AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plotësimi i trupës gjykuese në Apel nuk zhbllokon gjyqin ndaj Shullazit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto arkiv: LSA

Të pandehurit e pranishëm dhe avokatët e tyre kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe braktisën sallën, ndërkohë që gjykata i penalizoi me gjobë dhe i zëvendësoi me avokatë kryesisht.

Forca te shumta policie rrethuan Gjykaten e Krimeve te Renda nderkohe qe aty mbahej seanca gjyqesore kunder Emiljano Shullazit dhe anetareve te tjere te grupit. Foto arkiv: LSA

Pas nëntë seancash të shtyra, Apeli për Krimet e Rënda arriti të formonte trupën gjykuese  për të nisur shqyrtimin e çështjes së Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë të dënuar në shkallë të parë për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Megjithatë seanca u shty sërish, pas debateve të shkëmbyera mes të pandehurve, avokatëve të tyre dhe kryesueses së trupës gjyqësore, Saida Dollani.

Kur kryesuesja e trupës gjykuese, Saida Dollani verifikoi prezencën e palëve, përfaqësuesi ligjor i të pandehurit Gilmando Dani, avokati Denion Bogdani pretendoi se nuk ishte njoftuar nga trupa gjykuese.

Ai pretendoi se për shkak se gjatë seancës parardhëse trupa gjykuese nuk ishte e formuar, nuk mund të merrej vendim për njoftimin e seancës dhe se njoftimi duhej të ishte kryer edhe për të me fletë-thirrje.

Gjyqtarja Dollani bëri me dije se ishin njoftuar për nisjen e procesit gjyqësor në Apel, edhe pesë personat që janë në cilësinë e “viktimës” në këtë çështje, Ylvi Beqja, Adriatik Kërçuku, Mynyr Koni, Dhori Kule dhe Jani Zaka.

Lidhur me këtë fakt, kontestime pati edhe nga prokurori i Apelit për Krime të Rënda, Isa Jata i cili ngriti dyshime se firma e Ylvi Beqes nuk ishte e tija, por e një personi tjetër.

“Beqja ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe për këtë arsye mund të firmosë edhe kontakti i tij,” sqaroi kryesuesja e trupës gjykuese.

Kontestimet për njoftimin e të dëmtuarve u shtynë përpara nga avokatët e pesë të pandehurve. “Të shqetësuar” për dërgimin e fletë-thirrjeve në adresa të vjetra apo për mungesën e të drejtave të viktimave në fletë-thirrje, avokatët i cilësuan ato të parregullta.

Pas debateve fillestare, kryesuesja Dollani deklaroi trupën gjykuese të përbërë përveç saj edhe nga Albana Boksi dhe Valdete Hoxha, e caktuar pak ditë më parë nga KLGJ.

Por anëtarja e re e trupës gjykuese u kontestua nga avokati Vladimir Meçi.

“Nuk kemi ndonjë gjë personale me gjyqtaren Valdete Hoxha, pork a marrë pjesë në një çështje penale ku kërkues ka qenë Ylvi Beqja,” tha Meçi në seancë.

Edhe avokati Bogdani mbajti të njëjtin qëndrim, duke kujtuar rastet e dorëheqjeve të gjyqtarëve të tjerë të Apelit të Krimeve të Rënda për të njëjtat situata. Ai paralajmëroi dorëzimin e një kërkese për përjashtimin e të gjithë trupit gjykues. I njëjti refren u përsërit edhe nga avokatët e tjerë, të cilët kërkuan përjashtimin e kryesueses apo të të gjithë trupës gjyqësore për njëanshmëri.

Pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes, kryesuesja Dollani u shpreh se gjyqtarja Valdete Hoxha kishte kërkuar vetë dorëheqjen, por zv.kryetarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kishte rrëzuar kërkesën.

Gjyqtarja Dollani i dha fjalën të pandehurit Gilmando Dani, i cili nuk u përgjigj për çfarë iu kërkua por e pyeti atë në lidhje me publikimin në media të kërcënimit të saj.

“Keni mbushur opinionin publik se ju kemi kërcënuar ju dhe burrin. A mund të më japësh një përgjigje…, të paktën medias një përgjigje…, ju si relatore,” tha ai.

Kryesuesja Dollani i tërhoqi vëmendjen Danit, por ai shtoi se ajo e kishte paragjykuar. Dollani caktoi 30 mijë lekë gjobë për të pandehurin Dani për fjalorin e përdorur me gjykatën dhe vendosi largimin e tij nga salla.

Teksa po dilte, i pandehuri Gilmando Dani u kërkoi avokatëve mbrojtës që të mos zhvillonin gjykim pa ata. Danin e kanë ndjekur edhe të pandehurit e tjerë. Pas të pandehurve lanë sallën edhe avokatët e tyre.

Gjykata vendosi të dënojë me nga 50 mijë lekë avokatët Vladimir Meçe, Denion Bogdani e Bledar Meminaj dhe me 10 mijë lekë avokatin Elton Domi. Gjithashtu vendosi të njoftojë për qëndrimin e tyre kryetarin e Dhomës së Avokatisë. Pasi përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve u zëvendësuan me pesë avokatë kryesisht, gjykata vendosi të shtyjë seancën më datë 6 qershor, ora 13:30.

Etiketa: adresaAdriatikAlbana BoksiApelApeliGilmando DaniGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarIsa JataKLGJKrimeMediapaktProkuroriSaida DollaniSeancaSHValdete HoxhaVendimVladimir Meçe
Tjetri
Dhuna në familje nuk është kurrë e pranueshme. Përse e dekriminalizoi Rusia?

Pse Rusia i ka sytë nga zgjedhjet në BE?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.