AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar – Juliana Memaj – kryetare e bashkisë Ura Vajgurore

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Juliana Memaj

Testi aritmetik-logjik i pasurisë së deklaruar i nxjerr një vit të karrierës me probleme kryetares së bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj.  

Juliana Memaj u zgjidh në vitin 2015 në krye të bashkisë Ura Vajgurore si përfaqësuese e Partisë Socialiste me mbështetjen e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

E diplomuar si juriste dhe ekonomiste, Memaj ka një karrierë të gjatë në administratën publike qendrore dhe vendore. Ajo ka punuar si Këshilltare e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në Avokaturën e Shtetit, në Drejtorinë e Postave dhe në studion e saj ligjore private.

Përpara se të zgjidhej kryetare, Memaj ka punuar si juriste në bashkinë e Urës Vajgurore, inspektore pranë zyrës juridike të qarkut Berat si dhe këshilltare ligjore me kohë të pjesshme në disa ish-komuna. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtarë e disa bordeve vendore. [lexo CV-në].

Në zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, Memaj siguroi fitoren në bashkinë e Urës Vajgurore duke marrë mbështetjen e 58.28 % të votuesve.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e të kryetares së bashkisë së Urës Vajgurore në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja Memaj nga viti 2014 deri në 31 dhjetor të vitit 2017. [kliko këtu për skedën në pdf]

Ne deklaratën e depozituar në ILDKPKI para fillimit të detyrës, kryebashkiakja e Urës Vajgurore regjistronte një pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh. Në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar e subjektit ka arritur një vlerë prej gati 5.7 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 1.3 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga likuiditete në bankë me vlerë 3.7 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 1.9 milionë lekë.

Pasuria e paluajtshme familjare e subjektit përbëhet nga 1/6 e pronësisë së një shtëpie banimi në Sarandë me vlerë 1.4 milionë lekë dhe ½ e 1672 m2 tokë më vlerë 400 mijë lekë. Znj, Memaj përpara se të bëhej kryebashkiake ka zotëruar aksione në një kompani për mbarështimin e gjedhit –Amaltea Sh.p.k , të cila ia ka shitur të vjehrrit në vitin 2015-të për shumën simbolike 25 mijë lekë.

Gjatë viteve 2014-2017, subjekti ka pasur të ardhura familjare në vlerën 9 milionë lekë, të cilat vijnë si rrjedhojë e pagës për shkak të funksionit dhe pagës së bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

Kontrolli aritmetik-logjik krahason të dhënat financiare familjare si dhe informacione të tjera me deklarimet e mëparshme, për të “identifikuar të dhëna mbi të ardhura ilegale të fshehura” në transaksionet e kryera nga politikanët, sipas manualit të Këshillit të Europës për analizimin e të ardhurave dhe aseteve të zyrtarëve publikë.

Me fjalë të tjera, ky kontroll shpjegon nëse paratë që politikani deklaron se ka përfituar  përputhen me asetet dhe paratë e shpenzuara prej tij.

Mospërputhjet mes të ardhurave në hyrje dhe shpenzimeve të kryera nuk janë domosdoshmërisht të paligjshme. Megjithatë, këto mospërputhje ngrenë “flamuj të kuq”, që normalisht kërkojnë verifikime të thelluara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Nga katër deklarata e kryebashkiakes Memaj të analizuara nga BIRN, për një vit u konstatuan probleme në kontrollin aritmetik-logjik.  Shuma e pajustifikuar rezulton 1,082,774 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar.

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bërë dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit dhe zbuloi probleme që sipas standardeve ndërkombëtare cilësohen si flamujt të kuq dhe duhet të shtynin ILDKPKI-në për të ndërmarrë një hetim administrativ të plotë.

Në vitin 2017 bashkëjetuesi i subjektit ka deklaruar: lidhjen e një kontrate sipërmarrje me datë 07.09.2017, pas revokimit me datë 06.09.2017 të kontratës datë 25.03.2011, ndryshim midis vlerës së kontratës 950 euro. Nga ky deklarim, konstatohet se kontrata e datës 25.03.2011 nuk është deklaruar në vitet e mëparshme, si rrjedhojë dhe të ardhurat e krijuara nga revokimi i kontratës e të depozituara pjesërisht në Bankën Intesa San Paolo, janë të pa justifikuara për vitin. Nga ana tjetër nuk ka të dhëna për objektin e kontratës së sipërmarrjes datë 07.09.2017.

Deklarata para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkëjetuesiBeratBIRNEuroflamuj të kuqHetimILDKPKIInspektoreIntesa San PaoloJuliana MemajKontrolliParaPartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriaraportreporterreporter.alSHshqipSkedaURAUra VajguroreZgjedhjet
Tjetri
Pushteti në rënie i Trump dhe zemërimi në rritje

Pushteti i butë amerikan në epokën e Trump

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.