AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Zgjedhja e Vatë Stakës në KLP ‘shkeli’ frymën e ligjit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtari i KLP-së, Vatë Staka | Foto : BIRN

Prokurorja e Përgjithshme e Përkoshme, Arta Marku bëri një vesh shurdh ndaj rekomandimeve të komisionit të koordinimit dhe monitorimit të reformës në drejtësi, duke shkelur frymën e ligjit me procedurat e zgjedhjes së anëtarit të ri të KLP-së, Vatë Staka.

Antari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka : Foto nga : LSA

Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka hartuar një raport për periudhën nëntor 2018 – maj 2019, ku ndër të tjera evidenton problematikat proceduriale të zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka.

Në raport thuhet se nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, për këtë procedurë nuk është mbajtur parasysh rekomandimi i Komisionit të Pavarur për zgjedhjen me short të komisionit të votimit gjatë mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve të datës 11 prill 2019, për plotësimin e vakancës në KLP.

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Monitorimit thekson se nëse fleta e votimit duhet të jetë me patjetër vetëm me një emër kandidati, atëherë duhet të kishte dy mundësi ku mund të shënohej vullneti i zgjedhësit, “pro” ose “kundër”.

Në raport thuhet se ky sugjerimi nuk është marrë parasysh nga organi qendror i akuzës. Ndërkohë, shtohet se fryma e ligjit kërkon më shumë se një kandidat për zgjedhjet e anëtarëve të KLP-së.

Edhe pse në interpretimin e Komisionit të Pavarur nuk përjashtohet mundësia e një kandidati të vetëm, aty shpjegohet se miratimi i fletës së votimit me një kandidat të vetëm dhe me një kuti ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit, mund të interpretohet si një imponim i vullnetit të votuesit, duke e konsideruar si një cënim të së drejtës për të zgjedhur.

“Komisioni i Monitorimit, i mbetet përsëri rekomandimit që gjithësesi miratimi i modelit të fletës së votimit me një kandidat, duhet të bëhet me dy mundësi, ku mund të shënohet vullneti i zgjedhësit “pro” ose “kundër”,” thuhet në raport.

“Pavarësisht se numri i votave kundër nuk ndikon në zgjedhjen e kandidatit (sipas dispozitës në fuqi), një mënyrë e tillë votimi do të shprehë saktësisht vullnetin e zgjedhësve dhe do të shprehte saktësisht mbështetjet e tyre kundrejt kandidatit për KLP,” shton raporti.

Komisioni konstaton se mungesa e informimit për mënyrën e votimit solli si pasojë një numër të madh fletësh votimi të pavlefshme.

Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, u zhvillua me debate mes Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, Sokol Malaj – i cili në emër të 45 prokurorëve kërkoi ndryshimin e rregullores lidhur me zgjedhjen që do të kryhej.

Që në çelje të seancës, kur kryeprokurorja Arta Marku bëri me dije pjesëmarrjen e 229 prokurorëve në këtë mbledhje dhe sipas rendit të ditës ftoi kandidatin e vetëm, prokurorin Vatë Staka që të parashtronte platformën e tij, në foltoren e sallës shkoi prokurori Sokol Malaj, i cili në emër të një grupi kolegësh propozoi ndryshimin e nenit 18 të rregullores, duke kërkuar që zgjedhja të kishte elementin e konkurrencës. Ai kërkoi që në mungesë të më shumë se një konkurrenti, zgjedhja të kryhej me 50+1 % të votave duke theksuar se me rregulloren aktuale në këtë rast nuk mund të kishte zgjedhje, pasi gjithçka ishte paracaktuar dhe kandidati i vetëm mund të shpallej fitues edhe vetëm me votën e tij.

Por kjo kërkesë u rrëzua nga prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila argumentoi se kërkesa kishte të bënte me fletën e votimit që sipas saj ishte miratuar para dy ditësh dhe se ishte ekskluzivitet i Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo e cilësoi kërkesën e prokurorit Malaj në kundërshtim me frymën e ligjit

Etiketa: Arta MarkudebateKLPMbledhjeParaprokurorProkuroriraportRaportiSHSokol MalajTiranëVate StakaVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kryetari i Gjykatës së Fierit ballafaqohet me dyshime për ‘konflikt interesi’ në KPK

Kryetari i Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj shkarkohet në veting

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.