AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Isa Sakja –kryetar i Bashkisë Kavajë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja deklaron pasuri me vlerë 8.9 milionë lekë, ku pjesa kryesore përbëhet nga një apartament në Tiranë.Isa Sakja u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e parakohshme lokale që u mbajtën në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare më 25 qershor 2017. Fitorja e Isa Sakjes riktheu Partinë Demokratike në administrimin e Kavajës pas 6 viteve të drejtimit të Elvis Rroshit, i cili e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Isa Sakja zotëron një master për Psikologji Klinike nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë. Ai është angazhuar që herët me Partinë Demokratike dhe në shtator 2015 u zgjodh kryetar i PD-së për degën e Kavajës. Para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë, Sakja ka punuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Kavajes, Isa Sakja per vitet 2008-2017.

Kryebashkiaku Isa Sakja zotëronte familjarisht 1.9 milionë lekë pasuri në vitin 2008; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në cilësinë e punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut Sakja është 8.9 milionë lekë.

Sakja deklaron pasuri të patundshme në vlerën e 7.7 milionë lekëve, një automjet prej 650 mijë lekësh, 400 mijë lekë kursime në cash dhe likujditete bankare prej 148 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 11.6 milionë lekë. Rreth 53% e të ardhurave burojnë nga paga e Z.Sakja, ndërsa 38% zënë pagat e familjarëve. Të ardhurat nga pensioni i prindërve zënë gjithashtu rreth 7% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen për t’u theksuar se Z.Sakja ka deklaruar në vitin 2008 se ka përfituar një autoveturë “Opel Corsa” me vlerë 300 mijë lekë si dhuratë nga familja.

Si pronë të patundshme, ai zotëron vetëm një apartament në Tiranë në bashkëpronësi me bashkëshorten me vlerë 50 400 euro. Apartamenti ka si burim tre kredi bankare, dy prej të cilave janë marrë në vitin 2008 dhe një e tretë e deklaruar në vitin 2009.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEuroILDKPKIKontrollikredikryetarLokalemasterPagatParapasuriaPDraportreporterreporter.alSHshtatorSkedaZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Jorgo Goro –kryetar i Bashkisë Himarë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Jorgo Goro –kryetar i Bashkisë Himarë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.