AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidentit serb i kërkohet të ndihmojë në zbulimin e vendeve të varreve masive

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Familja Bytyqi. Foto: bytyqibrothers.org

Familja e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi i kërkoi presidentit Aleksandër Vuçiç të ushtronte presion mbi një ish-zyrtar serb të policisë të dënuar për krime lufte në Kosovës, Vlastimir Djordjeviç, për të zbuluar vendet e varreve masive.

Familja Bytyqi. Foto: bytyqibrothers.org

Në letrën e tyre për Aleksandër Vuçiçin të hënën, familja e vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi tha se ata janë të bindur se Vlastimir Djordjeviç ka informacione jetike që mund të ndihmojnë gjetjen e varreve masive dhe i kërkuan presidentit dhe qeverisë serbe ta nxisin atë që të japë informacione.

“Nëse ai nuk bashkëpunon në gjetjen e varreve masive dhe në hedhjen dritë mbi çështjen Bytyqi, ju bëjmë thirrje të kundërshtoni haptazi lirimin e parakohshëm nga burgu të Vlastimir Djordjeviç,” thuhej në letrën e familjes dërguar presidentit Vuçiç.

Djordjeviç, një ish-zyrtar i rangut të lartë i ministrisë së brendshme serbe, i cili u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë, mund të fitojë lirim të parakohshëm më 17 qershor pasi ka kryer dy të tretat e dënimit të tij.

Familja e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit – shtetas amerikanë me origjinë shqiptare të vrarë në Serbi në vitin 1999 – thanë më 20 maj se po nisnin një fushatë kundër lirimit të mundshëm të hershëm të Djordjeviçit, i cili ata dyshojnë se ka qenë i implikuar në vdekjet e të afërmve të tyre.

Familja Bytyqi tha të hënën se deri më tani janë mbledhur rreth 2,000 nënshkrime kundër lirimit të hershëm të Djordjeviçit. Të premten 34 OJQ nga Serbia dhe Kosova nënshkruan një letër drejtuar presidentit të Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke mbështetur qëllimet e fushatës, tha gjithashtu familja.

Ditën e hënë familja Bytyqi i dërgoi gjithashtu një letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke i kërkuar atij të kundërshtojë lirimin e parakohshëm nga burgu të Djordjeviçit.

Letra drejtuar të dy presidentëve u risjell në kujtesë atyre se ka ende 1,654 persona të zhdukur që nga koha e luftës, nga të cilët 1,092 janë shqiptarë dhe 562 janë serbë dhe romë. “Nuk ka asnjë dyshim që ekzistojnë ende varre të tjera masive,” thuhej në letër.

Të tre vëllezërit Bytyqi shkuan të luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të Beogradit dhe u arrestuan nga policia serbe pas përfundimit të luftës ndërsa shkelën një vijë kufitare të pashënuar midis Serbisë dhe Kosovës.

Pasi shlyen dënimet për kalim të paligjshëm kufiri, ata u arrestuan përsëri pasi dolën nga burgu në qytetin Prokuplje në Serbinë jugore, u dërguan në qendrën policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.

Ata më pas u lidhën me tel nga një person i panjohur dhe u çuan pranë një grope plehrash, ku u ekzekutuan me plumb pas qafe më 9 korrik 1999.

Gjatë gjyqit të dy oficerëve të policisë serbe të cilët u përfundimisht u liruan nga akuzat për transportimin e vëllezërve në qendrën policore të trajnimit, dëshmitarët pohuan se Djordjeviç i urdhëroi ata t’i çonin shqiptaro-amerikanët në Petrovo Selo.

Etiketa: Aleksandër VuçiçBurgdëshmitarëGjykataHashim ThaçiKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftePoliciapresidentromSerbiSerbiashqiptaretë zhdukurvuçiç
Tjetri
Partia qeverisëse e Maqedonisë së Veriut shkarkon zyrtarë të lartë

Partia qeverisëse e Maqedonisë së Veriut shkarkon zyrtarë të lartë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.