AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro përballet me vetingun

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Gjykatës së Tiranës, Ekeledi Hajro | Foto : LSA

KPK deklaroi gjatë seancës dëgjimore se Harjo kishte mungesë të burimeve financiare për katër vite; ndërkohë, shtoi se subjekti kishte deklaruar vlerë të ndryshme nga ajo reale për një apartament të blerë në Tiranë – duke u dakortësuar me shitësin, pasi banka nuk i jepte kredi më të lartë se 70% i vlerës së objektit

Kreu i Gjykatës së Tiranës, Ekeledi Hajro | Foto : LSA

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro u përball të mërkurën me vetingun, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone. Ndërkohë, nga hetimi administrativ nuk u identifikuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

KPK e ka gjetur të saktë deklarimin e gjyqtares Hajro lidhur me apartamentin 1+1 me sipërfaqe 46.m2 në Shkodër. Sipas relatorit të çështjes, Roland Ilia, gjyqtarja Hajro ka deklaruar se kjo pronë është marrë falas në vitin 1998 si ish e përndjekur së bashku me të ëmën. Nga verifikimi i kryer nga komisioni, apartamenti në fjalë rezulton se është blerë nga Enti i Banesave në vlerën 8 mijë USD. Por, në kontratë është përcaktuar se, për shkak se ajo dhe e ëma kanë qenë ish-të persekutuara, banesa është privatizuar falas.

Ndërkohë, komisioni ngiti dyshime për shtesën e një njësie tregtare. Sipas KPK-së, për këtë objekt me sipërfaqe 22 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë të përfituar nga privatizimi, subjekti ka kryer kërkesë për shtesë 12 m2. Relatori Ilia theksoi se edhe pse aplikimi është bërë në vitin 2006, nuk është miratuar ende legalizimi.

Relatori Ilia pohoi gjithashtu se nga hetimi është gjetur se subjekti e ka blerë objektin në vitin 1992 në vlerën e 4300 lekë. Komisioni ngriti dyshime për këtë transaksion për shkak të moshës së gjyqtares, e cila në atë kohë nuk i kishte mbushur 18 vjeçe dhe se nuk ka pasur të ardhura. Por, sipas komisionit, gjyqtarja Hajro ka deklaruar se procedurat e blerjes i ka ndjekur daja i saj.

“Subjekti pretendon se nuk ka pasur shtesë, por se janë shënuar gabim metrat katrorë”, pohoi relatori Ilia. Ai shtoi se Aluizni ka kthyer përgjigje se ndërtimi ishte kryer para vitit ’91. Sipas Ilias, subjekti është pyetur se përse ka kërkuar legalizimin dhe jo rishikimin e kontratës së privatizimit dhe se shpjegimet e saj do të merren parash gjatë marrjes së vendimit.

Për apartamentin me sipërfaqe 85 m2 në Tiranë, gjyqtarja Enkeledi Hajro ka deklaruar se është blerë me kredi 70 mijë euro të marrë në vitin 2007 nga Alpha Bank, pasi banka mbulonte vetëm 70% të vlerës së objektit. Kjo kredi është blerë më pas nga Banka Kombëtare Tregtare në vlerën e 8.6 milionë lekëve. Komisioni ka konstatuar se vlera e deklaruar e apartamentit ka qenë 82 mijë euro. Ndërkohë, ZVRPP Tiranë ka informuar komisionin se kjo pasuri është bllokuar në emër të BKT për kredinë 8.6 milionë lekë. Sipas komisionit, ka mungesë të vërtetimit të vlerës reale të apartamentit, prej 82 mijë eurosh.

Relatori Ilia pohoi se subjekti ka sqaruar se vlera reale është 70 mijë euro, por kanë rënë dakord me shitësin e apartamentit të shënohej 82 mijë euro që banka të mund të debitonte 70% të shumës, shumën prej 70 mijë euro. Sipas relatorit të çështjes, subjekti konfirmoi si vlerë reale të apartamentit vlerën 70 mijë euro dhe si burim krijimi kredinë e marrë.

Blerja e një automjetit tip “Hunday” në vitin 2015 në vlerën e 20 mijë eurove nga bashkëshorti i gjyqtares me kontratë leasing, është konsideruar si e rregullt. Ndërkohë, nga verifikimet KPK ka rezultuar se në vitin 2008 është lidhur kontratë leasing për blerjen e një makine tjetër që më pas është blerë në vitin 2010 nga motra e bashkëshortit e cila ka paguar 3 mijë euro. Komisioni ka konstatuar se në vitin 2010, nuk janë deklaruar të ardhurat e përfituara nga shtija e makinës. Sipas relatorit Ilia, një tjetër mjet tip Skoda i blerë në vitin 2012 me kontratë leasing, nuk ka rezultuar të jetë deklaruar kur është blerë. Ai pohoi se subjekti ka sqaruar se mjeti tip Skoda është blerë nga motra e bashkëshortit duke paguar këstin 5 mijë euro e pastaj 3 mijë euro. Komisioni ka identifikuar edhe një tjetër automjet tip Benz që është përdorur nga subjekti i rivlerësimit. Nga verifikimi është konstatuar se kjo makinë është blerë nga një i afërm në vlerën e 700 mijë lekëve. Ilia pohoi se subjekti ka sqaruar se kishte dy vjet e gjysmë që nuk e përdorte këtë makinë.

Nga likuiditetet janë deklaruar dy kontrata kredie me afat 20 vjeçar për blerjen e apartamentit, një 3 milion dhe një 5 milionë lekë. Prej analizës finaniare komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri të likuiditeteve. Gjithashtu, është konstatuar mungesë e burimeve financiare për vitet 2007, 2010, 2011 dhe 2014.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka rekomanduar përshtatshmërinë e Kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro për vazhdimin e detyrës. Relatori Ilia nuk evidentoi probleme edhe lidhur me kriterin e profesionalizimit.

Vetë kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro nuk preferoi të jepte shpjegime gjatë seancës dëgjimore lidhur me gjetjet e komisionit, duke pohuar se u qëndronte atyre që kishte paraqitur me shkrim. Ajo e cilësoi korrekte procedurën e rivlerësimit të ndjekur nga komisioni që njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 7 qershor, ora 09:00.

Etiketa: AnalizëBashkëshortiDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEnkeledi HarjoEuroGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarILDKPKIKontrolliKPKkrediMaria TumaOlsi KomiciParaprivatizimiRoland IliaSHShkodërSkodaTiranëValbonaValbona SanxhaktariVëzhguesitZVRPP
Tjetri
Serbët meritojnë keqardhje për komentet raciste të kryeministres së tyre

Serbët meritojnë keqardhje për komentet raciste të kryeministres së tyre

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.