AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar -Bashkim Shehu –kryetar i Bashkisë Kukës

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise se Kukesit, Bashkim Shehu.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu nuk justifikon me burimet e deklaruara rreth 1.8 milionë lekë në vitin 2017, ndërkohë që rezulton edhe me borxhe të pashlyera për blerjen e një apartamenti.Bashkim Shehu u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Ai fitoi me 55.95% të votave kundrejt rivalit të tij politik të propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Bashkim Shehu është diplomuar fillimisht për Drejtësi dhe më pas ka mbaruar Akademinë e Policisë në Universitetin e Ankarasë në Turqi. Karrierën e tij në administratën publike e ka filluar në fushën e rendit, ku ka punuar në komandën e sigurisë dhe në sektorin antitrafik të policisë së Tiranës. Shehu ka drejtuar gjithashtu Departamentin e Policisë në Aeroportin e Rinasit dhe më pas për një periudhë 2-vjeçare ka qenë shef sigurie pranë kompanisë Stream Oil.

Në vitin 2009, Shehu është rikthyer në administratë si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. Ndërsa në vitin 2012 u emërua drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, SHKB në Ministrinë e Brendshme.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Bashkim Shehu u kandidua nga Partia Demokratike për të drejtuar Bashkinë e Kukësit. Për shkak të djegies së mandateve dhe vendimit të PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e dekretuara më 30 qershor, Bashkim Shehu nuk do të jetë më kryetar i kësaj bashkie pas zgjedhjeve lokale. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kukësit nga viti 2009 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te Bashkise Kukes, Bashkim Shehu per vitet 2009-2017.

Kryebashkiaku Bashkim Shehu zotëronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2009, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij Para Fillimit të Detyrës, ai deklaronte pronësinë mbi 1580 metra tokë në Tiranë si dhe kursime prej 10 mijë dollarësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Z. Shehu është dhjetëfishuar, duke kapur vlerën e 15.7 milionë lekëve. Pasuritë e patundshme përbëjnë zërin kryesor me vlerë 11.7 milionë lekësh. Përveç tokës së zotëruar më parë, Shehu ka blerë një apartament në vitin 2010 në Tiranë me vlerë 11 milionë lekë. Ai deklaron gjithashtu likujditete bankare me vlerë rreth 4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 15.8 milionë lekë. Rreth 96% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni të Z.Shehu dhe pagën e bashkëshortes, ndërsa familja ka siguruar edhe 3% të të ardhurave nga shitja e automjetit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, nga të cilat njëra rezultoi me probleme.

Sipas kontrollit aritmetik-logjik, Z.Shehu nuk justifikon me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë prej 1.8 milionë lekësh në vitin 2017. Ai deklaron një depozitë bankare prej 3 milionë lekësh me burim kursimet nga pagat në këtë vit, ndërkohë që të ardhurat e deklaruara prej tij dhe bashkëshortes kapin vlerën e 1.2 milionë lekëve.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” në këtë analizë blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 11 milionë lekë në vitin 2010. Si burim për këtë pasuri, kryebashkiaku Shehu ka deklaruar një kredi bankare prej 5 milionë lekësh, një hua prej 3 milionë lekësh, 1.5 milionë lekë kursimet familjare dhe 1.5 milionë lekë të tjera detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit.

Por në asnjë prej viteve pasardhëse nuk deklarohet shlyerje për borxhin prej 3 milionë lekësh, ndërkohë që edhe huaja ndaj kompanisë së ndërtimit rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2017.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë PF 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBorxhedetyrimhuaILDKPKIKontrollikredikryetarKukesLokalePagatParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikepasuriaPDraportreporterreporter.alSHshqipSkedaTiranëTurqiZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Zamira Rami – kryetare e bashkisë Gjirokastër

Skeda e pasurisë së deklaruar – Zamira Rami – kryetare e bashkisë Gjirokastër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.