AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shtyhet për herë të njëmbëdhjetë gjyqi për grupin e Shullazit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emiljano Shullazi | Foto kortezi nga Policia e Shtetit

Asnjë prej avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata nuk u paraqitën në seancën e apelit për krimet e rënda ndaj grupit që u dënua në shkallën e parë me 55 vite burg.

Emiljano Shullazi | Foto kortezi nga Policia e Shtetit

Mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht solli moszhvillimin e seancës gjyqësore të apelit ndaj grupit të Emiljano Shullazit dhe shokëve të tij të enjten më 6 qershor në Tiranë. Kjo ishte hera e 11 që seanca e pritshme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda të mos zhvillohej sipas planit.

Gjatë seancës të zhvilluar të enjten nuk morën pejsë as avokatët e zgjedhur prej vetë të pandehurve të dënuar në shkallë të parë për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, ishin prezentë të pandehurit Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, ndërsa mungonte Emiljano Shullazi, i cili kishte dorëzuar në gjykatë deklaratë se do të përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës Vladimir Meçe. Gjatë kësaj seance nuk u paraqitën as dëshmitarët.

Kryesuesja e trupës gjykuese, Saida Dollani, pasi kreu verifikimin e prezencës së palëve, njoftoi ndryshimin e trupës gjyqësore, pas pranimit të kërkesës për dorëheqje të gjyqtares Valdete Hoxha. Sipas Dollanit, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka zëvendësuar gjyqtaren Hoxha me kolegen e saj Etleva Temo dhe anëtarja e tretë vazhdon të jetë gjyqtarja Albana Boksi. Dollani sqaroi se nuk ishte arritur të njoftoheshin tre prej avokatëve të caktuar kryesisht, ndërsa për dy ndaj tyre u caktua gjobë në vlerën e 5 mijë lekëve, pasi justifikimet u konsideruan si të papërligjura.

Prokurori i çështjes, Isa Jata u shpreh se në kushtet kur mungonin mbrojtësit e të pandehurve, ishte e pamundur që të zhvillohej seanca. Por, ai kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit duke cilësuar si shkak të shtyrjes së seancës mungesën e avokatëve.

Në momentin kur kryesuesja Saida Dollani u dha fjalën të pandehurve, disa prej tyre replikuan me gjykatën. I pandehuri Gilmando Dani kundërshtoi kërkesën e prokurorit për pezullimin e fateve duke pohuar se avokatët kryesisht ishin zgjedhur prej vetë gjykatës. Ai i kërkoi kryesues Saida Dollani që të dorëhiqej duke i thënë se vetëm kështu mund të zhbllokohej procesi. “Ti e di shumë mirë se çfarë i ke thënë kushëririt tënd E.D.”, i tha Dani kryesuesues Dollani. Edhe i pandehuri Endrit Zela i tha kryesueses së trupës gjykuese, Saida Dollani se nuk mund të vazhdohej më gjyqi. Ndërsa i pandehuri Blerim Shullazi i tha se të nesërmen do të ishin së bashku për ballafaqim në gjykatë dhe se ajo ishte për burg. Gjyqtarja Dollani u tërhoqi vëmendjen të pandehurve që të mos pengonin gjykatën të kryente detyrën e saj dhe i paralajmëroi se në të kundërt ndaj tyre do të vendosej penalitet financiar ose do të largoheshin nga salla.

Në fund gjykata vendosi të zëvendësojë një prej avokateve kryesisht e cila punonte në Bashkinë e Tiranës dhe kishte pezulluar aktivitetin, ndërsa njoftoi katër avokatët e tjerë dhe u kërkoi të pandehurve se nëse do të mbroheshin me avokatë të zgjedhur prej tyre duhet ti lajmëronin për seancën e radhës që u vendos të zhvillohet më datë 18 qershor, ora 12:30.

Etiketa: Albana BoksiBurgdëshmitarëEmiljano ShullaziEtleva TemoGilmando DaniGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiIsa JataKEKëshilli i Lartë GjyqësorPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriSaida DollaniSeancaShullaziTiranëValdete HoxhaVladimir Meçe
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Ardian Kokomani – kryetar i bashkisë Shijak*

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ardian Kokomani – kryetar i bashkisë Shijak*

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.