AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Histori që nuk mund të përfundojnë mirë

Harold JamesngaHarold James
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Autori Harold James

“Eksperimentimi me qasjen ndaj krizave dhe narrativat e dala prej tyre janë një lojë e rrezikshme, ku edhe vetë historianët e përfshirë i shtojnë benzinë zjarrit,” – argumenton Harold James.

Autori Harold James

Në botën e sotme joracionale të lajmeve të rreme dhe politikave të pandershme, një matra e re është shfaqur: lidhet e gjitha me narrativat. Pushteti sot gjendet në aftësinë e dikujt për të treguar një histori. Si rast marrim presidentin e zgjedhur ukrainas Volodymyr Zelensky, një komedian eksperienca e vetme politike e të cilit është fakti që luajti rolin e një presidenti në TV. Zelensky mundi Petro Poroshenkon që mbante më parë detyrën, sepse ai e dinte si të vërtiste historinë.

Politika performative aktuale përfaqëson një thyerje të ndjeshme nga shekulli në të cilin shkenca sociale nxiste qeverisjen. Deri së fundmi, politikëbërësit synonin të ofronin vlerësime empirikisht bindëse – megjithëse shpesh të thjeshtuara – për probleme si varfëria, sëmundjet dhe dhuna për të ndërtuar mbështetje politike për zgjidhje të bazuara te provat.

Pas viteve 1930, kjo qasje teknokratike mori formë nga ekonomistët që përdorën llogaritjet kombëtare të të ardhurave për të menaxhuar kushtet makroekonomike. Duke u bazuar në një kornizë konceptuale të drejtpërdrejtë krijuar nga ekonomisti britanik John Maynard Keynes, ata e panë mangësinë në kërkesë si rrënjën e shkakut të punësimit të pamjaftueshëm dhe kapacitetit të tepërt. Njëkohësisht, ata  respektuan një teori ekonomike që lidhte zhvillimin monetar me inflacionin. Në të dyja rastet, ishte një mekanizëm i thjeshtë shkakor, e përfshirë në lakimin e Phillips, për kontrollimin e papunësisë dhe çmimeve.

Kejnezianizmi humbi dakordësinë gjatë stanjacionit në vitet 1970, kur papunësia dhe inflacioni u rritën njëkohësisht në SHBA dhe ekonomi të tjera të përparuara. Dhe megjithëse kriza financiare e vitit 2008 përkoi me përshkrimin e “kthimit të mjeshtrit” nga biografi i Keynes, Robert Skidelsky, momentumi drejt Kejnezianimit të ri rezultoi jetëshkurtër. Në vend të kësaj, bota mori përsipër një eksperiment masiv në lehtësimin monetar.

Ndërkohë, politikëbërësit gjatë viteve pas krizës u bënë thellësisht ambivalent drejt deficiteve fiskale. Nga njëra anë, ata u shqetësuan se nivelet e borxhit në disa vende ishin paqëndrueshmërisht të larta; në anën tjetër, ata u ngushëlluan te termi se një botë që pluskon në lehtësim monetar do të mund të financojë daljen nga meseleja.

Por ky konfuzion politik dhe mbështetje në aritmetikë iluzionare kujton eksperiencën sovjetike të viteve 1920 dhe 1930. Në ekonominë e planifikuar nga sovjetikët, çmimet viheshin nga shteti dhe interesi ndaj kapitalit ishte efektivisht zero. Kjo nënkuptonte se kosto e financimit ishte e njëjtë për një projekt infrastrukturor madhështor sikurse për çdo gjë tjetër. Dhe kështu, në planifikimin e një hekurudhe, inxhinierët hiqnin gjithë ndalesat duke kaluar tunele nëpër male thjesht për të shmangur nivelin e ngritur.

S’është e nevojshme të thuhet, realiteti shpejt u kuptua nga autoritetet. Teksa më gjithnjë e më shumë projekte nuk përfundoheshin, planifikuesit sovjetikë u përpoqën të mbulonin dështimet duke i deklaruar ato një sukses. Por ato dukeshin pa lidhje dhe rezultati ishte një humbje e besimit tek teknokratët në përgjithësi.

