AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lista Serbe fiton bindshëm në zgjedhjet në Kosovën e Veriu

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qendër votimi në Zveçan gjatë zgjedhjeve të dielën. Foto: Eraldin Fazliu.

Rezultatet paraprake tregojnë se kandidatët nga Lista Serbe, partia e mbështetur nga Beogradi, fituan bindshëm në katër komunat në Kosovën e veriut ku të dielën u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë komunash.

Një qendër votimi në Zveçan gjatë zgjedhjeve të dielën. Foto: Eraldin Fazliu.

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet e së dielës në katër komuna në Kosovën e veriut tregojnë se kandidatët nga partia Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi siguruan një fitore të pritshme, me secilin prej tyre duke marrë mbi 90 për qind të votave.

Mbështetësit e Listës Serbe filluan të festonin në sheshin Car Lazar në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës, pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën në orën 19:00 dhe pasi zyrtarët e partisë i telefonuan publikisht presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë festimeve për ta informuar atë për fitoren e tyre.

Vuçiç tha gjatë telefonatës publike se “ky është konfirmimi më i mirë i politikës së unitetit”, ndërsa turma brohoriste: “Aco (Aleksandër), serb!”

Gjatë telefonatës, Goran Rakiç, kreu i Listës Serbe, tha: “Ne e festojmë unitetin e popullit serb dhe lidhjet tona më të forta me Serbinë”.

Rakiç fitoi në Mitrovicën e Veriut me 90.1 për qind të votave, Srdjan Vuloviç në Zubin Potok me 94.5 për qind, Zoran Todiç në Leposaviq me 96.6 për qind dhe Vucina Jankoviç në Zveçan me 94.7 për qind – të gjithë kandidatë të Listës Serbe.

Rreth 25,000 njerëz votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42,42 për qind, pak më të lartë sesa në zgjedhjet e fundit komunale, të cilat panë 41,9 për qind të votuesve të hidhnin votat e tyre.

Lista Serbe ishte e vetmja parti që përfaqësonte serbët. Dy parti shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja gjithashtu patën kandidatët e tyre.

Zgjedhje u thirrën pasi katër kryetarët etnikë serbë në Kosovën e veriut, të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqjen në nëntor 2018 pas një vendimi të qeverisë së Kosovës për të rritur tarifat doganore për produktet serbe.

Ata kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqjen përsëri nëse tarifat nuk hiqen.

Procesi i zgjedhjeve të së dielës u zhvillua pa probleme, pa asnjë incident të regjistruar, sipas Prokurorisë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vlerësoi atë që ai e quajti një “proces të rregullt zgjedhor”.

“Në këto zgjedhje, qytetarët e këtij rajoni treguan pjekuri në kalimin e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident, në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do t’u shërbejnë më mirë interesave të tyre,” tha Haradinaj.

Megjithatë, vëzhgues të pavarur nga OJQ-ja Demokracia në Veprim raportuan disa parregullsi gjatë ditës.

“Votimi familjar (më shumë se një person në kabinën e votimi) është vërejtur në 23 qendra votimi, ankesat në lidhje me listat e votimit në gjashtë raste, votim jashtë kabinës është vërejtur në pesë raste dhe një përpjekje për të votuar më shumë se një herë është vërejtur në dy raste,” tha OJQ-ja në një deklaratë pas mbylljes së votimeve.

Mediat lokale gjithashtu raportuan një sërë rastesh personash që u paraqitën për të votuar me dokumente serbe, gjë e cila nuk është e lejuar.

Kur u pyet nëse ishte problem për demokracinë që vetëm një parti serbe i kundërshtoi zgjedhjet, Jan Braathu, kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili monitoroi zgjedhjet, u përgjigj: “Nuk ka vetëm një parti që konkurron dhe nuk duhet të harrojmë që veriu i Kosovës nuk është një zonë monoetnike, por është një zonë multi etnike dhe ka tri parti politike që garojnë.”

“Sigurisht që ne jemi pro pluralizmit. Do të donim të shikonim sa më shumë opsione politike të jetë e mundur dhe që njerëzit të kenë mundësi zgjedhjeje,” tha Braathu për BIRN.

Zgjedhjet e së dielës u mbajtën në një moment tensioni midis Beogradit dhe Prishtinës, me bisedimet e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për të zgjidhur marrëdhëniet midis dy vendeve të ngelura në vend dhe Kosovën që refuzon të heqë taksën prej 100 për qind për importet nga Serbia, të cilën ajo e vendosi vitin e kaluar në shenjë hakmarrjeje për lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Etiketa: Bashkimi EuropianBIRNdemokraciafitoreHaradinajImportetInterpolkandidatëtKosovëkryetarLeposaviqLokaleMitrovicëOSBEPartiaPartia DemokratikerajonirakiRamush HaradinajSerbiaSHshqiptareThirrëVendimiVeriu i KosovësvotimVotimizgjedhjeZgjedhjetZubin PotokZveçan
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Fran Tuci-kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz

Skeda e pasurisë së deklaruar-Fran Tuci-kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.