AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet organizata e narkotrafikut, kreu i dyshuar arrestohet në Shkodër

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Policia e Shtetit.

Një operacion i koordinuar nga Europol në 7 vende të Europës përfshi Shqipërinë solli arrestimin e 42 personave që dyshohet se trafikuan 1650 kg kokainë në BE. Në Shqipëri u arrestua një person i dyshuar si kreu i organizatës dhe u sekuestruan mbi 1 milion euro pasuri.

Foto ilustruese nga Policia e Shtetit.

Një operacion ndërkombëtar antidroge i zhvilluar në disa shtete të Evropës dhe në Shqipëri të mërkurën u mbyll me arrestimin e 42 personave, mes të cilëve edhe kreu i dyshuar i këtij grupi të strukturuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e “A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal)” dhe sekuestrimin e më shumë se një milion eurove pasuri, përfshi 200 mijë euro dhe 10 milion lekë cash. BIRN mësoi nga policia se i arrestuar ishte Astrit Beqiri. Një person i dytë, i afërm i Beqirit u shpall në kërkim.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se operacioni është kryer njëkohësisht në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri. Operacioni i koduar “Goldfinger”, është koordinuar nga EUROPOL dhe është drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, autoritetet daneze kanë kërkuar bashkëpunimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë ku në kuadër të këtij hetimi është regjistruar procedim penal edhe në Shqipëri. Në njoftim thuhet se “autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, të koordinuara nga EUROPOL, e kanë realizuaar operacionin për ndalimin e anëtarëve të këtij grupi kriminal gjatë ditës së mërkurë, në të njëjtën kohë kur janë vënë në pranga mbi 42 persona në të gjitha këto vende”.

Nga hetimet është arritur të dokumentohet se ky grup i narkotrafikut ka tregtuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia njofton se gjatë hetimit dhe operacionit për ndalimin e anëtarëve të kësaj organizate në vende të ndryshme janë kontrolluar me dhjetëra ambiente, ku janë gjetur e sekuestruar 40 kg kokainë, mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete dhe objekte të ndryshme, etj.

Policia tha se Beqiri u arrestua me akuzat “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në këtë trafik.

 

Etiketa: BEBIRNDanimarkëEuroEuropolGjermaniHetimetHolandëKrimekryetaroperacionoperacioniOrganizata kriminalePoliciaPolicia e ShtetitprocedimShkodërshqipShqipëriSlloveniTrafik
Tjetri
Hetimet e pushuara dhe problemet me figurën rrezikojnë prokuroren Alketa Nushi

KPK shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.