AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë – Edmond Themelko – kryetar i bashkisë Pustec

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edmond Themelko

Pasuria e deklaruar e kryetarit të bashkisë së Pustecit, Edmond Themelo ka regjistruar luhatje të vogla gjatë dekadës së fundit ndërkohë që të ardhura e tij kanë ardhur kryesisht nga funksioni, bujqësia dhe blegtoria dhe turizmi.

Edmond Themelko u zgjodh për herë kryetar i bashkisë së Pustecit në vitin 2015-të si kandidat i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian me 80.9 % të votave. Kjo parti e minoriteti maqedonas ishte pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane, e cila udhëhiqej nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Megjithatë, ‘suksesi’ i Themelkos në zgjedhje duket se i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Sipas deklaratës së tij te dekriminalizimit të dorëzuar në prill 2016, zoti Themelko ka pasur probleme me drejtësinë në Maqedoni  – ku akuzohet se ka ndihmuar ish-kryeministrin e djathtë Nikola Gruevski për manipulimin e zgjedhjeve në vendin fqinj. Ai ka listuar në formularin e dekriminalizimit dhe një dënim penal të vitit 1995, të cilit i referohet thjeshtë si “dënim me kusht për kundravajtje penale në bazë të ligjit për aksizë”.

Përpara krijimit të bashkisë minoritare të Pustecit, Themelko ka drejtuar që nga viti 2007 e deri në vitin 2015-të Komunën Liqenas.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e kryetarit të bashkisë Pustec në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Themelko nga viti 2007 deri në 31 dhjetor të vitit 2017. [kliko për skedën në pdf]

Në vitin 2007, në deklaratën para fillimit të detyrës, Themelko ka deklaruar një pasuri prej 2.8 milionë lekë, Pasuria e tij e deklaruar një dekadë më vonë kap një vlerë vetëm 8 mijë lekë më të madhe, për një total të regjistruar në fund të dhjetorit 2017 prej 2.88 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga një shtëpi banimi një katëshe me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të luajtshme 1.38 milionë lekë – makinë Chevrolet Captiva. Themelko nuk ka deklaruar likuiditete në bankë dhe as likuidet cash në periudhën 2007-2017, çfarë ngre pikëpyetje se ku i depozitohet rroga nga bashkia e Pustecit.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 12.7 milionë lekë, nga të cilat 9.3 milionë ose 73% vijnë nga paga për shkak të funksionit, 1.57 milionë lekë vijnë nga bujqësia dhe blegtoria dhe 1.1 milionë lekë nga turizmit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik i subjektit në 11 vite rezultoi pa probleme.

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bëri dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit. Nga ky kontroll rezulton se subjekti deklaron të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe turizmi në vlerën 2,7 milionë lekë gjatë periudhës që ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë (2007-2017), por nuk shpjegon nëse ka paguar tatimin mbi këto të ardhura.

Deklarata para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkiaBIRNBlegtoriaEdmond ThemelkoGruevskiILDKPKIKontrollikryetarLëvizja Socialiste për IntegrimMaqedoniNikola GruevskiParaPartiaPartia Socialistepasuriaraportreporterreporter.alshqipSkedaTurizmizgjedhje
Tjetri
Deputetët e Kosovës hartojnë një rezolutë duke e akuzuar Serbinë për gjenocid

Deputetët e Kosovës hartojnë një rezolutë duke e akuzuar Serbinë për gjenocid

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.