Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Konflikti interesit, kryetarja e Kolegjit jep dorëheqjen nga shqyrtimi i gjyqtarit Artur Malaj

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
15:57 | 10/05/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, KPA, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Natasha Mulaj zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Natasha Mulaj zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Pasi BIRN hodhi dritë mbi akuzat për konflikt interesi midis gjyqtarit të Gjykatës Administrative Artur Malaj dhe kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i ankimit të Komisionerit Publik kundër subjektit të rivlerësimit.

Kryetarja e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, KPA, Natasha Mulaj, relatorja, Rezarta Schuetz dhe anetarët, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, gjatë një seance të KPA,

Një trupë gjyqtarësh të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pritet të mblidhen për të shqyrtuar heqjen dorë të kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj nga shqyrtimi i çështjes nr. 34/2018, datë 13.11.2018, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Dorëheqja e kreut të KPA-së nga çështja zbulohet nga një urdhër delegimi kompetencash i datës 7 maj për gjyqtarin Luan Daci, i cili është  publikuar në fletoren zyrtare.  E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, gjyqtarja Mulaj nuk komentoi menjëherë të premten mbi arsyet e heqjes dorë nga gjykimi.

Megjithatë, në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi, KPA sqaroi se gjyqtarja Mulaj ka dhënë dorëheqjen me datë 16 prill dhe 3 ditë më vonë është hedhur shorti për caktimin e trupit gjykues që do të shqyrtojë kërkesën e për heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes.  Trupi gjykues i zgjedhur me short është i përbërë nga gjyqtarja Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes do të mbahet me 27 maj 2019. *

Dorëheqja e gjyqtares Mulaj vjen pas një investigimi të BIRN, i cili raportoi me datë 15 prill, se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po shqyrtonte një ankim për konflikt interesi ndaj gjyqtares Natasha Mulaj, e cila akuzohet për konflikti interesi pas përfshirjes së familjarëve të saj në një çështje gjyqësore me një subjekt rivlerësimi.

Lexo më shumë:

  • ONM peshon akuzat për ‘konflikt interesi’ ndaj kryetares së KPA, Natasha Mulaj

Akuzat ndaj kreut të KPA-së, Mulaj rrjedhin nga një çështje për “sigurim padie” në Gjykatën Administrative të Apelit, e ngritur kundër bashkisë Tiranë për kundërshtimin e një lejeje ndërtimi nga shoqëria ‘Construction Management Alliance Albania’ dhe të tjerë – e cila u shqyrtuar nga një trupë gjykuese e udhëhequr nga gjyqtari Artur Malaj.

Kompania ‘Construction Managment Alliance Albania’  është në pronësi të shtetasit Admir Mulaj – vëllai i gjyqtares së Kolegjit, Natasha Mulaj.

Me vendim të datës 9 maj, trupa gjykuese e Gjykatës Administrative e udhëhequr nga Artur Malaj dhe anëtar Rilinda Selimi dhe Lindita Selimi ka vendosur në favor palës paditëse, e cila përfshin dhe familjarët e kreut të KPA-së, duke marrë masë sigurie kundër lejes së ndërtimit.

Malaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Çështja ndaj tij pritet të gjykohet nga një trupë prej pesë gjyqtarësh, e cila përfshin dhe kreun e KPA-së, Natasha Mulaj.

Pala e paditur e akuzon gjyqtarin Malaj për shkelje proceduriale në procesin administrativ, që sipas tyre vijnë si pasojë e interesave të këtij të fundit për të kaluar procesin e vetingut si dhe interesave të familjarëve të gjyqtares Mulaj në këtë çështje.

I pyetur nga BIRN, gjyqtari Artur Malaj i ka mohuar akuzat për konflikt interesi duke deklaruar se nuk kishte njohje me kreun e KPA-së dhe as me familjarët e saj.

*Ky artikull është amenduar me datë 21.05.2019 për të reflektuar të dhënat e marra nga KPA me kërkesë për të drejtë informimi mbi datën e seancës dhe trupin gjykues që do të shqyrtojë dorëheqjen e zonjës Natasha Mulaj nga çështja nr. 34/2018.

Etiketa: Artur Malaj
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Selfo Kapllani-kryetar i Bashkisë Kuçovë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Selfo Kapllani-kryetar i Bashkisë Kuçovë

Më të lexuarat

Natasha Mulaj zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Konflikti interesit, kryetarja e Kolegjit jep dorëheqjen nga shqyrtimi i gjyqtarit Artur Malaj

15:57 | 10/05/2019
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.