AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Rigels Balili-kryetar i Bashkisë Delvinë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise se Delvines, Rigels Balili.

Gjatë mandatit të tij në krye të Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili ka shitur një apartament në Tiranë si dhe makinën e tij, ndërkohë që burimi i deklaruar i pasurisë është biznesi familjar dhe kontributi financiar i xhaxhait të tij, Bashkim Balili.  Rigels Balili u zgjodh kryetar i bashkisë së Delvinës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe koalicionit të atëhershëm ”Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai e fitoi mandatin e tij me 72.80% të votave.

Rigels Balili ka mbaruar studimet për Drejtësi në universitetin “Luarasi” dhe zotëron Master Shkencor të nivelit të dytë. Ai ka ushtruar fillimisht detyrën e juristit në shërbimin e provës dhe më pas atë të përmbaruesit. Në vitin 2014 u emërua kryetar i Dhomës së Përmbarimit në Gjirokastër, prej nga u katapultua si kandidat për kryetar bashkia në vitin 2015. [Lexo CV]

Gjatë mandatit të tij si kryebashkiak, Rigels Balili u vendos në syrin e debatit publik jo për funksionin e tij, por për lidhjet familjare me Klement Balilin, i dënuar së fundmi me 10 vjet burg për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Në janar 2019, kryebashkiaku i Delvinës u përfshi në negociata me policinë për dorëzimin e xhaxhait të tij, Klement Balili pas më shumë se dy vitesh arrati.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Delvinës  nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te Bashkise se Delvines, Rigels Balili per vitet 2012-2017.

Kryetari i Bashkisë së Delvinës zotëronte pasuri me vlerë 6.7 milionë lekë në vitin 2012, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Në vitin 2012, ai deklaronte pronësinë mbi një apartament dhe një garazh në Tiranë me burim biznesin familjar dhe dhuratat nga xhaxhai Bashkim Balili, një apartament dhe 22 mijë metra katrorë tokë në Delvinë nga trashëgimia si dhe kursime në bankë dhe në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij ka pësuar një trend të lehtë pakësimi dhe kap vlerën e 6.6 milionë lekëve. Vlera e pasurive të paluajtshme është zvogëluar nga 4.7 milionë në 949 mijë lekë, pasi kryetari i Bashkisë së Delvinës ka shitur apartamentin e zotëruar në Tiranë. Ai ka shitur gjithashtu edhe një automjet “Mercedes Benz” për 1.4 milionë lekë.

Në fund të vitit 2017, Balili deklaron gjithashtu 2.8 milionë lekë likujditete bankare dhe po kaq kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 8 milionë lekë. Të ardhurat e krijuara nga funksioni përbëjnë 58%, ndërkohë që të ardhurat nga puna e bashkëshortes zënë 17% të buxhetit familjar. Rreth 11% e të ardhurave ka si burim fitimin nga shitja e automjetit “Mercedes Benz”, ndërsa rreth 3% kanë si burim të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Në analizën cilësore të deklaratave u identifikuan si “flamuj të kuq” mungesa e burimit të pasurisë së deklaruar nga bashkëshortja e kryebashkiakut. Më konkretisht në vitin 2014, bashkëshortja e subjektit deklaron kursime në cash dhe në bankë prej gati 1.5 milionë lekësh me burim pagën, pa deklaruar të ardhurat e përfituara.

Ndërkohë, burimi i pasurisë së deklaruar në vitin fillestar nga Z.Balili ka si burim të deklaruar biznesin familjar si dhe kontributin e xhaxhait të tij, Bashkim Balili pa specifikuar pjesën takuese të secilit prej tyre.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë Pas Largimit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkiaBIRNBurgflamuj të kuqILDKPKIKlement BaliliKontrolliKryebashkiakkryetarLokalemasterNarkotiknarkotikënegociataParapasuriaPunaraportreporterreporter.alSHshqipSkedaTrafikZgjedhjet
Tjetri
Shkelja e etikës dhe deklarimet e rreme të vëllait emigrant penalizuan Edison Ademin

Shkelja e etikës dhe deklarimet e rreme të vëllait emigrant penalizuan Edison Ademin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.