AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Fierit la në burg një oficer policie të arrestuar për presion e mashtrim

Fatmira BarjamingaFatmira Barjami
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Dy oficerë policie dhe një avokat të arrestuar me akuzën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm nga Prokuroria e Fierit dolën para gjykatës e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin. 2 prej të arrestuarve u lanë të lirë me garanci pasurore, ndërsa një prej oficerëve u la me masë sigurie në burg.

Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Një oficer policie i arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), me “akuza për korrupsion”, “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”, u la nga Gjykata e Fierit me masë sigurie arresti në burg.

Marjon Hasanbashaj me detyrë nënkomisar në policinë e Fierit, u arrestua sëbashku me kolegun e tij Erjon Muhaj dhe avokatin Klaudio Xhymerti. Muhaj dhe Xhymerti u lanë me masa sigurie më të buta nga gjykata, që vendosi për ta detyrim paraqitje me garanci pasurore. BIRN nuk arriti të kontaktonte me të akuzuarit, para publikimit të këtij shkrimi.

Tre personat në fjalë u arrestuan të mërkurën nga SHÇBA, pasi disa muaj hetimesh. Sipas një njoftimi për shtyp të SHÇBA, punonjësit e policisë u arrestuan “pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale”.

Tre të arrestuarit u paraqitën në seanca të veçanta. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin, por dha ndaj tyre masa të ndryshme sigurie. Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dyshohet se mjaft qytetarë kanë rënë pre e skemës së mashtrimit. Në një njoftim për shtyp ata kërkuan që “qytetarët, të cilët janë bërë pre e kësaj skeme mashtrimi nga këta shtetas, të depozitojnë kallëzimet e tyre pranë dy institucioneve SHÇBA dhe Prokurori”.

Etiketa: AkuzaarrestimeBIRNBurgdetyrimFierGjykataGjykata e FieritGjykatëGjykatësKorrupsionkorrupsion pasivMASMasamashtrimMjaftndalimeOPGJParaProkuroriProkuroriaProkuroria e FieritSeancaSHShpërdorim detyre
Tjetri
Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri e të dënuarit për organizatë kriminale

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri e të dënuarit për organizatë kriminale

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.