AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lobimi në SHBA, Basha paraqitet në prokurori për t’u njohur me akuzat

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për t’u njohur me akuzat ndaj tij për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Lulzim Basha tha se prokuroria s’kishte prova dhe akuzat ishin “sajuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u paraqit mëngjesin e të mërkurës në Prokurorinë e Tiranës për t’u njohur me akuzat ndaj tij për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Ai akuzohet sëbashku me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben ristani dhe financierin e kësaj partie për mosdeklarim në KQZ të një shume prej rreth gjysmë milioni dollarë të përdorur për lobim në SHBA dhe po ashtu qarkullimin e këtyre parave përmes kompanive offshore.

Të hënën Partia Demokratike pati pretenduar se Lulzim Basha dhe dy funksionarë të tjerë të kësaj partie, nuk do të paraqiteshin në prokurori pasi kërkesa formale nuk ishte e plotë ligjërisht.

Basha u tha mediave pasi doli prej  prokurorisë se ishte paraqitur për të mos i dhënë mundësi qeverisë të përdorte mosparaqitjen për të shpërqëndruar vëmendjen nga skandalet e publikuara në të përditshmen gjermane BILD.

“E vetmja arsye pse jam këtu është që të shërbej si shpërqendrim për ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur nga ‘Bild’ dhe nga ato që do të plasin nesër”, tha Basha.

Ai pretendoi se prokuroria nuk kishte asnjë fakt dhe “asnjë provë ndryshe apo shtesë që nga 25 maji kur unë isha këtu”.  Basha shtoi se akuza ndaj tij është montuar nga Edi Rama.

Ditën e martë Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, gjithashtu i akuzuar në këtë çështje, u paraqit para prokurorëve. Atij iu komunikuan të njëjtat akuza si ato që rëndojnë ndaj Bashës. Ristani tha se ndaj tij nuk kishte prova dhe ai nuk kishte asnjë lidhje me çështjen. Ai po ashtu i cilësoi akuzat politike.

Prokuroria e Tiranës nisi javën e kaluar një ftesë për paraqitje ndaj Bashës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, për akuzat  e parashikuara nga nenet 287/ç dhe 190/3 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me “pastrim parash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Prokuroria i nisi hetimet pas një investigimi të BIRN që gjeti se Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që njëra prej transfertave u bë nga një kompani guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Etiketa: AkuzaBashaBILDBIRNEdi RamaHetimetKodit PenalKQZLigjLOBIMLobimiLulzim BashaMosdeklarimParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePastrim parashPDprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësRamaSHSHBATiranë
Tjetri
Politika e Brukselit ndaj Ballkanit i ngjan një versioni të shëmtuar të Eurovizionit

Politika e Brukselit ndaj Ballkanit i ngjan një versioni të shëmtuar të Eurovizionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.