AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Qazim Sejdini-kryetar i Bashkisë së Elbasanit

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari aktual i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini. Foto: Facebook.

Pas 12 vitesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini largohet me një portofol pasurie të deklaruar prej 124 milionë lekësh [1.1 milionë USD].  Pasuritë e patundshme, kompanitë e biznesit dhe pronat e tjera të rrethit të ngushtë familjar.   Pas tre mandatesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, emri i Qazim Sejdinit nuk do të jetë më në listën e votimit për zgjedhjet e pritshme lokale të 30 qershorit. Partia Socialiste vendosi t’a zëvendësojë kryebashkiakuan kontrovers me prefektin aktual të qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Vetë Sejdini e ka nisur karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Ai kishte qenë më parë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Sejdini ka përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987. [Lexo CV-në e plotë]

Përgjatë 12 viteve të drejtimit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini është akuzuar gjithnjë e më shpesh nga opozita për lidhje me bandat që veprojnë në qytet. Në vjeshtën e vitit 2017, Prokuroria e Elbasanit përfshiu në një hetim të gjerë pasuror edhe rrethin e ngushtë familjar të Sejdinit-hetim ky që nuk prodhoi rezultate. Vetë Sejdini i ka hedhur poshtë akuzat si politike.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryebashkiaku i Elbasanit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini per vitet 2003-2017.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit zotëronte pasuri familjare me vlerë 94 milionë lekë në vitin 2003; kur deklaroi interesat e tij private në ILDKPKI. Ai deklaronte pronësinë mbi tre shtëpi banimi, dy zyra, sipërfaqe të konsiderueshme toke si dhe një magazinë prej 840 m2. Sipas deklaratave të tij, burimi i pasurisë ishte trashëgimia si dhe fitimet nga biznesi.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Sejdinit llogaritet në 124.5 milionë lekë me një shtesë mesatare vjetore prej 2.5 milionë lekësh në vit.

Pasuritë e patundshme përbëjnë zërin kryesor të pasurisë me një vlerë prej 109.5 milionë lekë. Kryebashkiaku deklaron gjithashtu 7.1 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 6.2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh si dhe pjesë kapitali prej 200 mijë lekësh.

Referuar deklaratave të pasurisë, familjarët Sejdini zotëronte aksione në tre kompani biznesi. Kompania kryesore është agjencia doganore “Ujori” me ortake të vetme bashkëshorten e kryebashkiakut, Xhuljana Sejdini. Në deklaratat e pasurisë nuk rezulton kapitali i kësaj kompanie, i cili sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve është 26.9 milionë lekë.

Kompania e dytë është A.I.D sh.p.k, e cila kishte fillimisht si ortake bashkëshorten e djalit dhe më pas Xhuljana Sejdinin. Pas deklarimit të humbjeve të konsiderueshme, kompania rezulton e çregjistruar.

Kompania e tretë “Radio Alsion” ka si aksioner të vetëm djalin e kryebashkiakut dhe e ushtron aktivitetin në fushën e transmetimeve audiovizive. Kompania zotëron gjithashtu portalin e lajmeve “Elbasani Neës”.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 129.9 milionë lekë. Të ardhurat kryesore në familjen Sejdini burojnë nga agjencia doganore “Ujori” e bashkëshortes në masën 55%, ndërkohë që pagat e familjarëve përbëjnë zërin e dytë me 24%.

Paga nga funksioni si kryetar bashkia i Z. Sejdini ka siguruar vetëm 13% të të ardhurave familjare. Vlera më të vogla financiare janë siguruar nga qiratë apo nga interesat bankare të parave të investuara në bono thesari.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultojnë pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë së Z.Sejdini u identifikuan një sërë “flamujsh të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me burimin e deklaruar të pronave të patundshme të tij dhe të fëmijëve.

Gjatë periudhës deklaruese, kryebashkiaku Sejdini dhe bashkëshortja e tij deklarojnë transaksione të përsëritura këmbimi pasurish të patundshme përmes kontratave përkatëse. Ata deklarojnë gjithashtu shtesë pasurie të patundshme, me burim trashëgiminë apo dhuratat.

Ndërsa në vitin 2007, Z. Sejdini ka deklaruar një kredi prej 15 milionë lekësh për llogari të biznesit, e cila nuk është përfshirë në këtë analizë, pasi nuk është objekt deklarimi, por i bilanceve të kompanisë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është deklarimi prej vajzës së kryebashkiakut të blerjes së një godine 3-katëshe nga ana e bashkëshortit të saj, në vlerën 85 mijë euro dhe me shpenzime për rikonstruksion prej 3.1 milionë lekësh. Burimi i blerjes së kësaj pasurie është një kredi bankare, por në deklaratë mungon kontributi i secilit prej bashkëshortëve në këtë pasuri.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” shtesën e pasurisë së vajzës së Sejdinit dhe bashkëshortit të saj me dy sipërfaqe trualli prej 81 m2 dhe 54.7 m2. Të dyja sipërfaqet deklarohen të jenë blerë nga Ministria e Financave në vlerën e 1.8 milionë lekëve, me burim të deklaruar të ardhurat e siguruara nga prindërit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë Para Fillimit te Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkiaBIRNBono thesariEmriEuroflamur i kuqGledian LlatjaHetimILDKPKIKapitaliKontrollikredikryetarLokaleMASMinistria e FinancaveOpozitaPagatParaPartiaPartia SocialistepasuriapresidentProkuroriaProkuroria e ElbasanitQazim Sejdiniraportreporterreporter.alSHshpenzimeshqipShqipëriSkedaZgjedhjet
Tjetri
KQZ: 7 deputetë dhe 5 kryetarë bashkie ndryshuan formularin e dekriminalizimit pas afatit

Vandalizimi i kishës rrit tensionet etnike në Mal të Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.