Kriza financiare e 2008-ës krijoi një humbje të ngjashme besimi. Një ngjarje aq komplekse me shumë kauza, e vetmja mënyrë për ta shpjeguar atë ishte të tregohej një histori e drejtpërdrejtë. Kështu, shumë njerëz nisën të besojnë se rrënimi lidhej me shkatërrimin e ekonomisë bashkëkohore. Realiteti ishte më i ndërlikuar. Sigurisht, ekonomistët në krye të 2008 kishin neglizhuar paranë dhe financën; por modelet ekonomike standarde dhe më të vjetra janë ende shumë efektive në vlerësimin e impaktit të politikës. Çfarë nuk funksionoi ishte një qasje specifike analitike që mbështetej shumë pak në të dhëna kur llogaritej rreziku.

Njerëzit janë të prirur të ndikohen nga historitë. Duke e njohur këtë fakt, trupat ndërkombëtarë si Forumi Ekonomik Botëror, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore tani i organizojnë takime e tyre vjetore rreth kërkimit të një “narrative të re” për të zëvendësuar neoliberalizmin.

Historianët, sigurisht, kanë kuptuar gjithnjë fuqinë e narrativës. Roma e lashtë ia kishte borxh supremacinë poetit Virgjil po aq shumë sa August Çezarit; dhe Anglia e shekullit 17 mori më shumë nga fuqia e Shekspirit dhe Bibla e mbretit Xhejms sesa nga Mbretëresha Elizabet. Dhe megjithatë, narrativat e sotme mund të jenë shumë ambicioze, duke gjurmuar mangësitë bashkëkohore te problemet fundamentale dhe të lashta si lakmia – një emocion bazik që më parë lidhej me koprracinë – dhe institucionet që kanë ekzistuar prej shekujsh

Për fat të keq, kjo është një nga pasojat e krizës financiare. Thellësia e pasigurisë ekonomike dhe politike i ka kthyer historianët në ekspertë, kritikat e të cilëve për shkencat sociale aktuale ndikohen pa të drejtë nga narrativat sipërfaqësore. Më keq akoma, shumë historianë kanë filluar t’ia japin autoritetin e tyre akademik përshkrimit të politikave që janë edhe më problematike sesa kanë propozuar ekonomistët para dhe pas krizës.

Për shembull, duke ofruar vlerësime të gabuara për centralitetin e sovranitetit në traditën kushtetuese të Britanisë, një numër historianësh të njohur kanë luajtur një rol shkatërrimtar në nxitjen e krizës së Brexit. Ata i bënë votuesit britanik të besojnë se largimi nga Bashkimi Europian nuk është i ndryshëm nga deklarimi i sovranitetit të Henrit VIII kundrejt Romës.

Nëse hisorianët do të marrin pjesë në debate të rëndësishme politike, ata duhet të ofrojnë një kontekst më të gjerë për kuptimin e çështjeve. Kur ata çojnë përpara narrativa të thjeshta që përfshijnë përshkrime specifike politikash, ata janë shpesh më të rrezikshëm sesa shkencëtarët socialë.

Dija e pjesshme historike i shërben miteve kombëtare – Reformimi ose kriza e Mekanizmit të Normës së Këmbimit të 1992 si një model për Brexit; Beteja e Poltavës për Rusinë bashkëkohore – duke shkaktuar konfuzion, mbjell grindje dhe sjell dëmtim. Me një kor në rritje “të mashtruesve” që çojnë përpara “dogma” të tilla, është detyrim i gjithë analistëve të tjerë të kujdesshëm që të tregojnë të vërtetën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Stories That Can’t End Well

Etiketa: Bashkimi EuropianBrexitdebatedetyrimdhunaekonomiHarold JamesInflacionikostoKrizakushtetuesembështetjeParaProject SyndicatePunëromRomaromëSHSHBAShkencaVolodymyr Zelenskyvotuesit
Tjetri
KLP merr rolin e gjykatës: Qortime dhe përgënjeshtrim ndaj mediave

Autoriteti i Dosjeve apelon vendimin gjyqësor për Bujar Sheshin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.