2 korrik, kur do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për vazhdimin e dialogut,” tha Vuçiç për mediat serbe.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili më parë ka bërë thirrje për revokimin e tarifave, të cilat kanë tërhequr kritika nga SHBA-ja dhe BE-ja, miratoi plotësisht vendosjen e penaliteteve financiare pas takimit të së hënës në Berlin.

“Nëse Serbia vazhdon me veprimet e saj agresive, ne do të marrim masa shtesë dhe do të përgjigjemi reciprokisht,” tha Thaçi pas bisedës me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ai kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duke thënë se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është larg.

“Nuk ka negociata, dialog apo marrëveshje pa pjesëmarrjen e SHBA-së. BE-ja është shumë e dobët dhe jo e bashkuar për të lëvizur gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor,” insistoi ai.

Bojan Klaçar nga Qendra Serbe për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CeSid, thotë se takimi në Berlin nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, por se vendimi i Francës dhe Gjermanisë për t’iu bashkuar bisedimeve është një ndryshim i madh në formatin e negociatave.

“Gjermania njihet si më pak e prirur nga vendet europiane për ndryshimin e statusit të Kosovës, ndërsa Franca ishte më e qartë kur tha se integrimi në BE nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti,” tha Klacar për BIRN.

Ai u shpreh se Gjermania është në pozitë për të ndërmarrë një qëndrim “ndëshko dhe shpërble” ndaj Beogradit për shkak të investimit të Volksëagen në Serbi.

“E gjithë kjo do të thotë më shumë presion ndaj Vuçiçit, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për çështje të tjera, siç është gjendja e demokracisë në Serbi,” tha Klacar.

Ai shtoi se pavarësisht se ky vit më parë u lajmërua si një vit kyç për arritjen e një marrëveshjeje reciproke të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, kjo ka rezultuar joreale.

Ndërsa marrëdhëniet Kosovë-Serbi dominuan në samit, u diskutuan edhe çështje të tjera rajonale, duke përfshirë aspiratat e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në BE.

Shkupi shpresonte të merrte një sinjal më të qartë nga Franca, e cila ka qenë më skeptike rreth zgjerimit të afërt të BE-së në Ballkan, lidhur me një vendim të shumëpritur në qershor që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për hapjen e bisedimeve të saj të pranimit në BE.

Asnjë sinjal i tillë nuk erdhi, edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët organizuan samitin e Berlinit, kishin thënë se samiti nuk ishte i fokusuar në zgjerimin e BE-së.

Merkel dhe Macron vlerësuan Maqedoninë e Veriut për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë vitin e kaluar, gjë që rezultoi në heqjen e pengesave nga ana e Athinës për progresin e Shkupit drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Merkel tha se Shkupi kishte ndërmarrë “hapa të guximshëm” duke ndryshuar emrin e vendit për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë.

Përgëzimi i tyre u mirëprit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca për njohjen dhe theksimin e hapave që ne ndërmorëm si një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin ballkanik dhe europian,” shkroi Zaev në Tëitter pas takimit të hënën.

Procesi i Berlinit, një nismë e mbështetur nga BE-ja për të rritur bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndihmuar përpjekjet e tyre për integrimin europian, u nis në një samit në kryeqytetin gjerman në vitin 2014 dhe ka pasur samite të mëdha që përfshijnë liderë të BE-së dhe Ballkanit çdo vit që atëherë.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBEBIRNdemokracidialogEmmanuel MacronFrancaGjermaniaHashim ThaçiIntegrimiInterpolKosovëKosovë-SerbiliraMacronMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëdhëniet Kosovë-SerbimarrëveshjeMasamediat serbeMerkelNATOnegociataPrishtinaProcesi i BerlinitprogressamitSamitiSerbiSerbiaSHBAShtetet e BashkuaraVendimVendimivuçiçzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Kryeprokurori i Lushnjes, Çlirim Shahini probleme me pasurinë dhe figurën

KPK shkarkoi prokurorin Çlirim Shahini “fshehu hotelin në Sarandë”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.