AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ilia Stefo – kryetar i bashkisë Kolonjë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pasuria e deklaruar e kryetarit të bashkisë Kolonjë, Ilia Stefo nuk shënoi luhatje gjatë periudhës që ai shërbeu si qytetar i parë.

Ilia Stefo u zgjodh në krye të bashkisë Kolonjë në 20 nëntor 2016 me 63 % të votave, pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën si pasojë e vdekjes nga një atak kardiak i ish-kryetarit të bashkisë Arben Malo. Stefo është përfaqësues i Partisë Socialiste.

Dr. Ilia Stefo është diplomuar në vitin 1984 me rezultate shumë të mira në degën mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të fakultetit emërohet mjek i përgjithshëm në Spitalin e Ersekës. Në periudhën shtator 1985 – korrik 1988 kryen specializimin pasuniversitar pranë klinikës universitare të kirurgjisë, spitali nr.2 Tiranë, ku titullohet mjek kirurg. Në vitin 1993, Stefo emërohet  shef repartit të kirurgjisë në Spitalin e Ersekës, detyrë të cilën e ka kryer deri  në nëntor 1997, kur transferohet në Korçë.

Nga 15 maji 2001 deri në 31 tetor 2001, Stefo është specializuar pranë klinikës së urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’, Tiranë. Nga dhjetori 2005 deri në maj 2007 ai ka qenë n/drejtor teknik i Spitalit të Korçës, si dhe nga janari 2013 deri në zgjedhjet e vitit 2016 shef i shërbimi të kirurgjisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kolonjë nga viti 2016 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën përpara fillimit të detyrës në ILDKPKI ne vitin 2016, Stefo ka deklaruar një pasuri familjare prej 9.7 milionë lekë, e cila nuk ka ndryshuar deri në fund të vitit 2017. Pasuria e subjektit përbëhet nga një apartament me vlerë 45 mijë euro, papafingo me vlerë 3 mijë euro, garazh me vlerë 600 mijë lekë dhe një shtëpi banimi në një fshat të Kolonjës pa vlerë financiare të përcaktuar. Ai ka gjithashtu në pronësi një korije në Kolonjë me sipërfaqe 3500 m2, një shtëpi të vjetër me sipërfaqe 1 hektar të trashëguar nga prindërit dhe 20,761 USD kursime në llogari bankare.

Të ardhurat e subjektit gjatë dy viteve të deklarimit kapin vlerën 1.5 milionë lekë dhe vijnë tërësisht nga paga për shkak të funksionit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AnalizëBIRNEuroILDKPKIIlia StefoKontrolliKorçëkryetarMjekmjekëParaPartisë Socialistepasuriaraportreporterreporter.alSHshtatorSkedaTiranëZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Zef Hila – kryetar i bashkisë Vau i Dejës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Zef Hila – kryetar i bashkisë Vau i Dejës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.