AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

E Gdhendur në Gur, Rruga Kombëtare SH 37 (Foto)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Panoramë nga Lugina e Matit fotografuar nga rruga Burrel-Krujë më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

E shënuar në hartë si “rrugë kombëtare” një segment prej 50 kilometrash lidh qytetin e Burrelit me atë të Krujës duke kapërcyer male të larta të mbuluara nga pyje dhe përplot burime ujore që ofrojnë një spektakël të këndshëm.

Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Ka një rrugë për të vajtur nga Tirana në Burrel dhe një aventurë. Rruga është ajo që kalon pëgjatë luginës së lumit Mat, zgjat 90 kilometra dhe ka që mendojnë se është rruga më piktoreske në Shqipëri. Rruga gjarpëron përmbi kodra duke ndryshuar nivel disa herë e duke ofruar njëherësh panorama malesh të larta e disi të largëta ashtu edhe pllaja që në pranverë qëllon të jenë të mbushura me lule dhe që kulloten nga lopët. Rruga e Matit dhe e Dibrës është gjithashtu një nga segmentet e fundit të rëndësishme në vend që ka mbetur me standardet e Luftës së Dytë Botërore, me kthesa të ngushta që nuk lejojnë shpejtësi mesatare më të madhe se sa 40 kilometra në orë. Megjithatë, në total kjo rrugë 90 kilometra e gjatë han dy orë.

Aventura është krahasimisht më e shkurtër në kilometra por shumë më e gjatë në kohë. Kjo ishte rruga e zgjedhur për kthimin nga qyteti i Burrelit për në Tiranë dhe kërkoi rreth 4 orë me makinë, duke përfshirë edhe ndalesat e shumta për fotografi apo për të shijuar panoramën. Ajo është etiketuar me emrin jo shumë të përshtatshëm “rruga kombëtare SH37”. Për pjesën më të madhe është e asfaltuar. Për një segment prej rreth 15 kilometra ajo është lënë në kalldrëmin e vet historik. E gdhendur në një mal të fortë, ajo kryen një ngjitje të jashtëzakonshme nga 300 metra mbi nivelin e detit në 1250 metra, duke çarë përmes një lugine të mbushur me pyje ahu e pishe si dhe të çarë nga një numër i madh rrëkesh, përrenjsh e ujëvarash. Në pjesën më të madhe, rruga është tashmë e troshitur dhe kalldrëmi antik është zhdukur. Por për disa kilometra pranë Qafështamës kalldrëmi ka mbijetuar relativisht mirë duke krijuar pamje të kthimit në një kohë të shkuar.

Moti këtë të martë (14 maj 2019) ishte me re dhe shi, por uji i bollshëm i zonës përgjatë rrugës, pyjet e dendura dhe lartësia e madhe e maleve përreth të krijonin përshtypjen se zona përjeton vetëm mot me shi dhe mjegull.

E gjithë lugina nga ana e Matit është pothuajse tërësisht e pabanuar. Unë rastisa vetëm një makinë në rrugë gjithsej. Pjesa më problematike e rrugës është aty ku kalldrëmi historik është rrëzuar, por në tërësi, një makinë gjysmë e lartë mjafton për një aventurë të tillë.

Pasi kalon Qafështamën, rruga deri në Krujë është asfaltuar një dekadë më parë dhe ofron një surprizë tjetër të këndshme për këdo që nuk e ka parë ende “Malësinë e Krujës”. Një rrugë gjarpëron në mënyrë të vazhdueshme përmes luginave dhe në faqe të maleve të njëpasnjëshme deri sa del në Krujë, në një zonë që në përgjithësi është depopulluar shumë gjatë dekadave të fundit ndërsa natyra duket se është kthyer me forcë në hapësirën e lënë pas nga njerëzit.

Fotot janë në rend kronologjik.

Panoramë nga Lugina e Matit fotografuar nga rruga Burrel-Krujë më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Panoramë nga Lugina e Matit fotografuar nga rruga Burrel-Krujë më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Zbukurime në një mur mbajtës pranë fshatit Komsi në Mat. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Zbukurime në një mur mbajtës pranë fshatit Komsi në Mat. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Një fshat i vogël malor fotografuar nga rruga Burrel-Krujë më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Një nga shumë ujëvarat që hasen në këtë segment rrugor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Qen stani fotografuar pranë fshatit Cudhi më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Segment i rrugës Burrel-Krujë fotografuar më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Qen stani fotografuar pranë fshatit Cudhi më 14 maj 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pamje nga fshati Noja në Malësinë e Krujës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pamje nga fshati Noja në Malësinë e Krujës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Pranë Krujës.

Korrigjim: Një version i mëparshëm i këtij artikulli iu referua gabimisht rrugës në fjalë si rruga SH 33. Emri i saktë i rrugës është Sh37. Kërkojmë ndjesë për gabimin.

Etiketa: BIRNEmrifotografiGjergj ErebaraKESHKrujëMatPanoramaPYJepyjetQafështamëSHshqipShqipëriTirana
Tjetri
Leksione demokratike nga BE-ja

Leksione demokratike nga BE-ja

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.