AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtari Lara përballet në veting me denoncimin e “Hakmarrjes për Drejtësi”

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Apelit per Krime te Renda, Dhimiter Lara pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Gjyqtari i Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara u ballafaqua përgjithësisht pa probleme me vetingun, por anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja e pyeti atë nëse kishte shkelur të drejtat e vëllezërve Shyti, të cilët i quajti “viktima” me dënimin e tyre.  

Gjyqtari i Apelit per Krime te Renda, Dhimiter Lara pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara u përball me probleme të vogla me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën, ku u vlerësua për të tre kriteret e vetingut. Megjithatë, seanca dëgjimore e tij u shenjua nga një denoncim i dy të akuzuarve si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Orik dhe Laert Shyti, të cilët KPK i quajti “viktima” dhe e pyeti gjyqtarin Lara nëse kishte shkelur të drejtat e tyre.

Gjyqtar prej 15 vitesh në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara po rivlerësohet nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja.

Çështja e “Hakmarrjes për Drejtësi” u përmend fillimisht në relatim, ku u evidentua fakti se vendimi i dënimit të tyre nga trupa gjyqësore ku bënte pjesë dhe gjyqtari Lara u rrëzua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Një trupë e dytë gjyqësore në Apelin e Krimeve të Rënda i shpalli më pas të pafajshëm të akuzuarit si anëtarë të kësaj organizate.

Denoncimi i pashoqëruar me prova i Orik dhe Laert Shytit ngrinte akuza se vendimi i dënimit të tyre nga trupa ku bënte pjesë gjyqtari Dhimitër Lara ishte dhënë nën “korruptim politik”.

Denoncimi i tyre u rimor nga Etleda Çiftja në fund të seancës dëgjimore, e cila kërkoi nga gjyqtari Lara që të jepte një koment mbi të.

“Për çështjen gjyqësore, ku vendimi juaj nga një trupë tjetër është gjykuar ndryshe… . Mos janë shkelur të drejtat e viktimave O.Sh. dhe L.Sh.,” pyeti Çiftja në seancë.

Lara preferoi të mos i përgjigjej kësaj pyetjeje, por në fund të seancës ai theksoi se do të vepronte në të njëjtën mënyrë për gjithçka, nëse do të kthehej prapa në kohë.

Rivlerësimi i gjyqtarit

Gjyqtari Dhimitër Lara mori një relacion pozitiv nga Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sipas së cilit ai kishte kryer deklarim të saktë dhe nuk kishte fshehje të pasurisë apo konflikt interesi.

Por relatorja Shuli tha në seancë se ishin evidentuar pasaktësi sa i përket blerjes së një apartamenti 66 m2 + 25 m2 shtesë anësore të blerë në vitin 2006 në vlerën 7.5 milionë lekëve në Tiranë, me burim 3.4 milionë lekë e përftuar nga shitja e një apartamenti tjetër në qytetin e Durrësit dhe huaja e marrë në një bankë në vlerën e 5 milionë lekëve, tashmë e likujduar.

“Kur subjekti e ka blerë apartamentin në Tiranë nuk e ka pasur shumën 2.55 milionë lekë pasi apartamenti në Durrës është shitur një muaj më vonë,” tha relatorja.

I pyetur nga Komisioni, subjekti ka deklaruar se tre ditë para kontratës së blerjes ka tërhequr nga një llogari e tij bankare shumën prej 1.2 milionë lekësh, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë bashkëshortja hua nga motra e saj dhe ia ka kthyer kur kanë shitur apartamentin në qytetin e Durrësit.

Sipas relatores Firdes Shuli, subjekti ka deklaruar se motra e bashkëshortes, A.B., ka pasur aktivitet për shitje me pakicë nga viti 2003 deri në vitin 2006 me lëvizje në vlerën 9 milionë lekë dhe se për këtë periudhë janë paguar edhe tatimet përkatëse. Por, sipas Komisionit, subjekti nuk ka konkluduar dot në fitimin e huadhëneses nëse ajo ka pasur mundësi për të dhënë këtë shumë parash.

