AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Rajmonda Balilaj-kryetare e Bashkisë Patos

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj. Foto: Facebook/rajmondabalilaj.

Kryetarja e bashkisë së Patosit në dy mandate, Rajmonda Balilaj zotëron pasuri familjare të deklaruar në vlerën e 6.7 milionë lekëve, ndërsa të ardhurat kryesore janë siguruar nga shfrytëzimi i një toke të mbjellë me lajthi, pronësia e së cilës ishte në konflikt gjyqësor.Rajmonda Balilaj u zgjodh në krye të Bashkisë së Patosit në zgjedhjet vendore të vitit 2011 si dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2015, si kandidate e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Znj. Balilaj e ka filluar karrierën e saj në fillim të viteve ’90, pas përfundimit të studimeve universitare në degën Financë të fakultetit Ekonomik në Tiranë. Ajo ka kryer gjithashtu studimet Master në Administrim Publik pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës. [Lexoni CV-në]

Znj. Balilaj është angazhuar në politikë prej vitit 2000 dhe është aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Nën siglën e kësaj partia, ajo fitoi mandatin e parë në krye të bashkisë së Patosit në vitin 2011 dhe mandatin e dytë në zgjedhjet vendore të vitit 2015, kur fitoi me 61.78% të votave.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja Rajmonda Balilaj nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetarja e bashkise Patos, Rajmonda Balilaj.

Kryetarja e bashkisë së Patosit deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.1 milion lekë në vitin 2011, kur deklaroi për herë të parë interesat private pranë ILDKPKI. Referuar deklaratës “Para Fillimit të Detyrës”, znj.Balilaj deklaronte pronësinë mbi një shtëpi banimi dhe 490 m2 truall, blerë nga privatizimi i Ndërmarrjes Bujqësore, një objekt 30 m2 për ushtrim biznesi me vlerë 200 mijë lekë, një automjet si dhe një depozitë bankare prej 1390 dollarësh me burim dhuratë nga motra.

Në vitin 2011, Znj. Balilaj deklaronte gjithashtu 16 mijë m2 tokë të përfituar përmes ligjit 7501, por që nuk ishte regjistruar për shkak se ndodhej në konflikt gjyqësor.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakes së Patosit është rritur me 6 herë dhe kap vlerën e 6.7 milionë lekëve. Ajo ndahet në 2.5 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 2.2 milionë lekë likujditete bankare dhe automjet me vlerë rreth 1.9 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2011-2017 janë 17.5 milionë lekë. Zëri kryesor në këtë kategori janë të ardhurat nga shfrytëzimi i tokës bujqësore të mbjellë me lajthi [pronësia e së cilës ishte në proces gjyqësor] në vlerë 6 milionë lekë ose 34.32% e të ardhurave.

Paga nga funksioni i kryebashkiakes ka siguruar 32.55%, ndërsa paga e bashkëshortit nga “Albpetrol” dhe e vajzës nga bashkia e Fierit kanë siguruar së bashku 24% të të ardhurave. Familja Balilaj ka siguruar të ardhura më të vogla nga aktiviteti privat i bashkëshortit në fushën e produkteve për mbrojtjen e bimëve në masën 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik krahason të dhënat financiare familjare si dhe informacione të tjera me deklarimet e mëparshme, për të “identifikuar të dhëna mbi të ardhura ilegale të fshehura” në transaksionet e kryera nga politikanët, sipas manualit të Këshillit të Europës për analizimin e të ardhurave dhe aseteve të zyrtarëve publikë.

Kontrollit aritmetik/logjik iu nënshtruan 7 deklarata pasurie të Znj. Balilaj, të cilat rezultuan pa probleme. Por BIRN identifikoi si “flamur të kuq” trefishimin e hapësirës së një dyqani të përdorur për aktivitetin privat të bashkëshortit të Znj.Balili.

Në deklaratën e parë, kryetarja e bashkisë së Patosit deklaron pronësinë mbi një objekt me sipërfaqe 30 m2, të blerë për 200 mijë lekë. Ndërsa në vitin 2012, sipërfaqja e dyqanit zgjerohet në 90 m2, por nuk deklarohen të dhëna mbi mënyrën e përfitimit të pronësisë apo investimin e kryer. I vetmi sqarim është ai i shënuar nga regjistruesi “k.shitje 1 890 000 lekë”.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me aplikimin për legalizim të një garazhi në vitin 2014, pronë e cila nuk rezulton e deklaruar më parë. Burimi i kësaj prone janë të ardhurat nga pagat dhe të ardhurat nga shitja e lajthisë.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014  

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AlbpetrolAnalizëBashkiaBashkia e FieritBIRNflamur i kuqGjyqILDKPKIKandidatekonfliktKontrollikryetarMASmasterPagatParaPartiaPartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriaPatosprivatizimiRajmonda Balilajraportreporterreporter.alSHshqipSkedaTiranëZgjedhjet
Tjetri
“Mbreti” i kazinosë: Skema e përfshirjes së Ervis Martinajt në tregun ilegal të bixhozit

Prokuroria kundërshton në Apel lirimin e Ervis Martinajt

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.