AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi përballet me vetingun

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Prokurorise se Pogradecit, Sotir Kllapi pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Prokurori Sotir Kllapi kaloi pa probleme filtrat e vetingut për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për favorizimin e të pandehurve në një çështje për armëmbajtje pa leje dhe një të dytë për shitje narkotikësh.

Drejtuesi i Prokurorise se Pogradecit, Sotir Kllapi pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë dhe pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, ndërkohë që trupi gjykues ngriti pikëpyetje mbi dy çështje të hetuara prej tij.

Procesi i vetingut për Kllapin po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm John Leonardo.

Prokurori Sotir Kllapi ka marrë raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasidikuar, DSIK.

Relatori i çështjes, Roland Ilia tha në seancë se hetimi i pavarur ka konfirmuar të dhënat e ILDKPKI se subjekti ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për pasurinë e tij, e cila përbëhet vetëm nga likujditetet bankare dhe kursimet në cash.

“Prokurori Sotir Kllapi ka blerë kuota në fondin Raiffeisen INVEST në 21 tetor të vitit 2016, në vlerën e 2.5 milionë lekëve. Si burim të krijimit të kësaj pasurie ai ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga pagat dhe dhurimet në vite prej prindërve,” tha Ilia në seancë. Por ai evidentoi një pasaktësi në deklaratën “vetting” lidhur me mospasqyrimin e burimit të kursimeve cash në 2009 në shumën 1.1 milionë lekëve dhe 500 eurove.

Relatori evidentoi gjithashtu në seancë se drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit nuk ka deklaruar shpenzimet për qiranë. Sipas deklaratave të pasurisë, Kllapi jetonte deri në fund të vitit 2017 në Qytetin Studenti përmes kontratës së qirasë me vlerë 8 mijë lekë në muaj.

“Subjekti ka dhënë shpjegimet e tij se shpenzimet e qirasë janë në vlera më të vogla se ato që detyron ligji për të deklaruar,” tha relatori Ilia.

Dyshimet për favorozim të të pandehurve

Ndryshe nga dy kriteret e mësipërme, Komisioni ngriti problematika për çështje hetimore të hetuara nga prokurori Sotir Kllapi si pjesë e vlerësimit të aftësive profesionale. Sipas relatorit Ilia, janë konstatuar shkelje në një çështje që prokurori Kllapi ka hetuar në ngarkim të shtetasit P.Xh., për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, çështje kjo e pushuar. Relatori Ilia pohoi se subjekti kishte pranuar se qëndronin konstatimet e Komisionit për gabime materiale dhe kishte shtuar se pushimi i çështjes nuk kishte sjellë pasoja dhe vendimi ishte lënë në fuqi prej gjykatës.

Komsioni u ndal edhe në hetimin e shtetasit F.B., njëherë në vitin 2015 për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe një herë tjetër në vitin 2018 për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Relatori Ilia u shpreh se të dy çështjet ishin hetuar nga prokurori Kllapi dhe se “dukej sikur ishte favorizuar i proceduari”.

Komisioni ka evidentuar edhe një tjetër rast, kur prokurori Sotir Kllapi ka hetuar katër persona për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Sipas relatorit Ilia, ka rezultuar se vetëm për dy prej personave ka shkuar çështja në gjykim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa për një prej të proceduarve ishte ngitur akuzë për moskallëzim dhe për të katërtin ishte pushuar hetimi. Sipas Komisionit, nga verifikimi i dosjes në fjalë janë ngritur dyshimet se ka favorizim të personave të hetuar.

Ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Pogradecit janë kryer disa denoncime nga publiku, por Komisioni nuk ka gjetur indicie në to.

Prokurori Sotir Kllapi tha para Komisionit se ishte përgjithësisht dakort me gjetjet dhe se e vlerësonte procesin e kryer për të. Pavarësisht se nuk preferoi të jepte shpjegime të mëtejshme duke thënë se i kishte paraqitur ato me shkrim, kryesuesi i trupës gjykuese, Lulzim Hamitaj i kërkoi që të sqaronte rrethanat në të cilat kishte vendosur kualfiikimin e akuzave për dy çështjet ku dyshohej se mund të kishte favorizuar të pandehurit.

Në rastin e “armëmbajtjes pa leje në banesë”, prokurori Kllapi tha se ishte bazuar në vendin e ngjarjes. Ai sqaroi se policia kishte referuar informacione operative se personi në fjalë mund të lëvizte me armë pa leje me vete dhe ishte mbajtur në vëzhgim për disa orë. Sipas Kllapit, F.B., ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar në një ambient që dikur mund të ketë qenë lokal. Sipas tij, atje kanë shkuar edhe dy persona të tjerë që janë thirrur nga pronari i ambjentit që ka qenë i mbyllur dhe jo i dukshëm për publikun. Prokurori Kllapi e konsideroi të drejtë akuzën që kishte ngitur, pasi ambjenti në fjalë mund të konsiderohej si banesë dhe jo si një ambjent publik.

“Akuza është gjetur e drejtë edhe nga gjyqtari i seancës paraprake, ai që e ka gjykuar në themel në Shkallë të Parë dhe nga gjyqtari i Apelit,” tha prokurori.

Ndërsa lidhur me hetimin e katër personave për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryesuesi Lulzim Hamitaj ngriti pyetjen se përse nuk ishte ngritur akuza e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pasi kishte të dhëna se personat e proceduar ishin kapur me drogë edhe në Maqedoni.

Prokurori Sotir Kllapi shpjegoi se hetimi ndaj katër personave kishte nisur pas referimeve të policisë së Korçës, që kishte marrë informacione operative nga homologët maqedonas pas kapjes së dy prej të proceduarve në Strugë të Maqedonisë dhe deportimit të tyre. Sipas prokurorit Kllapi, nga hetimet ishte konkluduar se dy prej personave ishin të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kurse një prej katër të proceduarve kishte rezultuar se kishte pasur dijeni, por se nuk kishte kryer veprime konkrete. Për personin e katërt, Kllapi tha se ishte pushuar hetimi pasi përgjimet kishin konfirmuar se ai nuk ishte në dijeni të lëndës narkotike.

Në fund të seancës dëgjimore, prokurori Sotir Kllapi kërkoi konfirimin e tij në detyrë. KPK do të shpallë vendimin më datë 13 maj, ora 09:30.

Etiketa: AkuzaArmëDSIKGjykatëGjykatësgjykimHetimetILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKlulzim hamitajMaqedoniNarkotiknarkotikëPagatParapasojaplagosjePoliciaProcesi i vetingutprodhimProkuroriRaiffeisenraportRoland IliaSHSotir KllapiVendimiVettingVëzhguesit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Rajmonda Balilaj-kryetare e Bashkisë Patos

Skeda e pasurisë së deklaruar-Rajmonda Balilaj-kryetare e Bashkisë Patos

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.