AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Procesi ndaj tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit mbetet në vendnumëro

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Gjykata e Krimeve të Rënda dështoi për herë të gjashtë të zhvillonte seancën ndaj tre gjyqtarëve dhe biznesmenit Namik Sadiku; këtë herë për mungesë të dy avokatëve.

Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Gjykata e Krimeve të Rënda dështoi të zhvillojë për herën e gjashtë radhazi seancën ndaj tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit dhe një biznesmeni, të cilët akuzohen respektivisht për korrupsion pasiv dhe aktiv.

Në sallën e gjyqit të enjten ishin të pranishëm gjyqtarët e akuzuar Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno si dhe biznesmeni Namik Sadiku, por seanca u shty për shkak të mungesës së mbrojtësve ligjorë Theodhori Sollaku dhe Julian Kola.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj tre gjyqtarëve, që akuzohen se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë për të parë ndeshjen Real Madrid-Barcelona të paguar nga biznesmeni Sadiku nisi më 9 maj, por nuk ka mundur ende që të zhvillojë seancën e parë gjyqësore.

Procesi gjyqësor në ngarkim të tre gjyqtarëve të Apelit Durrës dhe biznesmenit Sadiku ka dështuar gjashtë herë; dy herë për mungesë të të pandehurve, një herë për shkak të mungesës së prokurorit dhe tre herë pasi nuk janë paraqitur dy prej avokatëve.

Të enjten, i pandehuri Kliton Spahiu i paraqiti gjykatës një kërkesë të avokatit mbrojtës Julian Kola për shtyrjen e seancës gjyqësore me argumentimin se e kishte të pamundur të paraqitej për shkak të arsyeve shëndetësore. Gjykata bëri me dije se bashkëngjitur kërkesës gjendej edhe një raport mjekësor që rekomandonte avokatin Kola për dy ditë pushim. Ndërkohë, i pandehuri Petrit Çeno i bëri me dije gjykatës se avokati i tij, Theodhori Sollaku gjendej në proces tjetër gjyqësor. Ai refuzoi të mbrohej nga një avokat kryesisht dhe kërkoi si përfaqësues ligjor vetëm për seancën e të enjtes avokatin e të pandehurit Petraq Dhimitri, Ilir Kuqin.

Prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho konstatuan pamundësinë e zhvillimit të seancës në mungesë të dy avokatëve mbrojtës dhe kërkuan shtyrjen për në një datë tjetër. Gjykata e këshilluar në vend, vendosi të shtyjë seancën për më datë 9 korrik, ora 13:00.

Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u dërguan për gjykim nga Prokuroria për Krime të Rënda në fund të nëntorit 2018, me akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”. Ndërkohë, biznesmeni Namik Sadiku, po përballet në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me akuzën “korrupsioni aktiv”.

Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët dyshohet se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Etiketa: Arenc ÇelaBarcelonaBIRNDurrësEl ClassicoGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKliton SpahiuKlodian BrahoKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniKorrupsioni pasivKrimeMjekmjekëPetraq DhimitriPetrit ÇenoprokurorProkuroriaProkuroria për Krime të RëndaraportSeancaSHTheodhori Sollaku
Tjetri
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Gjykata e Fierit la në burg një oficer policie të arrestuar për presion e mashtrim

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.