AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Altin Toska-kryetar i Bashkisë Cërrik

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari aktual i Bashkise Cerrik, Altin Toska. Foto: Facebook.

Kryetari aktual i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska ka shënuar një rritje të lehtë të pasurisë gjatë mandatit të tij, që rrjedh kryesisht nga rivlerësimi i njërit prej apartamenteve të zotëruara në Durrës.   Altin Toska u zgjodh kryetar i Bashkisë së Cërrikut në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i koalicionit të atëhershëm, Aleanca për Shqipërinë Europiane. Toska e fitoi mandatin e kryebashkiakut me 59.50% të votave.

Altin Toska është diplomuar për drejtësi në Fakultetin Juridik të Tiranës si dhe ka marrë titullin avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë. Në vitin 1998, Toska emigroi në drejtim të Italisë, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë së bashku me familjen. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i bashkisë së Cërrikut nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te Bashkise se Cerrikut, Altin Toska per vitet 2015-2017.

Kryebashkiaku Toska zotëronte pasuri familjare me vlerë 36 milionë lekë në vitin 2015; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në ILDKPKI. Ai deklaronte pronësinë mbi një shtëpi private së bashku me prindërit në Cërrik, një apartament dhe truall në qytetin e Durrësit si dhe një apartament në Breshia të Italisë. Toska deklaronte gjithashtu kursime në bankë dhe në cash nga emigracioni si dhe një hua prej 900 mijë lekësh, dhënë babait të tij.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut të Cërrikut kap vlerën e 40.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.4 milionë lekësh. Ajo ndahet në 28.9 milionë lekë pasuri të patundshme, 6.8 milionë lekë likujditete bankare, 1.1 milionë lekë kursime në cash si një automjet me vlerë 947 mijë lekë. Ndërkohë, huaja e dhënë në favor të familjarëve është rritur në vlerën 2.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 4.9 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni të Z. Toska zënë rreth 60%, ndërkohë që zëri i dytë më i madh buron nga dhënia me qera e apartamentit në Itali me 35% të të ardhurave.  Ndërkohë, paga e bashkëshortes ka siguruar rreth 3% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 3 vite të deklarimit, të cilat rezultojnë pa probleme.

BIRN identifikoi në këtë analizë se likujditetet e mbajtura jashtë sistemit bankar, në gjendje cash apo të dhëna hua kapin vlerën e 3.6 milionë lekëve.  Mbetet gjithashtu për t’u shënuar se shtimi në vlerë i pasurisë së patundshme nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017 i referohet rivlerësimit të apartamentit në Durrës të zotëruar nga familja Toska dhe jo blerjes së ndonjë pasurie të re.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNCërrikDurrëshuaILDKPKIItaliKontrollikryetarLokaleParapasuriaraportreporterreporter.alrivlerësimiSHshqipSkedaTiranëZgjedhjet
Tjetri
Si u identifikuan gabimisht shumë trupa të viktimave të luftës së Kosovës

Si u identifikuan gabimisht shumë trupa të viktimave të luftës së Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.