AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aksident në punë në një minier të hapur, vdes 52-vjeçari në Librazhd

Agim BlloshmingaAgim Blloshmi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin e aksidentit në minierën e hapur në Vulçan, Librazhd. Foto:Agim Blloshmi

Drejtuesi 52-vjeçar i një kamionçine që furnizonte me karburant mjete të rënda të një kompanie minerare vdiq në një aksident në vendin e punës në Hotolisht të Librazhdit.

Policia në vendin e aksidentit në minierën e hapur në Vulçan, Librazhd. Foto:Agim Blloshmi

Drejtuesi 52-vjeçar i një kamionçine që furnizonte me karburant mjete të rënda të një kompanie minerare vdiq paraditen e të mërkurës në një aksident në vendin e punës në Hotolisht të Librazhdit.

Policia njoftoi se Hyqmet Verçani ishte duke furnizuar me karburant mjete të rënda që punojnë në nxjerrje të hekur-nikelit në kodrat e fshatit Vulçan në Librazhd dhe humbi jetën pasi u akzsidentua me mjetet e punës.

“Shtetasi H.V., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd, ka ndëruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës, i cili ishte punëtor në një minierë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, dëshmitarë në vendngjarje i thanë BIRN se viktima ishte drejtues i një mjeti kamionçinë. Sipas tyre ai ka zbritur nga mjeti për të furnizuar me karburant një eskavator që punonte për kompaninë e nxjerrjes së mineralit në një minierë të hapur, por e ka lënë makinën ndezuar.

Dëshmitarët, banorë të zonës që nuk pranuan të identifikoheshin, thanë se makina kishte rrëshkitur dhe 52-vjeçari ka tentuar ta ndalojë dhe të rimarrë kontrollin e makinës, por është tërhequr dhe shtyrë prej saj. Policia tha se do të kontrollonte gjendjen teknike të mjetit.

52-vjeçari punonte për kompaninë “Platinium Alb” e cila shfrytëzon prej vitit 2011 një karrierë me hekur-nikel në fshatrat Vehçan e  Vulçan në Hotolisht të Librazhdit.  BIRN nuk arriti të kontaktonte me përfaqësues të kompanisë.

Por një burim nga grupi hetimor bëri me dije se policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje administratorin e kompanisë, drejtuesin teknik dhe një punonjës të tretë, ndërkohë që ngjarja konsiderohet aksidentale.

Aksidentet gjatë punës në miniera janë të përsëritura në vend, kryesisht në zona me galeri nëntokësore  si Bulqiza.

Etiketa: aksidentAksidentetBIRNdëshmitarëGaleriKarburantLibrazhdMakinaMinieraPoliciaPunëPunëtorvdesviktima
Tjetri
Kolegji nisi shqyrtimin e ankimit ndaj gjyqtares Nertina Kosova

Kolegji nisi shqyrtimin e ankimit ndaj gjyqtares Nertina Kosova

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.