AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grupi i kontrabandimit të emigrantëve në Britani dhe SHBA dërgohet në gjyq

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto Ilustruese.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për 51 të akuzuarit për trafikim të qenieve njerëzore drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë dhe ka dërguar çështjen për gjykim.   

Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane. Foto: LSA

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj një grupi të strukturuar kriminal të kontrabandimit të qenieve njerëzore, të shtrirë në disa shtete dhe kontinente dhe ka dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin e 51 të akuzuarve.

Sipas kërkesës për gjykim të bërë publike nga Prokuroria, rrjeti i mësipërm e kishte shtrirë aktivitetin e tij jashtë territorit të Shqipërisë; në Maqedoni, Bullgari, Kosovë Slloveni, Itali, Spanjë, Portugali, Francë, Irlandë deri në vendet e Amerikës Latine.

Të pandehurit akuzohen se u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës shtetasve që dëshironin të emigronin në mënyrë të paligjshme në Irlandë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit janë edhe dy efektivë policie.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kishte në përbërje të tij shtetas shqiptarë, maqedonas e bullgarë, të cilët kishin një hierarki të përcaktuar për rolet dhe detyrat që kryenin. Konkretisht, disa prej anëtarëve të grupit siguronin kontaktet me personat e interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA dhe Kanada; disa ishin garantë dhe mbajtës të vlerave monetare që paguheshin nga të interesuarit, ndërsa të tjerë siguronin rezervimet e udhëtimeve dhe akomodimin.

Sigurimi dhe prodhimi i dokumenteve të falsifikuara kishte gjithashtu një rol qendror në kontrabandimin e njerëzve.

Nga hetimi dy vjeçar i drejtuar nga prokurori Eugen Beçi është konkluduar se personat që kërkonin të shkonin jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme paguanin nga 7000 deri në 9000 paund për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25 deri në 30 mijë dollarë për në ShBA e Kanada. Pasi merrnin të dhënat personale të këtyre personave, anëtarët e grupit kujdeseshin të prodhonin dokumentet e falsifikuara, ndërsa paralelisht me këtë kryeshin rezervimet e linjave të udhëtimit, ajrore dhe tokësore, vajtje–ardhje, që në shumicën e rasteve kanë rezultuar të jenë fiktive.

Hetuesit kanë zbuluar se personat që do të emigronin udhëtonin fillimisht me dokumenta shqiptare deri në vendet e Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar lëvizjen e lirë. Për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar si pikënisje ishin kryesisht Franca, Spanja dhe Italia, kurse për të emiguruar në mënyrë të paligjshme në drejtim të SHBA-ve dhe Kanadasë, janë përdorur si shtete transit Meksika, Panamaja si edhe Republika Domenikane.

Në kërkesën për gjykim thuhet se në bashkëpunim me drejtësitë e vendeve partnere është arritur të parandalohen dhe të kapen brenda një viti mbi 200 raste të tentativave për  emigrim të paligjshëm nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Paralelisht me hetimin e kryer në Shqipëri, janë regjistruar procedime edhe në Maqedoni, Bullgari, Spanjë, Francë e Angli.

Pas finalizimit të operacionit të koduar “One if by Land” më 18 Mars të vitit 2018, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë ka caktuar masën e  sigurimit “arrest me burg”  për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar  39 të tillë dhe 12 shtetas janë shpallur në kërkim, thuhet në kërkesën për gjykim.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi, Prokuroria ka ngritur dyshime edhe për përfshirjen e pesë shtetas maqedonas dhe tre shqiptarë, dy prej të cilëve punonjës policie.

 

Të arrestuar:

 Ardian Corri

Luan Qyryku

Eno Muçollari

Ardian Gurakuqi

Zaim Hysenbelliu

Arben Kajaçi

Genci Osmanaj

Oltjan Serani

Tanush Prenga

Liri Muçollari

Fuat Zaimi

Nikolin Priska

Ylber Rama

Haki Tarja

Bedri Bendaj

Erenik Avduli

Nike Bushi

Kolë Vushaj

Besnik Vuçaj

Alfred Kalaj

Mhill Zefi

Nosh Volaj

Prel Gjelaj

Sokol Duli

Euglen Dushku

Leonora Dushku

Roza Frroku

Blerim Brahimi

Luigj Shtinja

Esat Cakoni

Fatos Muja

Kreshnik Muja

Artur Karaj

Kristjan Zallinaj

Mensur Selami

 

Në kërkim:

Bashkim Sorra

Ilir Feçi

Sajmir Hysenbelliu

Enxhi Koçi

Përparim Kule

Skënder Koçi

Shkëlqim Koçi

Adriatik Çekaj

Jorgo Shaho

Borislav Krumov

Marin Vasilev

Etiketa: AdriatikAngliArrestArrest me burgBashkimit EuropianBEBritaniBullgariBurgFrancaGjykataGjykata e Krimeve te RendagjykimGjyqHetimetItaliItaliaKanadaKrimeMaqedoniMASMeksikaProcedimeProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria për Krime të RëndaRamaSHBAshqipShqipërishqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSigurimiSlloveniSpanja
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Petrit Çano –drejtues i Prokurorisë së Krujës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Petrit Çano –drejtues i Prokurorisë së Krujës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.