AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Dhjetra familje kalojnë natën e dytë në çadra e makina, pas tërmetit në Korçë

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë qëndron në hyrje të një çadre të ushtrisë ku po strehohet pas tërmetit, në fshatin Floq Korçë. Foto:Dhorjela Çule/Birn

Dhjetra banorë të fshatrave të Korçës do kalojnë natën e dytë në tendat e ngritura prej ushtrisë, ndërsa në zonë vijojnë të ndjehen lëkundje tërmeti dhe një pjesë e shtëpive janë bërë të pabanueshme.

Një vajzë qëndron në hyrje të një çadre të ushtrisë ku po strehohet pas tërmetit, në fshatin Floq, Korçë. Foto:Dhorjela Çule/Birn

Gani Islami e kaloi natën në makinën e të birit, pasi banesa e tyre në Qafëzez të Kolonjës, u dëmtua si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme të mëngjesit të një qershorit.

I moshuar dhe i pamundur, pasi i mungon një nga këmbët, Ganiu qëndron ulur në pjesën e pasme të makinës të cilës i kanë hequr sediljet.

“I hoqëm ndenjëset e makinës dhe unë po fle këtu tani. Isha në gjumë kur erdhën fëmijët e tmerruar dhe më morën në krahë e më nxorrën nga shtëpia. I ndjeva tërmetet njëri pas tjetrit”, tha ai për BIRN.

Gani Islami nga Qafëzezi i Kolonjës, në makinën ku kaloi natë pas tërmetit. Foto;Dhorjela Çule/Birn

Në Qafëzez të Kolonjës, hauret e bagëtive, zetorët dhe automjetet, u kthyen në strehën për banorët. Shumë pak prej tyre kanë mundur të futen brenda çadrave që ua sollën të paketuara, por që s’patën mundësi t’i ngrenë vetë. Në këtë fshat 67 banesa u dëmtuan dhe më shumë se gjysma e tyre janë të pabanueshme.

Në total sipas Ministrisë së Mbrojtjes 184 banesa janë dëmtuar pas tërmeteve që prekën Korçën. Fshatrat më të prekur janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova.

Stacioni sizmiologjik në Korçë evidentoi 65 lekundje sizmike me epiqendër në juglindje të vendit dhe në shtetin grek brenda 30 orësh. 35 prej këtyre lëkundjeve u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës ndërsa termeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Ndërkohë pas panikut të shkaktuar nga tërmetet e njëpasnjëshme, dhjetra familje kanë mbetur pa shtëpi, pa ushqim dhe pa veshmbathje. Nata e parë mes të ftohtit i ka lënë pa fjalë dhe të tmerruar banorët. Ata ende mbajnë sytë nga shtëpitë, ku kishin gjithçka me vlerë, por një pjesë e tyre është kthyer në grumbuj gurësh tashmë.

Mirsie Roli, sëbashku me 7 anëtarët e familjes së saj po qëndrojnë në çadër, pasi kaluan një pjesë të natës pas tërmetit në plevicë. Foto:Dhorjela Çule/Birn

“Për fije shpëtuam, na ra një copë nga tavani dhe fati na deshi që të dalim gjallë nga shtëpia. Të gjitha muret u hapën dhe nisën të binin copa”- rrëfen Mirsie Roli, që sëbashku me 7 anëtarët e familjes së saj  po qëndrojnë në çadër.

3 shtretër dhe 4 batanije janë gjithçka çfarë mundën të nxjerrin nga banesa e tyre e cila u dëmtua rëndë. “Këtu po flemë, këtu po jetojmë. Mbrëmë deri vonë u futëm në plevicën e bagëtive se s’na kishin sjellë çadrat akoma. Ftohtë është, vështirë është por çtë bëjmë. Merakun e fëmijëve kam se unë e moshuara si ta kem fatin”, thotë Roli.

Ajo tregon se ata dolën jashtë kur ndjenë lëkundjet dhe ndërsa i drejtoheshin qendrës së fshatit panë se të gjithë fqinjët po dilnin të tmerruar. Poshtë këmbëve ndjenin dridhjet e tokës ndërsa nga pas dëgjonin kërcitjet e mureve të banesave që po u shkëputeshin suvatë.

Blerina Elezi, nënë e 4 fëmijëve nga fshati Floq e përlotur tregon se fëmijët i ka çuar tek të afërmit ndërsa ajo me bashkëshortin zgjodhën të qëndrojnë në çadër pasi janë të shqetësuar për shtëpinë e tyre.

“Fëmijët i dëgjoj në telefon, qajnë kanë frikë të kthehen përsëri këtu. I çova tek familjarët e mi sepse këtu nuk mund t’i mbaja. Me bashkëshortin po mbajmë sytë nga fshati, atje ku kishim shtëpinë se tani vetëm gurët e rrëzuar na kanë mbetur”, tha Elezi.

Blerina Elezi, nënë e 4 fëmijëve nga fshati Floq, tregon se humbi gjithçka nga tërmeti. Foto:Dhorjela Çule/Birn.

Shumë prej banorëve të Floqit kanë tentuar që të hyjnë mes gërmadhave që të mund të nxjerrin atë çfarë ka mbetur nga orenditë e tyre, por janë larguar pasi lëkundjet e vazhdueshme edhe pse të lehta po i rrëzojnë edhe ato pak mure që kanë mbetur. Shirat e vazhdueshëm e kanë bërë më të vështirë situatën.

Sipas Zyrës së Emergjencave Civile banorëve u janë mundësuar furnizime me ushqime dhe ujë të pijshëm, ndërsa një çadër për shërbimin mjekësor është instaluar pranë minikampit me çadra.

Mbi 20 persona kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës së parë që qëndruan në çadër. “Kanë qenë kryesisht të moshuarit të cilët kanë pasur probleme me tensionin e lartë, fëmijët me gjendje ankthi dhe një grua shtatzanë, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal të Korçës për tu mbajtur nën kujdes”- thanë mjekët vullnetarë të Qendrës së Emergjencave Civile.

Lëkundjet sizmike të një shkalle më të ulët vazhdojnë të përsëriten në Korçë prej mëse 24 orësh ndërsa edhe brenda banesave të tjera nuk kanë munguar dëmtimet e lehta si plasaritje muresh apo dëmtime të orendive shtëpiake.

 

Një djalë qëndron në hyrje të një çadre të ushtrisë ku po strehohet pas tërmetit, në fshatin Floq Korçë. Foto:Dhorjela Çule/Birn.
Banorë të Qafëzezit Kolonjë duke u përpjekur të ngrenë çadrat për strehim. Foto:Dhorjela Çule/Birn.
Një banore e fshatit Qafëzez të Kolonjës duke treguar dëmet në shtëpi. Foto:Dhorjela Çule/Birn.

 

 

Etiketa: 184BanorëBIRNFamiljeKorçëMakinaMjekmjekëSHTermeti
Tjetri
Dhuna përshkallëzohet në protestën e opozitës (Foto)

Dhuna përshkallëzohet në protestën e opozitës (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.