AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Artistët shqiptarë analizojnë pasojat e censurës në regjimin komunist

Ivan DervishingaIvan Dervishi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Artistët shqiptarë dhe ata amerikanë diskutojnë mbi pasojat e censurës në artin e kohës. Foto: Ivana Dervishi

Duke kujtuar dhe analizuar të shkuarën e errët të regjimit komunist në Shqipëri, kineastë, shkrimtarë dhe studiues nga Shqipëria dhe SHBA biseduan të enjten për censurën dhe vetëcensurën në artin e asaj kohe.

Artistët shqiptarë dhe ata amerikanë diskutojnë mbi pasojat e censurës në artin e kohës. Foto: Ivana Dervishi

Censura dhe vetëcensura në Shqipërinë komuniste mblodhi të enjten një grup intelektualësh shqiptarë dhe të huaj, të cilët folën për kufizimin e lirisë së fjalës dhe të mendimit në veprat artistike të asaj kohe.

Poetja e njohur shqiptare, Luljeta Lleshanaku dha shembuj të censurës në kohën e komunizmit tek shkrimtarët dhe poetët, të cilat në ato kohë konsideroheshin si gabime ideore. Sipas Lleshanakut, letërsia ishte shumë e varfër në atë kohë dhe kishte mungesë të theksuar librash, aq sa njerëzit rilexonin disa herë të njëjtët tituj.

“Më e rrezikshme se censura ishte autocensura, ku vetë autorët e cungonin veprën e tyre, e sterilizonin atë,” tha Lleshanaku.”Arti zhvishej nga çdo formë kreative dhe njeriu bëhej të dukej sikur qe thjesht krah pune në socializëm,” shtoi ajo.

Lleshanaku kujtoi gjithashtu se si arti u përdor për të ndëshkuar intelektualët që konsideroheshin si të rrezikshëm nga regjimi. “Cilët ishin këta intelektualë të rrezikshëm? Ata që mendohej se infektonin publikun me personalitet,” tha Lleshanaku.

Sipas saj, censura prekte dhe lexuesit, duke i lënë të painformuar.

Kineasti Kujtim Çashku preku disidencën, rezistencën dhe propagandën në kinematografinë shqiptare të viteve 1952-1992. Duke analizuar jetën dhe veprën e brezave të kineastëve të asaj kohe, ai reflektoi se nuk pati ndëshkime për arsye kinematografike tek kineastët, por këto ndëshkime më tepër erdhën si pasojë e paranojës së regjimit.

“Nuk do të thosha se kinematografia shqiptare në atë kohë pati disidentë,” tha ai. “Censurën mund ta gjejmë te procesverbalet e skenarëve të hequr të filmave,” shtoi Çashku.

Piktori dhe arkitekti Maks Velo, ish i persekutuar nga regjimi komunist, u shpreh se ndryshe nga shkrimi dhe piktura, censura e komunizmit dukej më pak tek kinematografia.

“Kinemaja ishte shumë e kontrolluar, sepse ishte produkt kolektiv,” tha Velo, duke sqaruar për punët individuale si tek shkrimi, censura vinte më e drejtpërdrejtë. Kineasti Çashku e vazhdoi diskutimin e tij duke shtuar megjithatë se ka pasur rezistencë në kinemanë shqiptare gjatë komunizmit deri në njëfarë përqindje të vogël.

“Tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, aktori Viktor Gjika edhe pse i angazhuar në një film propagandistik ia doli të ngrinte pikëpyetje të caktuara mbi regjimin duke i bërë të dukeshin sikur i drejtoheshin pushtuesve në luftë,” tha ai.”Të vërteta shumë të mëdha janë thënë në filma nga personazhet negative duke folur me gjuhë të caktuar rezistence,” shtoi Çashku.

Duke vazhduar mendimin mbi vlerat që ka lënë arti vizual i asaj kohe, kineasti shpjegoi se ndikimi i propagandës i ka dhënë rëndësinë e dokumentimit të periudhës veprave kinematografike të asaj kohe, por nga aspekti artistik vlera e tyre qe e papërfillshme.

Profesori amerikan Bruce Ëilliams, i fokusuar në historinë e kinematografisë solli në takimin e të enjtes disa nuanca të censurës, me të cilat haseshin në po ato vite kineastët në Hollivud.

Sipas Ëilliams, Hollivudi kishte censurë duke përcaktuar gjërat që nuk duheshin bërë kategorikisht dhe nga ana tjetër, kodi i sjelljes në filma përcaktonte edhe gjërat për të cilat “duhej të tregohej kujdes”, si për shembuj trajtimi i fesë, seksualitetit, figurës së rendit etj.

“Kodi i sjelljes në filma lejoi vetëcensurën në kurriz të motorëve ekonomikë,” sqaroi ai, duke shtuar se kineastët e kohës kufizoheshin duke iu përmbajtur rregullave me mendimin “le ta bëjmë këtë film që të shesë”.

Në mbyllje të takimit, piktori dhe arkitekti Maks Velo iu rikthye edhe njëherë ballafaqimit me artin e asaj kohe.

“Asnjë nuk kërkon falje. Ke dëgjuar ndonjë artist [që i ka shërbyer regjimit komunist] të kërkojë falje që bëmë gabim që lavdëruam Enver Hoxhën?” pyeti ai retorikisht.

Çashku megjithatë e mbylli takimin duke u shprehur se regjimi dhe e shkuara duhet çmonuar përmes analizës së thellë dhe se rëndësi ka që e shkuara të mos kalojë në heshtje.

Etiketa: AnalizëCensuraIvana DervishiKELuljeta LleshanakuMaks VeloPunëregjimi komunistSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Sokol Binaj-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Sokol Binaj-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.