Lidhur me këtë fakt, relatorja Shuli shtoi se gjyqtari Lara ka depozituar dokumente e deklarime të cilat do të shqyrtohen para dhënies së vendimit. Për huanë 5 milionë lekë të marrë nga Banka Popullore, komisioni i ka gjetur të rregullta deklarimet e gjyqtarit Lara me rezultatet e hetimit administrativ.

Për depozitën 7-vjeçare në BKT në vlerën e 19 milionë lekëve, ku gjyqtari Lara është bashkëpronar me nënën e tij, secili në masën 50%, ai ka deklaruar si burim krijimi transferimin e shumës 21 milionë lekë nga Banka Amerikane e Investimeve. Kjo pasuri është krijuar nga shpronësimi i një pasurie të paluajtshme, ku nëna e tij ka qenë bashkëpronare të cilën e kanë përfituar nga kthimi dhe kompenzimi i pronave . Nga hetimi nuk janë evidentuar pasaktësi për këtë pasuri.

Nga gjyqtari Lara janë deklaruar likuiditete në BKT, në shumën 743 mijë lekë pjesë takuese 100%. Subjekti ka një hua pa afat 1 milion e 3 mijë lekë marrë nga tezja e tij. Gjatë hetimit, u vërtetua se kjo shumë ka kaluar në bankë nga shtetësja P.Z., për shlyerjen e kredisë. Komisioni ka gjetur edhe një kontratë huaje sipas së cilës kunati i ka dhënë Larës shumën 1.5 milionë lekë për shlyerjen e kredisë. Kjo hua është shlyer nga subjekti tërësisht.

Nga hetimi ka rezultuar se Lara ka qenë i saktë në deklarimin e marrjes dhe shlyerjes së saj. Shtetasi që i ka dhënë hua, rezulton se nuk ka shpërndarë dividend edhe pse ka pasur një aktivitet privat me kapital 24 milionë lekë dhe qarkullim 30 milionë lekë nga viti 2000 deri në vitin 2010.

Sipas relatores Shuli, subjekti ka dhënë shpjegimet e tij për këto konstatime, duke dorëzuar prova që vërtetojnë fitimin neto të shoqërisë së administruar nga personi që i ka dhënë huanë. Sipas komisionit, kjo hua vërtetohet edhe nga banka dhe se nuk kanë rezultuar probleme.

Në lidhje me pastërtinë e figures, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi nuk ka pasur të dhëna që subjekti është përfshirë në kontakte të papërshtatshme apo afera korruptive.

Në lidhje me aftësitë profesionale, ka rezultuar se gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga KLD, edhe nga verifikimi i KPK, nuk kanë rezultuar problematika në pesë dosjet e shortuara dhe në ato tre të përgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit.

Gjatë shpjegimeve që gjyqtari Dhimitër Lara dha gjatë seancës dëgjimore lidhur me gjetjet e komisionit për deklarimin e pasurisë, theksoi se duhet të vlerësohet ligjshmëria e burimit të shlyerjes së huave. Sipas Larës, ai dhe të afërmit e tij kanë pasur burime të ligjshme për dhënien dhe shlyerjen e huave.

Gjyqtari Dhimitër Lara kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK do të shpallë vendimin për të më datë 29 maj, ora 09:30.

 

Etiketa: aftësitë profesionaleAkuzaBanka PopulloreDenoncimDhimitër LaraDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKDurrësEtleda ÇiftjaFirdes ShuliGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhuaKolegjikonfliktkonflikt interesiKPKKrimeMASPamela QirkoPararaportrivlerësimiSeancaSHVendimiVetingviktima
Tjetri
Kryetari i Gjykatës së Fierit ballafaqohet me dyshime për ‘konflikt interesi’ në KPK

Kryetari i Gjykatës së Fierit ballafaqohet me dyshime për ‘konflikt interesi’ në KPK

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.