AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër të lënduar dhe 100 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule

Një valë tërmetesh përfshiu qarkun e Korçës. Katër persona u plagosën, ndërsa në fshatin Floq, i cili u identifikua si epiqendër, u shkatërruan 45 shtëpi. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në total ishin dëmtuar më shumë se 100 banesa.

Shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule

Fatmir Bekolli sapo ishte zgjuar mëngjesin e të shtunës rreth orës 6 të mëngjesit, kur ndjeu dridhjet prej tërmetit. Bekolli zgjoi në panik familjen dhe të gjithë rendën jashtë shtëpisë. “Muret nisën të çahen. Dolëm duke bërtitur, ndërsa pas shpinës ndieja copat e tavanit, suvatë që binin dhe dritaret që po thyheshin”, tha Bekolli për BIRN.

Jashtë burri pa që i gjithë fshati kishte dalë në rrugë, ndërsa para syve të tyre lëkundjet e tërmetit rrëzonin muret e shtëpive.

Lëkundjet e njëpasnjëshme deri në 5.3 të shkallës Rihter sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës, që u ndjenë kryesish në Juglindje të Shqipërisë, Selanik, Maqedoni të Veriut dhe Bullgari, filluan në orën 6.20 të mëngjesit të së shtunës.

Zyrtarisht u rregjistruan 4 tërmete të fuqishëm dhe dhjetra të tjera të një niveli më të ulët  janë regjistruar prej orës 6.20 deri në mesditë duke shkatëruar në masë banesat ndërsa 4 persona janë lënduar si pasojë e materialeve që janë shkëputur nga tavanet dhe muret e banesave.

Fshati Floq i Korçës ku edhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha, u identifikua si një prej epiqendrave të lëkundjeve sizmike që vijuan gjatë gjithë orëve të paradites.

Bekolli tha se ata kishin dalë jashtë kur ndjenë lëkundjen e dytë dhe dëgjuan që një nga fqinjët po thërrsite për ndihmë. “Djali 30 vjeç duke dalë nga shtëpia i kishte rënë e gjithë struktura e oxhakut mbi kokë. Për fatin e mirë ishte penguar tek tjegullat duke amortizuar disi pesëhën. Ai ishte dëmtuar në kokë, por na thanë nga spitali që ishte mirë”, tha Bekolli.

Fatmir Bekolli para shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti në Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule

Ai thotë se vijimi i tërmeteve e detyroi të largonte fëmijët dhe prindërit. “Edhe tani lëkundet toka. Unë nuk e di pse po pres këtu tani që edhe shtëpia mu shkatërua”- tha Fatmir Bekolli.

Basel Bekolli, Ali Elezi, Miranda Pelivani dhe Armando Hasankolli janë 4 banorët e fshatit Floq, të cilët u dëmtuan teksa ishin duke dalë nga banesat e tyre dhe morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Ndërkohë 92 familje të këtij fshati u evakuan pas situatës së pazakontë të krijuar duke lënë pas shtëpitë e tyre dhe gjithçka kishin.

Prej mëngjesit të 1 qershorit, ata qëndruan në qiell të hapur, pa mundur të hyjnë në banesat e tyre, që janë shkatërruar ose kanë pësuar dëmtime.. Shumë prej banorëve u larguan mes panikut për tu strehuar tek të afërmit, të tjerë do të kalojnë natën në çadrat e ngritura nga Shtabi i Emergjencave.

“Nga informacioni i marrë deri tani nga Prefektura Korçë, Policia e Shtetit  dhe nga Spitali Rajonal i qytetit Korçë informohemi: Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra”, bëri me dije dje në mesditë Ministria e Mbrojtjes.

Sipas zyrës së Emergjencave Civile banorëve u është dërguar ujë me autobot, ndërsa po ashtu një detashment i ushtrisë në Korçë është në dispozicion të tyre për të ngritur çadrat dhe ndihmuar.

Zona që u prek më rëndë përfshin fshatrat e Korçës, por dëme janë rregjistruar edhe në bashkinë Kolonjë. 3 banesa në fshatin Qafzez kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme ndërsa OSHEE Kolonjë konstatoi se ka çarje të mureve  dhe rrezik shembjeje te kabinave elektrike në disa prej fshatrave një pjesë e të cilëve ishin pa energji elektrike.

Banorët treguan se tërmete të përmasave të tilla nuk ishin shënuar në Korçë prej vitit 1960 kur edhe ishin shkaktuar dëme kolosale.

 

Shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule

 

Shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule

 

Etiketa: BanorëBIRNBullgarienergji elektrikeFamiljeKorçëMaqedoniMaqedoni të VeriutMASMinistria e MbrojtjesMjekmjekëOSHEEParaPiSPoliciaPolicia e ShtetitrrezikSHshembjeshqipTokaZgjoi
Tjetri
Viktimat e dhunës në familje vuajnë për vite në heshtje

Përplasja për buxhetin, bashkia Skrapar kërkon në gjykatë hetimin e ish-prefektit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.