AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hetimet për tre krime të vjetra godasin dy grupet rivale të Elbasanit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fisheke dhe dylbi te sekuestruara gjate operacionit te se premtes ne Elbasan. Foto: Policia e Shtetit.

Pas operacionit të RENEA, policia e Elbasanit deklaroi se kishte zbardhur tre ngjarje të vjetra kriminale, përfshi edhe një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, ndërkohë që u arrestua edhe Florenc Çapja. Policia tha se kishte arrestuar edhe 8 zyrtarë për një aferë të dyshuar korrupsioni.

Fisheke dhe dylbi te sekuestruara gjate operacionit te se premtes ne Elbasan. Foto: Policia e Shtetit.

Një operacion policor kundër dy grupeve të dyshuara kriminale në Elbasan, në të cilin u përfshinë forcat RENEA, është mbyllur me arrestimin e Florenc Çapjas, i cili akuzohet për një tentativë vrasjeje të vitit 2006, ndërsa u rishpall në kërkim Suel Çela, i akuzuar për pengmarrje në vitin 2013. E njëjta akuzë iu njoftua E.Ç, tashmë i arrestuar për një vepër tjetër penale.

Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë të akuzuar për një vrasje të dyfishtë të vitit 2012 u shpallën në kërkim. 1 person u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër u shpall në kërkim për shitje narkotikësh.

Rezultatet e aksionit të policisë, i pagëzuar “Krasta” u bënë publik në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Prokurorisë së Elbasanit dhe policisë lokale. Sipas njoftimit, policia kishte ekzekutuar urdhër arrestet e miratuara nga Gjykata e Elbasanit për pjesëtarë të dyshuar të dy grupeve.

Në të njëjtin operacion, të zbuluar gjatë hetimit ndaj këtyre personave, u arrestuan edhe tetë persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

Policia që kreu dhjetra kontrolle banesash dhe shoqëroi disa persona, njoftoi sekuestrimin e 2 pistoletave, katër jelekëve antiplumb, 4 radiomarrëseve, një uniforme policie dhe 700 gram kanabis.

Zbardhja e krimeve të vjetra

Në komunikatën për shtyp thuhet se ishte zbardhur një tentativë vrasjeje e janarit të vitit 2006. “Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i regjistruar për veprat penale të “vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006  në Elbasan”, njoftoi policia.

BIRN mësoi se bëhej fjalë për atentatin e dështuar ndaj Fadil Memës, i cili u vra më vonë në një atentat të dytë në Itali. Atentati ndaj Memës është zbardhur sipas policisë dhe për të akuzohet Florenc Çapja. Çapja është ndaluar edhe herë të tjera nga policia, por akuzat ndaj tij nuk janë provuar, ai po ashtu ka qenë viktimë e disa atentateve. Një reagim nga mbrojtësi i tij nuk qe e mundur të merrej.

Po ashtu sipas policisë ishte zbardhur edhe vrasja e dyfishtë e ndodhur në Elbasan në vitin 2012, për të cilën në atë kohë qe ndaluar dhe më pas liruar nga akuzat Çapja. Hetimet e reja kanë zbuluar se autorë në fakt janë dy persona të tjerë. Policia tha se kishte shpallur në kërkim  E.B, 38 vjeç dhe E.C, 28 vjeç.

Ata akuzohen për vrasjen në gusht të vitit 2012 të Gentian Beqirit dhe babait të tij. Beqiri, i cili ishte i arrestuar për vrasje të një prej të afërmve të Çapjave,  ndodhej në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore, ku u ekzekutua së bashku me të atin.

Ndërkohë, policia ka rishpallur në kërkim Suel Çelën, i cili dyshohet se është pjesë e grupit rival. Hetimet e fundit të prokurorisë së Elbasanit e kanë lidhur Çelën me një pengmarrje të vitit 2013. Sipas policisë, ai së bashku me Endri Çopjan, i cili është arrestuar që prej vitit të kaluar me akuza për një atentat me eksploziv në Shkodër ndaj Lulzim Kullës, pjesë kjo e një përplasje bandash me disa të vrarë në Shkodër. Çopja i ka mohuar akuzat.

Ndaj tij, ndërkohë po zhvillohet ndërkohë një gjyq në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas përplasjes me policinë e Elbasanit një vit më parë. Çela i cili ka mohuar akuzat është në arrati, ndërsa në qeli ndodhen Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshi. Të tre akuzohen për tentativën e vrasjes së katër punonjësve të policisë.

Arrestimet për korrupsion

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit bënë me dije se gjatë hetimit ndaj të akuzuarve për krime të rënda, u zbuluan edhe një grup personash të dyshuar për “korrupsion aktiv”. Policia njoftoi arrestimin e tetë personave, përfshi një anëtare të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe një ish-punonjës të këtij autoriteti. Sipas policisë ishin arrestuar në zbatim të vendimit të gjykatës: “B.K,  39 vjeç, A.B, 61 vjeç,  A.N, 67 vjeç, S.M, 40 vjeç, I.H,  51 vjeç,  A.D,  34 vjeç, Sh.S, 38 vjeç, E.T, 40 vjeç”.

Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Zyrtarisht AMA i tha BIRN se nuk kishte informacion rreth shkeljeve për të cilat ishin bërë arrestimet, por mbështeste hetimet e prokurorisë dhe policisë.

Etiketa: AkuzaAMAArmëArrestarrest shtëpieatentatAtentatiBIRNelbasanFlorenc ÇapjaGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësGjyqHetimetItalikanabisKodit PenalKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsioniKrimeLokaleNarkotiknarkotikëoperacionPoliciaPolicia e ElbasanitPolicia e ShtetitProkuroriaRENEASHShkodërVrasjavrasje
Tjetri
U vlerësua vetëm për pasurinë, gjyqtari Mustafaj kërkon përjashtimin e relatores

U vlerësua vetëm për pasurinë, gjyqtari Mustafaj kërkon përjashtimin e relatores

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.