AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Fran Tuci-kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise Fushe-Arrez, Fran Tuci. Foto: Facebook.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci zotëron pasuri me vlerë 13.1 milionë lekë, por nuk ka deklaruar pranë ILDKPKI-së aksionet e zotëruara në një kompani biznesi.Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.

Fran Tuci nuk ka publikuar një CV në faqen zyrtare të Bashkisë Fushë-Arrëz. Por ai u përfshi në politikën lokale pas aktivitetit të tij në biznes privat. Të dhënat në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se Tuci ka themeluar në vitin 2000 kompaninë e sigurisë fizike “Kristal A”, aksionet e së cilës i ka shitur në vitin 2009.

Ai ka themeluar një kompani të dytë, “Tuci ZD” sh.p.k në vitin 2015 me aktivitet në shërbime dhe tregti. Kryebashkiaku zotëron 100% të kuotave, ndërkohë që kompania administrohet nga i vëllai. [Shiko ekstraktin në QKB]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te Bashkise Fushe-Arrez, Fran Tuci per vitet 2015-2017.

Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz zotëronte pasuri me vlerë 13.1 milionë lekë në vitin 2015, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton thuajse e pandryshuar. Pasuria e patundshme llogaritet në 11.5 milionë lekë dhe përbëhet nga tokë bujqësore me sipërfaqe personale ndërtimi prej 120 m2, tokë bujqësore në Hamallaj Durrës si dhe një Bar-kafe e blerë në vitin 1998 për 70 mijë marka.

Ai deklaron gjithashtu automjete me vlerë 1.4 milionë lekë dhe 238 mijë lekë likujditete bankare. Z.Tuci nuk deklaron në ILDKPKI zotërim kuotash kapitali, ndonëse sipas QKB-së ai zotëron 100% të aksioneve të kompanisë “Tuci ZD” me kapital 350 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë me burim të vetëm pagën e Z. Tuci nga funksioni i kryebashkiakut.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 3 vite të deklarimit, të cilat rezultojnë pa probleme.

Megjithatë, në analizën cilësore të deklaratave u identifikuan “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me pronësinë e një sipërfaqeje toke në Hamallaj të Durrësit si dhe me një hua.

Më konkretisht, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz deklaron pronësinë mbi 4800 m2 tokë në Hamallaj të Durrësit, në proces legalizimi. Nga mënyra e deklarimit të kësaj pasurie, është e paqartë se si është përfituar toka në fjalë.

Gjithashtu në vitin 2017, Z.Tuci deklaron një hua prej 500 mijë lekësh, të cilët rezulton ta ketë shlyer brenda vitit.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNDurrësflamuj të kuqFran TuciHamallajhuaILDKPKIKapitaliKontrollikryetarLokaleParaPartisë SocialistepasuriaQKBraportreporterreporter.alSHshqipSkedaTokatregtiZgjedhjet
Tjetri
Thirrje OKB-së të bllokojë lirimin e kriminelit serb të luftës

Thirrje OKB-së të bllokojë lirimin e kriminelit serb të luftës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.